AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Gentian Trenova-Prokuror i Apelit Tiranë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Në Fokus, Skeda
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Analiza e deklaratave të pasurisë së prokurorit të Apelit dhe anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Gentian Trenova për vitet 2004-2015.  Gentian Trenova është prokuror i Apelit në Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ai do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Trenova e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe ka ushtruar funksionin në prokurorinë e Kurbinit, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si dhe në Prokurorinë e Apelit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Gentian Trenova për vitet 2004-2015. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar të prokurorit të Apelit, Gentian Trenova për vitet 2004-2015.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Gentian Trenova zotëronte një pasuri me vlerë rreth 4.9 milionë lekë në vitin 2004-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2015, pasuria familjare e tij kap vlerën e 9 milionë lekëve.

Pasuria e zotit Trenova përbëhet nga depozita bankare në vlerën e 3 milionë lekëve, kursime në cash në vlerën e 600 mijë lekëve si dhe pasuri të paluajtshme në vlerën e 5.4 milionë lekëve. Sa i përket pasurisë së paluajtshme, ai ka deklaruar se zotëronte ¼ e shtëpisë së prindërve në vitin 2004 si dhe ka blerë një apartament 50 metra katrorë për 1.9 milionë lekë me kredi në vitin 2007.

Në vitin 2012, Trenova ka deklaruar “dhurim pasurie të palujtshme” pa specifikuar se cilën prej tyre ka falur, ndaj në këtë analizë vlera 5.4 milionë lekë pasuri të paluajtshme i përfshin të dyja pronat e deklaruara prej tij.

Të ardhurat familjare të prokurorit Trenova për vitet 2004-2015 kapin vlerën e 19.7 milionë lekëve dhe pjesa kryesore e tyre, mbi 75 për qind, përbëhet nga paga dhe shpërblimet e tij për shkak të funksionit. Të ardhurat nga paga e familjarëve zënë rreth 17 për qind, ndërsa dhuratat në cash nga të afërmit përbëjnë 5.4 për qind të të ardhurave me një vlerë totale prej 1 milionë lekësh.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmerik/logjik për 11 deklarata pasurie të zotit Trenova dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme apo me diferenca të pambuluara të pasurisë.

Megjithatë, në analizë janë identifikuar si “flamuj të kuq” një borxh që prokurori ua ka marrë familjarëve në vitin 2012 dhe nuk deklaron ta ketë kthyer deri në fund të vitit 2015  apo dhuratat në cash nga të afërmit në vlerën e rreth 1 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005  

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015  

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBrunilda Bekteshiflamuj të kuqgjyqtarILDKPKIKontrollikredilulzim hamitajOlsi KomiciPasuri të paluajtshmepasuriaPiSprokurorProkuroriraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëTrenova
Tjetri
Serbia po shlyen borxhin një miliard euro të Kosovës

Leku sfidon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, euro zbret në 126 lekë

marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.