AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar – Vangjush Dako –kryetar i bashkisë Durrës

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kryetari në largim i bashkisë së Durrësit – i cili është në qendër të akuzave të opozitës për lidhje me krimin e organizuar dhe blerja vetosh, ka një pasuri të deklaruar prej 102 milionë lekë, duke u radhitur mes zyrtarëve më të pasur në Shqipëri. 

Vangjush Dako u zgjodh kryebashkiak i Durrësit në vitin 2015-të për herë të dytë me 56.98 % të votave nën siglën e Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Europiane. Megjithatë, reputacioni i tij mori një goditje pas publikimit nga BIRN dhe Zëri Amerikës në janar 2019-të të një serie përgjimesh nga dosja hetimore 339 e Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilat hedhin dritë mbi lidhjet e tij me anëtarë të krimit të organizuar si dhe akuza për shit-blerje votash.

Dako i ka mohuar akuzat, por fakti që përgjimet e dosjes 339 janë kthyer në kalë beteje për opozitën e udhëhequr nga Partia Demokratike në protestat e saj për të përmbysur qeverinë e kryeministrit Edi Rama, mund ta kenë bindur këtë të fundit që të mos e rikandidojë në zgjedhjet e 30 qershorit kryebashkiakun në detyrë të qytetit të dytë më të madh në Shqipëri.

I diplomuar në vitin 1991 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Tiranës, përpara se të bëhej kryebashkiak Dako ka pasur një karrierë të ndarë midis biznesit dhe drejtimit të enteve publike vendore. Pas diplomimit ai ka punuar për një periudhë të shkurtër në ndërmarrjen e shfrytëzimit të ujërave në qytetin e Durrësit dhe më pas si administrator i kompanisë ‘3-D’, e cila ka operuar në sektorin e ndërtimit. Në vitin 2001-2002, Dako është emëruar në krye të policisë ndërtimore për qarkun Durrës dhe në vitet 2004-2005 ka drejtuar zyrën e hipotekës, përpara se të zgjidhej kryebashkiak në vitin 2007.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Dako nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [kliko këtu për pdf]

Kryetari i bashkisë Durrës deklaron një pasuri familjare në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2004 – si regjistrues në ZRPP Durrës, prej 12.1 milionë lekë. Ndërkohë në vitin e fundit të deklarimit, deri me 31 dhjetor 2017, pasuria e tij e deklaruar familjare kap një vlerë prej 102 milionë lekë, duke regjistruar një rritje vjetore prej afro 8.2 milionë lekë. Shumica e kësaj pasurie është vënë midis viteve 2004 -2007 si pjesë e një investimi në një pasuri të paluajtshme për ndërtimin e një pallati, në një kohë kur Dako nuk ka qenë zyrtar publik.

Pjesa më e madhe e pasurisë së subjektit përbëhet nga pasuri të paluajtshme në vlerë 84.1 milionë lekë, pasuri të luajtshme në vlerë 3.7 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 13.4 milionë lekë dhe likuiditete cash me vlerë 986 mijë lekë.

Gjatë vitet që ka qenë subjekt deklarimi, subjekti ka pasur të ardhura në vlerën 38.8 milionë lekë, nga të cilat 14.9 milionë lekë vijnë nga paga për shkak të funksionit, 5.6 milionë lekë nga paga e bashkëshortes dhe 9.6 milionë lekë nga shitja e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, nga tw cilat njw vit rezultoi me probleme. Subjekti Vangjush Dako në vitin 2014 nuk justifikon shtesën e pasurisë me burimet e deklaruara në shumën 86,202 lekë (në këtë analizë nuk janë përfshirë shpenzimet e konsumit familjar për periudhën).

Përveç kontrollit aritmetik-logjik, BIRN ndërmori dhe një analizë cilësore të deklaratave të kryebashkiakut Dako për të identifikuar flamuj të kuq.

Nga analiza cilësore e deklaratave rezulton gjithashtu se subjekt në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2007, deklaron se të ardhurat ndër vite janë pasqyruar në faqen konfidenciale të formularit të deklarimit.

Në vitin 2007, subjekti ka deklaruar pallat 11 katësh me sipërfaqe totale 3,640 m2 me vlerë 72,000,000 lekë, por nuk ka të dhëna për burimin financiar të investimit të bërë për ndërtimin e këtij pallati.  Detyrimi ndaj personave me të cilët është lidhur kontratë për prenotim apartamenti është në vlerën 80,000,000 lekë, dhe sipas vetëdeklarimit, të gjitha këto detyrime do të shlyhen me dorëzimin e apartamenteve personave porositës mbas regjistrimit të kontratave të shitjes.

Në vitin 2015 dhe 2017 janë lidhur një sërë kontratash shkëmbimi, mes një trualli + ndërtesë që subjekti ka pasur në pronësi kundrejt 7 apartamenteve në plazhin e Durrësit. Dako gjithashtu ka shkëmbyer një apartament të vitit 1994 me sipërfaqe 120 m2+garazh me një apartament 245 m2.  Subjekti ka shkëbyer gjithashtu një ndërtesë tjetër + truall me një sipërfaqe toke në fshatin Xhavzotaj prej 4950 m2. Në vitin 2016 djali i subjektit ka deklaruar blerje aksione 35% në shoqërinë ‘Arctic Group’ sh.p.k, me burim krijimi borxhi i dhëne nga xhaxhai, në shumën 966,000 lekë.

Deklarata para fillimit të detyrës 2002

Deklarata para fillimit të detyrës 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AkuzaAnalizëBashkisë DurrësBIRNblerjeBorxhiDakoDosjaDurrësEdi Ramaflamuj të kuqILDKPKIKontrolliKrimeKryebashkiakkryetarLokalePallatParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriaProtestatQarkun DurrësRamaraportreporterreporter.alSHshqipShqipëriSkedaTiranëVangjush DakoZëri AmerikësZgjedhjet
Tjetri
Opozita përgatitet për më shumë protesta

Opozita përgatitet për më shumë protesta

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.