AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Si një projektligj për diasporën u kthye në çështje pronash dhe privatizimesh

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë më 2 shtator 2019. Foto arkivë: LSA

Kuvendi i Shqipërisë mori një propozim nga Këshilli i Ministrave në valën e propozimeve të karakterit folklorik për fuqizimin e marrëdhënieve me diasporën. Por një propozim i deputetit Bashkim Fino gjatë shqyrtimit parlamentar e ktheu atënë një ligj privatizimi pronash publike.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë të enjten dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin për shqyrtim të një ligji për ndryshime në ligjin për pushtetin vendor, ndryshime që fillimisht lidheshin ngushtësisht me aktivitetin e ministrisë së Diasporës, por që në një ndryshim larg vëmendjes publike gjatë shqyrtimit parlamentar, u kthye në një ligj që lejon këshillet bashkiake të privatizojnë pronat publike.

Projektligji fillestar, [link], i propozuar nga Këshilli i Ministrave i kërkonte bashkive të krijonin zyra për “diasporën dhe migracionin” me synim nxitjen e aktiviteteve për “forcimin e marrëdhënieve me diasporën.”

Ndryshe nga sa prezantohet në projektligj dhe në relacionin përkatës, gjatë shqyrtimit të projektligjit në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, më 11 qershor 2019, relatori Bashkim Fino propozoi edhe atë që e quajti “një saktësim në dispozitën që trajton kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe vendimmarrjen e tij, në kuadër të ushtrimit të së drejtës së pronësisë të bashkive.”

Sipas Finos, ligji aktual që thotë se Këshillet Bashkiake kanë të drejtë të “tjetërsojnë dhe kalojnë në përdorim” të pronave te të tretët, është i paplotë dhe se këshillet duhet të marrin kompetenca për “dhënien për zhvillim të pronës nëpërmjet bashkëpunimit me subjekte private”.

Më 20 qershor, ndërsa vendi po përjetonte trazira të shkaktuara nga protestat e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 100 vota pro këtë ligj që në origjinë kishte të bënte me aktivitetet e diasporës. Pro këtij ligji votuan edhe një pjesë e mirë e deputetëve të njohur si “opozita e re”. [Link]

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi rikthimin e ligjit për shqyrtim parlamentar duke argumentuar se ndryshimi i dispozitës në fjalë përbën hapësirë për manipulim.

Presidenti ka vërejtur gjithashtu edhe një ndryshim jo lehtësisht të dallueshëm në propozimin e Finos me rezultatin që ndryshe nga sa sanksionohet në ligjin aktual që thotë se pronat transferohen nga këshillet bashkiake me tre të pestat e të gjithë anëtarëve, me ligjin e ri, këto transferime do të kryhen me shumicën e thjeshtë të këshilleve bashkiake.

Në ligjin e miratuar me propozim të Finos thuhet: “Në nenin 55, pika 3, pas referencës në shkronjën “d” shtohet referenca në shkronjën “e/1”.”

Në nenin 55, pika 3, thuhet se disa lloje vendimesh merren me shumicë të thjeshtë votash, ndërsa në të njëjtin nen, pika 4, shkruhet se vendimet e parashikuara në shkronjën “e”, pra vendimet e transferimit të pronave në përdorim, merren me dy të tretat e votave të këshillit bashkiak.

Shqipëria ka njohur sakaq raste të propozimeve për të dhënë pronat publike me përqindje për pallate, njësoj si pronat private. Një propozim i tillë është hedhur vitin e kaluar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Dekreti i presidentit për kthimin e këtij ligji për shqyrtim parlamentar pritet të shqyrtohet në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të enjten më 12 shtator 2019.

Etiketa: DekretideputetErion VeliajIlir MetaKompetencaKuvendiLigjmanipulimMetaOpozitapallateprivatizimiProjektligjProjektligjiPronat publikeProtestatshqipShqipëriashtatorTiranëtraziraVendimetVotazhvillim
Tjetri
Vakancat në Kushtetuese, 41 kandidatë për 9 mandate

KED shpall pikëzimin e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.