AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Seksiste dhe të zhbalancuara, mediat ‘online’ u fokusuan tek liderët burra

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, faqet online të mediave audiovizive, gazetave dhe portaleve i dhanë më shumë hapësirë kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste –duke lënë në hije partitë e vogla dhe kandidatet gra dhe vajza. 

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grafikë ilustruese nga Jurgena Tahiri

Me zgjerimin e shpërndarjes së internetit me brez të gjerë dhe të telefonave të zgjuar celularë gjatë viteve të fundit, konsumi i lajmeve nëpërmjet faqeve ‘online’ të medias audiovizive, gazetave dhe portaleve ka shënuar rritje eksponenciale.

Ky konsum, sipas vëzhguesve  të medias, arrin pikun gjatë periudhave zgjedhore dhe fushata e fundit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit u pasqyrua gati në kohë reale në faqet ‘online’ të mediave.

Por pasqyrimi i zgjeruar i deklaratave politike dhe aktiviteteve zgjedhore në faqet online të mediave nuk do të thotë që mediat kanë qenë të balancuara në mbulimin e tyre, duke publikuar lajme për të gjitha subjektet politike në garë dhe duke mbajtur një barazpeshë midis hapësirës që u jepet kandidateve për deputete gra dhe vajza, kundrejt kolegëve të tyre burra.

Nga data 26 mars deri më 24 prill, BIRN monitoroi lajmet e botuara në lidhje me zgjedhjet nga 30 faqe interneti të televizioneve kryesore në vend, gazetave të përditshme dhe portaleve online.

Analiza e të dhënave të përftuara nga indeksimi nëpërmjet një databaze i dhjetëra mijëra artikujve, tregon se mbulimi i fushatës u përqendrua kryesisht tek liderët kryesorë partiakë dhe kandidatët për deputetë burra, ndërkohë që koleget e tyre gra dhe vajza, si dhe partitë e vogla që garonin në zgjedhje u lanë në hije.

“Këto të dhëna tregojnë se mbulimi i medias gjatë fushatës elektorale i aktorëve të ndryshëm politikë dhe i kandidateve gra dhe vajza nuk ka qenë i balancuar,” tha Kristina Voko, drejtoreshë ekzekutive e BIRN Albania.

“Media gjatë fushatave zgjedhore duhet t’i japë publikut informacion të saktë dhe të balancuar, në mënyrë që ato të bëjnë një zgjedhje të informuar ditën e votimit,” theksoi ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri garuan 10 parti politike, 2 koalicione zgjedhore dhe pesë kandidatë të pavarur – në Dibër, Gjirokastër, Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Në total në garë morën pjesë më shumë se 1840 kandidatë për deputet.

Sipas Kodit Zgjedhor, fushata fillon 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve dhe mbaron 24 orë përpara ditës së votimit. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të drejtën e votës e gëzonin gati 3.6 milionë votues, nga të cilët 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

Nga numri total i votuesve, pak më shumë se 107 mijë ishin të rinj mbi moshën 18 vjeç, të cilët e gëzonin të drejtën e votës për herë të parë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve iu drejtuan qendrave të votimit për të shprehur preferecën e tyre politike 1.66 milionë votues ose 46.33% të totalit, nga të cilët 44.99% ishin votuese gra dhe vajza.

Pas numërimit të fletëve të votimit në 12 qarqe, Partia Socialiste e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama u shpall fitues me 48.67% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike në opozitë me 39.43% të votave dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.81% të votave. Socialistët do të kenë 74 deputetë në legjistlaturën e ardhshme, demokratët 59 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 4 deputetë.

Supriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte Partia Social Demokrate – e udhëhequr nga deputeti dhe biznesmeni kontrovers Tom Doshi, e cila arriti të siguronte 3 deputetë, një në të Tiranë dhe dy në qarkun e Shkodrës.

Media i dha më shumë hapësirë PS dhe Edi Ramës

Gjatë fushatës zgjedhore, çdo subjekt zgjedhor ka të drejtë të bëjë propagandë zgjedhore në çdo mënyrë të ligjshme.

“Rregullat, kushtet dhe kufizimet e përcaktuara në këtë ligj kanë qëllim garantimin e barazisë së subjekteve zgjedhore në garë, sigurimin e paanësisë së operatorëve radiotelevizivë në raport me fushatën dhe subjektet e veçanta zgjedhore, si dhe mbrojtjen e subjekteve zgjedhore nga praktikat e deformimit të mesazhit zgjedhor, censurës dhe përdorimit të kundërligjshëm të medies,” thekson neni 78 i Kodit Zgjedhor.

