AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Nyje Debati

Gjendje Terrori

Lura LimaningaLura Limani
10 years më parë
në Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të partisë VetëVendosje në opozitë në Kosovë mbajnë portretin e aktivistit Astrit Dehari gjatë ceremonisë mortore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë më 8 nëntor 2016. VetëVendosje dhe grupe të të drejtave të njeriut po kërkojnë hetime të drejta mbi vdekjen misterioze të 26 vjeçarit Dehari, i cili humbi jetën ndërkohë që ishte i arrestuar nga policia dhe gjendej në burg. Lexo më shumë: http://www.reporter.al/?s=Astrit+Dehari (AP Photo/Visar Kryeziu)

Pasi që aktivisti 26 vjeçar i opozitës vdiq në burg javën që shkoi, Kosova ka kërkuar drejtësi. Në vend të saj, u shfaq një traumë televizive kombëtare dhe një mësim se si bëhet terrori.

Mbështetës të partisë VetëVendosje në opozitë në Kosovë mbajnë portretin e aktivistit Astrit Dehari gjatë ceremonisë mortore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë më 8 nëntor 2016. VetëVendosje dhe grupe të të drejtave të njeriut po kërkojnë hetime të drejta mbi vdekjen misterioze të 26 vjeçarit Dehari, i cili humbi jetën ndërkohë që ishte i arrestuar nga policia dhe gjendej në burg. Lexo më shumë: http://www.reporter.al/?s=Astrit+Dehari (AP Photo/Visar Kryeziu)
Mbështetës të partisë VetëVendosje në opozitë në Kosovë mbajnë portretin e aktivistit Astrit Dehari gjatë ceremonisë mortore në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë më 8 nëntor 2016. VetëVendosje dhe grupe të të drejtave të njeriut po kërkojnë hetime të drejta mbi vdekjen misterioze të 26 vjeçarit Dehari, i cili humbi jetën ndërkohë që ishte i arrestuar nga policia dhe gjendej në burg. Lexo më shumë: http://www.reporter.al/?s=Astrit+Dehari (AP Photo/Visar Kryeziu)

Që nga e shtuna, njerëzit janë zgjuar për të zbuluar që jetojnë në një gjendje të vazhdueshme terrori, në të cilën vdekja e një djali të ri mund të përdoret jo vetëm për të shkaktuar dhimbje, por edhe për të bindur të gjithë qytetarët që nuk ka vend të sigurt në Kosovë, madje as në një qeli burgu.

Astrit Dehari u paraburgos nën dyshimin se ishte terrorist. Dehari the pesë aktivistë të rinj të Vetëvendosjes, shumica e të cilëve janë studentë sikur Astriti, dyshoheshin që të kenë sulmuar ndërtesën e Kuvendit me një RPG (mortajë dore).

Kosova është një vend me pasoja të rënda nga terrori serb – në ish-Jugosllavi disidentët politikë (sidomos shqiptarët) burgoseshin për akte terroriste apo qëllim për t’i kryer ato. Persekutimi politik duket i besueshëm, sidomos kur të dyshuarit ngujohen me muaj të tërë në burg me të burgosur që janë dënuar edhe për krime të rënda. (Në krahasim, shumica e të dyshuarve për terrorizëm dhe pjesëmarrje në ISIS apo Al Nusra u mbrojtën nga rehatia e shtëpisë së tyre, natyrisht vetëm nëse nuk kanë vendosë që të ikin).

Pa marrë parasysh nëse Dehari ishte i pafajshëm ose jo, asnjë i arrestuar s’guxon të gjendet i vdekur në qeli. Madje edhe shkaktarë natyrorë, siç janë sëmundjet, duhet të trajtohen sepse Kosova, së paku zyrtarisht, nuk ka dënim me vdekje. Nëse Dehari është vrarë, duhet të bëhet çmos të gjendet vrasësi i tij dhe asnjë gjykatë nuk bën të mohojë që shteti është përgjegjës për vdekjen e tij.

