Gjatë fushatës së tij elektorale, Presidenti i Zgjedhur Donald Trump sfidoi aleancat dhe institucionet që përbëjnë rendin liberal botëror, por ai foli shumë pak për politike konkrete. Ndoshta pyetja më e rëndësishme që ngrihet nga fitorja e tij është ajo nëse një fazë e gjatë globalizimi që filloi në fund të Luftës së Dytë Botërore në thelb duhet të konsiderohet e përfunduar.
Gjatë fushatës së tij elektorale, Presidenti i Zgjedhur Donald Trump sfidoi aleancat dhe institucionet që përbëjnë rendin liberal botëror, por ai foli shumë pak për politike konkrete. Ndoshta pyetja më e rëndësishme që ngrihet nga fitorja e tij është ajo nëse një fazë e gjatë globalizimi që filloi në fund të Luftës së Dytë Botërore në thelb duhet të konsiderohet e përfunduar.
Jo domosdoshmërisht. Edhe nëse marrëveshjet e tregtisë të tilla si Partneriteti TransPaqësor dhe TTOP dështojnë dhe globalizimi ekonomik botëror ngadalësohet, teknologjia po promovon aktualisht një globalizmi ekologjik, politik dhe shoqëror në formën e ndryshimeve klimaterike, terrorizmit transnacional dhe migrimit – pavarësisht nëse Trump e pëlqen diçka të tillë apo jo. Rendi botëror është më shumë se sa thjeshtë ekonomiksi dhe Shtetet e Bashkuara mbeten me rëndësi qëndrore te ku rend.
Amerikanët vazhdimisht e keqkuptojnë rolin tonë në botë. Ne luhatemi mes triumfalizmit dhe ndjenjës së rënies. Pasi Sovjetikët lëshuan Sputnik më 1957, ne besonim se ishim në rënie. Në vitet 1980, ne menduam se japonezët qenë dymetroshë. Në periudhën menjëherë pas Recesionit të Madh të vitit 2008, shumë amerikanë gabimisht besonin se Kina është bërë më e fuqishme se sa Shtetet e Bashkuara.
Pavarësisht retorikës së fushatës së Trump, SHBA-të nuk janë në rënie. Për shkak të imigrimit, ky është vendi i vetëm i zhvilluar që nuk do të pësojë rënie demografike deri në mes të këtij shekulli; varësia e Amerikës nga importet energjetike është duke u pakësuar në vend që të rritet; ky është vendi pararojë në teknologjitë më të mëdha (bio, nano, informacion), të cilat do t’i japin formë këtij shekulli; universitetet amerikane dominojnë renditjen botërore.
Shumë çështje të rëndësishme do mbushin axhendën e politikës së jashtme të Trump, por shumë pak çështje kyçe ka gjasa që do të dominojnë – konkretisht marrëdhëniet mes fuqive të mëdha Kinë dhe Rusi dhe trazirat në Lindjen e Mesme. Një ushtri e fuqishme Amerikane mbetet një domosdoshmëri por jo e mjaftueshme për të trajtuar të trija këto probleme. Ruajtja e balancës ushtarake në Europë dhe në Azinë Lindore është një burim i rëndësishëm i ndikimit amerikan, por Trump e ka saktë kur thotë se përpjekja për të kontrolluar politikën e brendshme të popullatave nacionaliste në Lindjen e Mesme është një recetë për dështim.
Lindja e Mesme po i nënshtrohet një serie revolucionesh komplekse që rrjedhin nga kufijtë artificialë post-kolonialë; përplasjet fetare dhe sektare dhe modernizimit të vonuar të përshkruar në Raportet e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Njerëzor Arab. Trazirat që po përjetojnë këto vende mund të zgjasin për dekada dhe ato do të vijojnë të ushqejnë terrorizmin e xhihadizmit radikal. Europa mbeti e paqëndrueshme për 25 vjet pas Revolucionit Francez dhe ndërhyrjet ushtarake nga fuqitë e huaja i bënë gjërat më keq.
Por, edhe me importe energjetike të reduktuara nga Lindja e Mesme, SHBA nuk mund t’i kthejë kurrizin këtij rajoni, për shkak të interesit për Izraelin, mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë dhe të drejtave të njeriut, mes shumë çështjeve të tjera. Lufta civile në Siri nuk është vetëm një katastrohë humanitare; ajo po destabilizon rajonin dhe Europën gjithashtu. SHBA nuk mund t’i injorojë ngjarje të tilla, por politika e saj duhet të jetë ajo e përmbajtjes, duke ndikuar pasojat përmes cytjes dhe përforcimit të aleatëve tanë në vend që të përpiqemi të ushtrojmë kontroll ushtarak të drejtpërdrejtë, i cili mund të jetë njëkohësisht i kushtueshëm dhe kundërprodhues.
