Skeda22 Feb 2021

Skeda e pasurisë së deklaruar –Erion Braçe– Zv.kryeministër

Numri 2 i kabinetit aktual qeveritar, Erion Braçe zotëron pasuri familjare me vlerë 11.4 milionë lekë- e rritur me gati dy herë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. 

Autor: BIRN BIRN Tiranë
Printo

Erion Braçe u zgjodh numri dy i kabinetit të kryeministrit Edi Rama në dhjetor 2018, duke marrë postin e parë në ekzekutiv pas dy dekadash në politikën aktive.

Braçe ka përfunduar studimet për Ekonomi-Financë në vitin 1994 dhe ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në gazetën “Zëri i Popullit”. Ai ka qenë pjesë e politikës aktive prej vitit 1992 si dhe ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Socialiste në vitet 1996-2000. Braçe është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste prej vitit 1995 dhe anëtar i kryesisë nga viti 2005.

Erion Braçe ka një përvoje të gjatë legjislative. Ai është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në 7-të legjislatura që prej vitit 1996.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së zv.kryeministrit Erion Braçe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga zv.kryeministri aktual, Erion Braçe nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga zvkryeministri Erion Braçe nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Braçe deklaronte pasuri me vlerë 6.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur me gati 2 herë, duke kapur vlerën e 11.4 milionë lekëve.

Z.Braçe zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.5 milionë lekësh, automjete me vlerë 2.2 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.5 milionë lekë, nga të cilat gati 59% kanë si burim pagën e Z.Braçe dhe 40% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al