AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkelja e rregullave të sigurisë solli aksidentin vdekjeprurës në rafinerinë e Ballshit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t’u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial shpalli përgjegjës mungesën e sigurisë në punë për aksidentin e natës së 10 nëntorit në Ballsh ndërsa kompania thotë se pati një “gabim njerëzor”. Prokuroria dhe policia nuk kanë ende të ndaluar si përgjegjës për vdekjen e punëtorit Shkëlqim Muça.

Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t'u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.
Naftëtarët e ARMO-s kërkojnë t’u paguhen rrogat e prapambetura dhe zgjidhjen e kolapsit të kompanisë nga ana e shtetit. Ballsh, 1 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Një aksident shkaktoi vdekjen e një punëtori dhe plagosjen e disa të tjerëve në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh mbrëmjen e 10 nëntorit, aksident që sipas Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është shkaktuar nga përdorimi i një pajisjeje që qe certifikuar si funksionale kur në fakt nuk qe e tillë. Shpërthimi që ndodhi rreth orës 22.42 të natës, solli vdekjen e naftëtarit 40 vjeçar Shkëlqim Muça, babai i pesë fëmijëve si dhe plagosjen e disa naftëtarëve të tjerë.

Inspektoriati, raporti i inspektimit të të cilit u publikua sot nga Ministria e Energjisë, nënvijëzon se valvula që shkaktoi tragjedinë qe certifikuar si “në gjendje pune” nga ana e një kompanie që qe punësuar nga rafineria për inspektim, por në fakt ajo qe jashtë funksionimi.

“Shkaku i shpërthimit dhe  i shfaqjes të kësaj vatre të madhe zjarri ishte mos funksionimi i valvolës të sigurimit të pajisjes dhe mosrespektimi i rregulloreve të shfrytëzimit duke përdorur linjat direkte”, shkruhet në raportin e Inspektoriatit.

Ndërkohë, kompania IRTC sh.a, e cila ka marrë në shfrytëzim rafinerinë me kushte kontraktuale të paqarta, deklaroi se “aksidenti është shkaktuar nga ndërprerja e paparalajmëruar energjisë”, “mosfunksionimi i linjës rezerve te energjisë si dhe për shkak të një gabimi njerëzor gjate rivënies ne punë të repartit të hidro-pastrimit”.

Inspektoriati nuk përmend probleme me furnizimin me energji si shkak të aksidentit por thotë se ka identifikuar dokumentin e certifikimit të pajisjes nga një kompani e tretë e quajtur “ALBA ENERG”sh.p.k, e cila një vit më parë “ka siguruar se pajisja garanton sigurinë e punës”.

Aktualisht Inspektoriati thotë se tashmë i takon prokurorisë për të vijuar hetimet.

Rafineria e Ballshit është më e madhja në Shqipëri me kapacitet teorik përpunimi prej 1 milionë tonësh nafte në vit. Ajo qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit dhe naftëtarët mbetën pa paga, pasi pronari i mëparshëm falimentoi. Qeveria aktuale ka deklaruar se “është investuar” për të siguruar rivënien në punë të rafinerisë, e cila ka rënë pre e skemave të stërmëdha të mashtrimeve. Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama e pati vizituar rafinerinë duke e deklaruar atë “të rilindur”.

Link: Deklarata e Inspektoriatit

Link: Deklarata e kompanisë

Etiketa: aksidentArmoBallshBIRNEdi RamaHetimetIvana DervishiKryeministri Edi RamaNaftëtarëtPoliciaProkuroriaPunëQeveriaRafineria e BallshitRamaRaportiRrogat e prapambeturaSHshqipShqipëri
Tjetri
Shesheli përshëndet nga parlamenti me këngë çetnike Donald Trump (Video)

Shesheli përshëndet nga parlamenti me këngë çetnike Donald Trump (Video)

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.