Marrëdhënia e partive ose kandidatëve është e rregulluar përsa i përket mediave audiovizive, por kufizimet dhe monitorimi që Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, i bën entiteteve të ndryshme mediatike nuk shtrihet online, qofshin këto televizione, gazeta apo portale.

Pasi analizoi më shumë se 110 mijë artikuj të publikuar gjatë fushatës zgjedhore nga 30 mediat online të përzgjedhura, BIRN identifikoi rreth 34,445 artikuj të lidhur drejtpërdrejt me mbulimin e fushatës dhe procesit zgjedhor në vend. Nëpërmjet një kampioni gjysëm rastësor, 20% e këtyre artikujve u koduan nga monitorues të trajnuar për të vlerësuar mbulimin mediatik të subjekteve dhe aktorëve të ndryshëm politikë.

Duke analizuar të dhënat  e përftuara nga baza e të dhënave, BIRN arriti në përfundimin se më shumë se gjysma e artikujve të publikuar (54.2%) janë në formatin e deklaratave politike, 7.6% fokusohen në mbulimin e takimeve elektorale të partive politike, 7.5% janë lajme rreth aktiviteteve të ndryshme administrative të funksionarëve publikë, 10.7 % lajme mbi procesin zgjedhor dhe pjesa e mbetur janë komente, lajme mbi debatet televizive ose rezultatet e sondazheve.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Partia Socialiste në pushtet ka qenë subjekti politik që mori më shumë hapësirë nga media në raportimin e tyre online gjatë fushatës elektorale. PS ka marrë 37.2% të mbulimit mediatik, e ndjekur nga Partia Demokratike me 32.5% dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 12%.

Sa i përket aktorëve politikë, 23.8% e deklaratave të botuara i përkasin kryeministrit Edi Rama dhe 18.6% liderit të opozitës, Lulzim Basha, i ndjekur nga Presidenti Ilir Meta me 12% dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me 4.8%. Ndërsa pjesa e mbetur e deklaratave të botuara ndahet midis kandidatëve të tjerë në zgjedhje dhe përfaqësuesve të partive politike.

Ndërkohë, në artikujt që janë në formatin e lajmeve mbi takimet e partive dhe kandidatëve me zgjedhësit gjatë fushatës, mbulimi është më i balancuar midis dy partive të mëdha – por anon sërish nga PS. Nga këta artikuj, 44.8% kanë qenë mbulim për Partinë Socialiste, 39.8% për Partinë Demokratike, 8.2% për LSI-në dhe vetëm 7.1% për të gjithë subjektet e tjera politike garuese. Edhe në këtë format, Edi Rama është sërish aktori politik më i pasqyruar me 32.7% të totalit, i ndjekur nga Lulzim Basha me 25.2% dhe Monika Kryemadhi me 5.7%.

Përveç publikimit të një numri të lartë artikujsh mbi deklaratat elektorale të Partisë Socialiste, media online i ka dhënë dhe një mbulim të gjerë akitiviteve administrative të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët gjatë fushatës janë përqendruar në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Gati 46.4% e artikujve mbi aktivitetet administrative kanë si subjekt ministrat e kabinetit qeveritar, 30.6% kanë si subjekt vetë kryeministrin Edi Rama dhe vetëm 8.3% e lajmeve administrative kanë si subjekt Presidentin Ilir Meta.

Sa i përket lajmeve që lidhen me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve është institucioni më i pasqyruar me 30.2% të totalit, i ndjekur nga përfaqësuesit ndërkombëtarë me 26% të mbulimit, ndërkohë që 10% e lajmeve mbi procesin zgjedhor kanë si subjekt partitë politike.

Të dhënat e mbledhura nga BIRN përfshijnë lajmet e botuara nga 8 faqe online televizionesh, 7 faqe gazetash të përditshme dhe 15 portale. Mbulimi i subjekteve dhe aktorëve të ndryshëm politikë nuk ka qenë i njëtrajtshëm midis faqeve në internet të televizioneve, gazetave dhe portaleve.

Faqet online të gazetave i kanë dhënë më shumë hapësirë Lëvizjes Socialiste për Integrim në krahasim me televizionet ose portalet. Ndërkohë, televizionet i kanë dhënë më shumë hapësirë deklaratave të përfaqësuesve të PS-së, në shumicën e rasteve të kryeministrit Edi Rama, në krahasim me faqet e portaleve dhe të gazetave.

Hendeku gjinor në internet

Studimet e ndryshme kanë treguar se burrat dhe gratë trajtohen ndryshe nga media dhe në të njëjtën kohë, ata kanë eksperiencë shumë të ndryshme kur marrin pjesë në procesin politik duke garuar në zgjedhje.