Në rast se e ka vrarë veten, asnjë analist nuk bën të thërrasë për depolitizimin e vdekjes së tij, sepse nuk ka asgjë më politike se sa të vrasësh veten në burg – të eliminosh ekzistencën tënde përballë një aparati shtetëror të pafrikësueshëm i cili mund ta zhbëjë lirinë tënde.

Të enjten mbrëma, Klan Kosova e mbuloi vdekjen e Dehari në Zonën e Debatit, ku u emetuan video incizimet nga korridori i qelisë së Astrit Deharit nga dita e vdekjes së tij. Xhirimet e rrjedhura nuk i ishin dhënë familjes Dehari, e cila kishte kërkuar një hetim të pavarur që nga vdekja e tij. Në xhirime, Dehari i pavetëdijshëm zbulohet nga të burgosur të tjerë të cilët kthehen nga shëtitja e tyre e përditshme. Gardianët janë të fundit që arrijnë në skenë.

Një turmë mblidhet tek dera e qelisë së Deharit, dhe shumë të burgosur hyjnë e dalin në qeli. Një kaos total mbretëron për nja pesë minuta. Më në fund, një roje mbërrin – por janë shokët e qelisë që e nxjerrin trupin e pavetëdijshëm të Astritit për ta bartë deri në një lokacion tjetër.

Xhirimet janë të frikshme dhe terrorizuese. Ato tregojnë shumë pak, por thonë shumë: ky shtet operon në hije, dhe e vërteta del vetëm në copëza nga qoshet, po asnjëherë s’del e plotë. Përderisa autenticiteti i xhirimeve nuk është konfirmuar, (dhe avokati i familjes e dyshon vërtetësinë), prokuroria do të duhej të pyeste veten së paku se qysh mund të dalin këto materiale. Kur Gazeta Express e botoi videon po të njëjtën mbrëmje, pretendonte se “ka vendosur ta publikojë me qëllim të sqarimit të çfarëdo paqartësie,” sikur të ishte punë e mediave të hetonin vdekjen e Deharit dhe punë e publikut të gjerë të vendosë se kush e ka fajin.

Prokuroria e ka zhgënjyer Astrit Deharin. Për pesë ditë kryeprokurori Sylë Hoxha ka thënë se autopsia nuk është finalizuar, që hetimet vazhdojnë, që nuk i ka parë xhirimet e sigurimit. Tani që krejt kombi i ka pa, jam e sigurt që kjo e fundit do të ndryshojë. Por mos u habisni, edhe autopsia edhe hetimi po ashtu janë ndikuar.

Nuk do të ketë drejtësi të vërtetë për Astrit Deharin, sepse xhirimet e rrjedhura tregojnë se përderisa familja s’mundet me pasë qasje në provat për djalin e tyre përmes kanaleve zyrtare, informacioni do të rrjedhë, do të pikojë nga nënbota në mediat tona mainstream, për të na terrorizuar të gjithëve. Këto rrjedhje do të dalin në Klan Kosovë, në Gazetën Express, apo në ndonjë uebsajt tjetër, për “të na informuar” për pasigurinë tonë – ne nuk jemi të sigurt askund. Nuk jemi të sigurt në shkolla tona, që janë sakatuar nga analfabetizmi dhe mashtrimi, nuk jemi të sigurt në spitalet tona, të pllakosura me skandale, dhe përfundimisht nuk jemi të sigurt në burgjet tona, ku disa të burgosur ndërtojnë “pallate” të vogla, e të tjerët vdesin pa shpjegim.

Të jetosh në këto kushte është të jetosh në një gjendje të vazhdueshme terrori. E për këtë, dikush do të duhej të shkonte në burg.

Marrë nga Kallxo.com

Etiketa: aktivistAl NusraBurggazetaHetimhetimeHetimetish-JugosllaviISISJugosllaviKlanKlan KosovaKosovaKosovëKrimepallatepasojaPiSPoliciaProkuroriareporterreporter.alrrjedhjeSHshkollaspitaletstudenttë drejtaTerroristvdekjeVetëvendosjevideo
Tjetri
ARMO djeg shpresat e naftëtarëve të Ballshit për minimumin jetik

Shkelja e rregullave të sigurisë solli aksidentin vdekjeprurës në rafinerinë e Ballshit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.