AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Struktura e një revolucioni diplomatik

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Richard N. Haass. Foto: Youtube

Teksa politika izraelite ka ndryshuar për djathtas, supozimet e gjysmë shekulli diplomaci në Lindjen e Mesme janë bërë të pavlefshme. Është koha për një ndryshim në mënyrën si e mendojmë Lindjen e Mesme jo se është shfaqur një model më i mirë diplomatik, por sepse paradigma aktuale bie në kontradiktë me realitetin.

Richard N. Haass. Foto: Youtube

Kanë kaluar rreth 60 vjet që kur filozofi dhe historiani Thomas Kuhn shkroi librin e tij influencues Struktura e Revolucioneve Shkencore. Teza e Kuhn ishte e thjeshtë por heretike: zbulimet e reja në shkencë ndodhin jo përmes akumulimit gradual të ndryshimeve të vogla në mënyrën aktuale të të menduarit, por nga shfaqja e papritur e ideve radikale që çojnë në zëvendësimin e modeleve aktuale me diçka totalisht të ndryshme. Siç ishte rasti kur astronomët vendosën se toka rrotullohet rreth diellit dhe jo e kundërta, këto “ndryshime paradigmash” çojnë në një model krejtësisht të ri që bëhet baza për studim shkencor “normal” dhe eksperimentim derisa edhe ai vetë të zëvendësohet.

E përmend Kuhn sepse ideja e tij është aq e rëndësishme për shkencën sociale sa edhe për shkencën natyrore. Shembulli që kam në mendje është Lindja e Mesme aktualisht, ku ka mbizotëruar për më shumë se gjysmë shekulli paradigma e Izraelit dhe fqinjëve të tij.

Thuajse gjithçka që është thënë dhe shkruar rreth çështjes reflekton rezultatin e Luftës Gjashtë-Ditore të qershorit 1967 që la Izraelin në kontroll të territoreve që më parë i përkisnin Jordanisë (Jeruzalemi Lindor dhe Bregu Perëndimor), Egjiptit (Gadishulli Sinai dhe Gaza) dhe Siria (Lartësitë Golan). Që atëherë, modeli diplomatik “normal” (pasqyruar në Rezolutën 242 të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe ato pasardhëse) ka supozuar se Izraeli do ta shkëmbente këtë territor në këmbim të sigurisë dhe paqes.

Për ca kohë, paradigma dukej se ishte e vlefshme. Izraeli ia ktheu Sianin Egjiptit, duke lejuar dy vendet të nënshkruajnë një traktat paqeje që ka zgjatur deri sot. Vite më pas, Izraeli dhe Jordania i normalizuan marrëdhëniet mes tyre. Negociatat mes Sirisë dhe Izraelit qenë pranë suksesit, por dështuan në fund, kryesisht sepse presidenti sirian Hafez al-Assad (babai i presidentit aktual sirian Bashar al-Assad) nuk donte të nënshkruante një kompromis.

Nuk është më e mundur të imagjinohen bisedime paqeje, jo më marrëveshje, mes qeverisë së Assad dhe asaj të kryeministrit izraelit Binyamin Netanyahu. Qeveria izraelite e aneksoi kohë më parë Lartësinë Golan dhe tani qeveria e Assadit varet gjithnjë e më shumë te armiku i Izraelit, Irani për të mbijetuar dhe në vend të negociatave, shohim Izraelin që sulmon forcat dhe pajisjet iraniane në territorin sirian.

Progresi diplomatik mes Izraelit dhe palestinezëve është po aq i vështirë për t’u imagjinuar. Nuk ka qenë përherë kështu. Disa herë, negociatat për krijimin e një shteti palestinez krah atij Izraelit nën kushtet e të dyjave qenë pranë suksesit. Por në çastin e fundit, liderët palestinezë u tërhoqën nga frika e dakordësimit për më pak nga sa kishin pretenduar historikisht palestinezët, duke menduar se kjo do t’i linte ata politikisht të brishtë para fanatikëve që besonin se kompromisi ishte i panevojshëm sepse koha dhe opinioni botëror ishin në anën e palestinezëve.