Nga 1841 kandidatë për deputetë që morën pjesë në zgjedhje, vetëm 732 ose 39.7% ishin gra. Nga ky grup kandidatesh, në legjislaturën e ardhshme janë zgjedhur 48 deputete,  që përbëjnë rreth 34% të parlamentit me 140 deputetë, duke shënuar një rritje nga legjislatura e mëparshme që kishte vetëm 41 deputete gra.

Megjithë rritjen e përfaqësimit të grave deputete në legjislaturën e re që fillon punë në shtator, të dhënat e mbulimit mediatik në internet të analizuara nga BIRN, tregojnë që gjuha seksiste dhe përçmuese ndaj grave dhe vajzave kandidate vazhdoi të ishte pjesë e fushatës zgjedhore. Gjithashtu, mbulimi mediatik i fushatës zgjedhore të grave kandidate ishte shumë më i ulët, nëse krahasohet me kolegët e tyre burra.

Analiza e më shumë se 6900 artikujve të kampionuar nga BIRN nga faqet online të 30 mediave kryesore në vend gjatë zgjedhjeve, tregon ekzistecën e një hendeku të qartë gjinor.

Të dhënat e monitorimit tregojnë se vetëm 15.3% e deklaratave politike të publikuara nga media në faqet e tyre online i përkasin kandidateve femra, ndërsa 84.7% janë dhënë nga kolegët e tyre burra.

Ndër mediat e monitoruara, faqet online të televizioneve kishin hendekun më të thellë gjinor në mbulimin e kandidatëve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të ndjekura nga portalet online dhe faqet në internet të gazetave.

Të dhënat e analizuara tregojnë se mediat jo vetëm ishin të pabalancuara për sa i përket gjinive gjatë fushatës, por portretizimi i kandidatëve gra ishte shpesh peng i steriotipeve gjinore, në mënyrë të hapur ose të nënkuptuar.

Sipas Dr. Izela Tahsinit, Profesore e Asociuar në Universitetin e Tiranës dhe bashkëautore e një raporti mbi politikën dhe gjininë, stereotipet e përdorura gjatë zgjedhjeve parlamentare për kandidatet për deputete lidheshin kryesisht me paraqitjen e jashtme – si flokët, pesha dhe veshja, çfarë e bën sfiduese krijimin e një imazhi serioz.

Tahsini thekson gjithashtu se faqet online të mediave u fokusuan tek familja e kandidateve – duke barazuar gruan me nënën, në disa raste kapërcyen kufijtë e jetës private duke bërë pyetje shumë intime. Ndërsa kandidatet që nuk përmbushnin stereotipet gjinore u cilësuan si “burra”.

“Gratë dhe vajzat targetohen vazhdimisht për pamjen dhe paraqitjen gjatë fushatës, ndryshe nga kandidatët burra,” tha Tahsini.

“Pothuajse nuk ka aspak reflektim nga media mbi problemet e portretizimit gjinor gjatë fushatës elektorale, gjë që reflektohet dhe në mungesën e artikujve lidhur me këtë çështje,” shtoi ajo.

Sipas Tahsinit, gjatë fushatës zgjedhore problemet e portretizimit gjinor nuk u kufizuan vetëm tek mbulimi i kandidateve por edhe tek temat dhë çështjet kryesore të diskutuara që i adresoheshin  votueseve gra dhe vajza.

“Tematikat kryesore lidheshin me rolet e gruas në shoqëri dhe në familje, si p.sh. edukimi i fëmijëve, rritja e fëmijëve me aftësi të kufizuara, emigrimi i fëmijëve të tyre në vende të tjera, punësimi i tyre dhe i familjarëve të tjerë, hapja e biznesit, vaksinimi,” tha Tahsini.

“Megjithatë, tema si dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore që janë shumë prezente, nuk janë prekur thuajse fare,” përfundoi ajo.

 

Etiketa: AdministrativeAMABashaBIRNBIRN AlbaniaCOVIDCOVID-19demokratedeputetdeputetedhunadhuna në familjeEdi RamaEmigrimiFamiljefushatagraIlir MetaIZela TahsiniKandidatekandidatëtKonsumiKQZKryeministri Edi RamalajmeLëvizja Socialiste për IntegrimLigjLSILulzim BashaMediamedia onlineMetaMonika KryemadhiMonitorimiPartiaPartia DemokratikePartia Social DemokratePartia SocialistePartisë SocialistPortaletPSPunësimiRamaraportRaportiSHShkodërshqipShqipërishtatorsocial demokrateSPAKTelevizionetTiranëTom DoshiVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Prokurori Gentian Stoja jep shpjegime për të tri kriteret e rivlerësimit

KPK me dy qëndrime në vetingun e prokurorit Gentian Stoja

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.