Në kontrast nga këtu, balanca rajonale e fuqisë në Azi e bën Amerikën të mikpritur atje. Rritja e Kinës ka ushqyer shqetësime në Indi, Japoni, Vietnam dhe vende të tjera. Menaxhimi i ngritjes globale të Kinës është një nga sfidat më të mëdha të politikës së jashme të këtij shekulli dhe strategjia bipartizane me dy shina e Amerikës “integro por siguro” – nën të cilën SHBA-të ftuan Kinën të bashkohet me rendin botëror liberal, ndërkohë që rikonfirmuan traktatin e sigurisë me Japoninë – do të vijojë të mbetet përqasja e duhur.
Ndryshe nga një shekull më parë, kur një Gjermani në ngritje (e cila e pati kaluar Britaninë në vitin 1900) ushqeu frikën që solli katastrofën e vitit 1914, Kina nuk është duke na kaluar ne në fuqinë e përgjithshme. Edhe nëse ekonomia e Kinës e kapërcen ekonominë e Amerikës në përmasat e saj totale rreth viteve 2030 apo 2040, të ardhurat e këtij vendi për frymë (një matje më e mirë e nivelit të sofistikimit të një ekonomie) do të jetë sërish shumë pas. Për më tepër, Kina nuk do të mund të barazojë “fuqinë e fortë” ushtarake të Amerikës dhe as “fuqinë e butë” të ndikimit kulturor. Siç e tha edhe Lee Kuan Yeë në një rast, për sa kohë SHBA-të mbeten të hapura dhe tërheqin talentet e botës, Kina do të jetë shumë mirë, por nuk do të mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara.
Për këto arsye, SHBA-të nuk kanë nevojë për një politikë kufizimi dhe kontrolli për Kinën. I vetmi vend që mund të kufizojë Kinën është vetë Kina. Ndërsa ky vend nxit konfliktet territoriale me fqinjët e vet, Kina kufizon vetveten. SHBA-të duhet të nisin iniciativa ekonomike në Azinë Juglindore, të rikonfirmojnë aleancat me Japoninë dhe Korenë dhe të vijojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Indinë.
Në fund, kemi të bëjmë me Rusinë, një vend në rënie, por me një arsenal bërthamor të mjaftueshëm për të shkatërruar SHBA – dhe për këtë shkak, një kërcënim potencial për Amerikën dhe të tjerët. Rusia, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga të ardhurat e saj nga burimet energjetike, është “një ekonomi me një mall” me institucione të korruptuara dhe me probleme të pakapërcyeshme demografike dhe shëndetësore. Ndërhyrjet e Presidentit Vladimir Putin në vendet fqinje dhe në Lindjen e Mesme dhe sulmet e tij kibernetike ndaj SHBA-ve dhe vendeve të tjera, megjithëse duken sikur synojnë ta bëjnë Rusinë të duket madhështore sërish, thjeshtë e përkeqësojnë perspektivën afatshkurtër të këtij vendi. Në terma afatshkurtër, gjithsesi, vendet në rënie marrin më shumë rreziqe dhe për rrjedhojë janë më të rrezikshme – kjo është ajo çfarë ndodhi me Perandorinë Austro-Hungareze në vitin 1914.
Kjo ka krijuar një dilemë për politika. Në njërën anë, është e rëndësishme që të rezistohet ndaj sfidës që ka hedhur Putin ndaj rendit botëror të pas vitit 1945, i cili ndalon përdorimin e forcës nga shtetet për të pushtuar territor nga fqinjët e tyre. Në të njëjtën kohë, Trump është korrekt në idenë se duket të shmanget izolimi total i një vendi me të cilin ne kemi interesa të mbivendosura kur vjen puna te siguria bërthamore, përpjekja për mos përhapjen e armëve të shkatërrimit në masë, antiterrorizmi, Arktiku dhe probleme rajonale të tilla si Irani dhe Afganistani. Sanksionet financiare dhe energjetike janë të nevojshme për parandalim; por ne kemi gjithashtu interesa të pastra të cilat mund të arrihen më së miri përmes bashkëpunimit me Rusinë. Askush nuk do të përfitojë nga një luftë e re e Ftohtë.
SHBA-të nuk janë në rënie. Detyra e menjëhershme e politikës së jashtme për Trump do të jetë që të ndryshojë retorikën e tij dhe të risigurojë aleatët dhe të tjerët për vijimin e rolit të Amerikës në rendin botëror liberal.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Donald Trump’s Foreign-Policy Challenges