AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Socialistët mbyllin veshët përballë kritikave dhe vijojnë me paketën antishpifje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Duke sfiduar vërejtjet e prera nga organizatat vendëse të të drejtave të njeriut, nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës, deputetët socialistë deklarojnë se do të vijojnë me projektligjet kontroverse, të cilat janë konsideruar njëkohësisht anti-europiane dhe antidemokratike.

Komisioni i Venecias. Foto kortezi: Komisioni i Venecias/Twitter

Deputetët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë vijuan procedurat këtë javë për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthim për shqyrtim parlamentar të paketës anti-shpifje, duke mbyllur veshët përballë vërejtjeve të përsëritura nga shoqëria civile dhe Komisioni Europian i Brukselit.

Sipas axhendës së punimeve, socialistët kanë në plan të rrëzojnë dekretin e Metës dhe rrjedhimisht të vënë në fuqi projektligjet e shumëkritikuara në datë 30 janar.

Ndërkohë, një zëdhënëse e Komisionit Europian, pyetur nga ABC Neës bëri të qartë në mënyrë të prerë se projektligjet nuk janë të përputhje me rekomandimet e Brukselit ndërsa një institucion i njohur si Komisioni Monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dorëzoi në Komisionin e Venecias një kërkesë për opinion për ligjet shqiptare, duke e dërguar betejën kundër projektligjeve në një fazë të re.

I palëkundur nga kritikat, deputeti Taulant Balla paralajmëroi edhe një herë të Mërkurën në faqen e tij në Facebook se shumica parlamentare socialiste do të rrëzojë dekretet e presidentit ndërsa pretendoi se pas rrëzimit të dekreteve, do të bashkëpunojë për përmirësim të mundshëm.

Ndryshe nga Balla, grupi i organizatave të shoqërisë civile shqiptare të cilat kanë luftuar projektligjet, mendojnë se këto projektligje nuk mund të përmirësohen sepse janë në thelb antikushtetuese dhe si të tilla, duhet të rrëzohen.

Të gjithë kundër

Komisioni Europian ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur përgjatë të gjithë vitit të kaluar se projektligjet e miratuara nga deputetët socialistë dhjetorin e kaluar nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero e përsëriti këtë qëndrim të Martën pasi u pyet nga ABC Neës. [Link]

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në rastin e ligjit të medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe ato duhen adresuar sërish. Faktin që Presidenti i Shqipërisë ka kthyer ligjin në Parlament e shohim si një mundësi për t’i pranuar ato. Ne shpresojmë që kjo të realizohet”, deklaroi Pisonero.

Të mërkurën, presioni ndaj qeverisë duket se u rrit kur Komisioni i Venecias, institucioni që efektivisht ka zëvendësuar gjykatën kushtetuese shqiptare për disa nga çështjet më të nxehta të debatuara gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ka marrë një kërkesë për opinion.

“Komiteti monitorues i Asamblesë Parlamentare ka kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin shqiptar nr. 87/2013 “Mbi Shërbimet e Medias Audiovizuale”, njoftoi komisioni në faqen e vet të internetit.

Ndryshe nga të gjitha vërejtjet, deputeti socialist Taulant Balla u shpreh i palëkundur: “…ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizatë brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim të mundshëm të legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen,” deklaroi ai.

Etiketa: Bashkimi EuropiandeputetFacebookGjykatëIlir MetaKëshilli i EuropësKomisioni EuropianKomisioni i VeneciaskushtetueseMetaparlamentSHShpifjeshqipShqipërishqiptareTaulant BallaTwitter
Tjetri
Vizita e gjeneralit serb në Kosovë zemëron fshatin ku ndodhën masakrat

Varrosja e së vërtetës: Vdekja e dëshmitarëve lë të pa hetuara masakrat e Kosovës

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.