Ky ishte një gabim historik. Ajo ç’ka ofrohej në të shkuarën tanimë është e pamundur. Politika izraelite ka ndryshuar fuqishëm djathtas. Entitetet hebreje në Bregun Perëndimor janë rritur ndjeshëm në aspektin e zonës dhe popullatës. Netanyahu premtoi gjatë fushatës së fundit të fillojë aneksimin e Bregut Perëndimor. Presidenti amerikan Donald Trump, administrata e të cilit e zhvendosi ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jeruzalem dhe përmbysi rreth 40 vite politikë amerikane duke njohur autoritetin izraelit ndaj Lartësive Golan, mund të mbështesë më tej aneksimin izraelit.

Pjesa më e madhe e botës është lodhur nga konflikti. Disa qeveri arabe, të shqetësuara nga Irani dhe kërcënimet e brendshme më shumë sesa nga Izraeli, po përgatiten të punojnë me Izraelin në heshtje dhe në disa raste edhe haptazi. Ndasitë mes liderëve palestinezë po bëhen gjithnjë e më shumë përçarje ndaj asaj që duhet kërkuar ndaj Izraelit dhe asaj që duhet pranuar.

Administrata Trump mund të zbulojë një iniciativë paqeje në këtë kontekst. Por propozimi i saj ka pak gjasa të zgjidhë problemet territoriale, politike dhe refugjate që janë në qendër të krijimit të një shteti palestinez. Një plan i Trump ka më shumë gjasa të fokusohet në ofrimin e stimujve ekonomik te palestinezët në një përpjekje për të inkurajuar kompromisin. Ka gjasa që të mos ketë sukses.

E ardhmja më e mundshme është devijimi. Palestinezët do të vazhdojnë të kenë autonomi të limituar në pjesë të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Në një pikë (që i jemi afruar, por nuk e kemi arritur), potenciali i një shteti palestinez do të reshtë së ekzistuari.

E gjitha kjo mbart edhe një rrezik për Izraelin po ashtu. Ka një tension të pazgjidhur mes Izraelit të mbetur një shtet hebre dhe demokratik nëse vazhdon të ushtrojë kontroll politik mbi miliona palestinezë që nuk janë shtetas izraelit. Shmangia e kësaj zgjedhjeje dhe ruajtja e status quo-së do të zemërojë palestinezët dhe do të rrisë izolimin izraelit në rajon dhe botë (veçanërisht nëse ndodh aneksimi).

Disa do të argumentojnë se ky vlerësim është shumë pesimist. Shpresoj të kenë të drejtë. Por edhe nëse kanë të drejtë, përfitimet e progresit mes izraelitëve dhe palestinezëve nuk do të përhapen.  Lidhur ngushtësisht me paradigmën territor për paqe qe edhe besimi se duke nxitur paqe mes Izraelit dhe shteteve arabe fqinje, një marrëveshje izraelite-palestineze do të sillte begati në rajon. Por zgjidhja e konfliktit izraelit-palestinez nuk do t’i japë fund luftës civile në Siri apo kasaphanës në Jemen, ambicieve bërthamore të Iranit, kufizimit të liderëve të Arabisë Saduite apo nuk do të përmirësojë shtypjen dhe korrupsionin që ka përfshirë rajonin.

Ndaj edhe nëse konflikti izraelit-palestinez do të merrte fund, problemet e Lindjes së Mesme nuk do të kishin këtë fat. Dhe nuk ka arsye për të parashikuar se konflikti izraelit-palestinez do t’i afrohet fundit. Është koha për një ndryshim paradigme në mënyrën si e mendojmë Lindjen e Mesme, jo sepse është shfaqur një model më i mirë diplomatik (nuk është e vërtetë), por sepse paradigma aktuale bie në kontradiktë me realitetin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Structure of a Diplomatic Revolution

Etiketa: Administrataadministrata TrumpBinyamin NetanyahubisedimeDonald TrumpgazGazaGazëhebreIraniIzraeliLindjaLindja e MesmemarrëveshjeOKBpaqeParaProject SyndicateQeveriarajonRefugjaterrezikSiriSiriasirianTokaTrump
Tjetri
KQZ-ja e Kosovës nuk certifikon kandidatë e Listës Serbe

KQZ-ja e Kosovës nuk certifikon kandidatë e Listës Serbe

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.