AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Studimi: Studentët ‘nën presion’ nga korrupsioni në universitete

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prezantimi i studimit nga organizata Qendresa Qytetare | Foto nga: Ivana Dervishi

Studentët në universitetet publike pranojnë se korrupsioni është një plagë e përhapur mes stafit akademik ku ata studiojnë, ndërsa janë të shqetësuar se ky fenomen sjell mungesë merite dhe i dekurajon ata nga studimet.

Prezantimi i studimit nga organizata Qendresa Qytetare | Foto nga: Ivana Dervishi

Një studim i prezantuar të mërkurën në Tiranë, zbuloi se korrupsioni është i pranishëm në arsimin e lartë në nivele shqetësuese dhe se një përqindje e lartë e studentëve ndihen nën presion për t’u bërë pjesë e aferave korruptive nga stafi akademik.

Studimi i kryer nga OJQ-ja “Qëndresa Qytetare”, një organizatë e përqendruar te roli i shoqërisë civile në llogaridhënien e autoriteteve, u bazua te anketimi i 277 studentëve në fakultete të ndryshme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës për të kuptuar nivelin, perceptimin dhe format e korrupsionit në këto universitete kryesore në Shqipëri.

Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan kishte normën më të lartë të pranisë së korrupsionit (77 për qind), pasuar nga Universiteti i Tiranës (62 për qind) dhe ai i Durrësit (42 për qind), sipas pikëpamjeve të studentëve.

Të anketuarit pohojnë se forma më e përhapur e korrupsionit është pagesa në shkëmbim të notës, pasuar nga detyrimi për blerjen e librave të panevojshëm dhe së fundmi, nepotizëm dhe kërkesa për favore seksuale nga stafi akademik.

“Kjo është një tryezë alarmi për arsimin e lartë. Nuk mund të lejojmë që të ketë korrupsion në sistemin arsimor,” tha Rigles Xhemollari, drejtues i Qëndresës Qytetare, duke shtuar se blerja e notës me para e kthen universitetin në pazar.

Xhemollari shtoi se i takon studentëve të ndershëm të denoncojnë me forcë çdo pedagog dhe u bëri thirrje atyre që të luftojnë me vetveten për të mos e blerë konkurrencën brenda universitetit.

“Pedagogëve u bëj një pyetje,” tha ai, “keni hyrë në universitet si tregtar apo edukues?” përfundoi Xhemollari.

Plot 95 për qind e studentëve të anketuar dëshmuan se rastet e korrupsionit në universitetet e tyre janë anashkaluar duke mbetur të paadresuara.

Po ashtu, duket se presioni për t’u përfshirë në raste korruptive është ushtruar në 87 për qind të studentëve, presion ky i ardhur nga pedagogu, stafi akademik apo sekserët e tjerë.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë (neni 259) e dënon me burg nga dy deri në tetë vjet korrupsionin pasiv të personave që mbarin funksione publike.

Një zbulim tjetër shqetësues për korrupsionin në arsimin e lartë publik, duket se është masa e tolerimit të tij nga studentët, të cilët e shohin si të tolerueshëm (13 për qind) dhe nuk e dënojnë hapur (23 për qind).

Shqetësimi kryesor i studentëve në lidhje me korrupsionin në arsimin e lartë duket se është krijimi i kushteve të pabarabarta mes studentëve, demotivimi i tyre për të studiuar, krijimin e shoqërisë së padrejtë e favorizuese dhe shtrembërim të tregut të punës.

Rekomandimet e studimit përfshijnë ashpërsim të masave ligjore dhe institucionale ndaj pedagogëve për korrupsion pasiv.

“Duhet të krijohen zyra të posaçme për adresimin e korrupsionit në nivel universiteti”, sugjeron raporti. Po ashtu, hartuesit këshillojnë që Ministria e Arsimit të kryejë kontrolle periodike përmes anketave te studentët dhe kontaktit me zyrat e administratës.

Etiketa: BurgDurrëselbasanIvana DervishiKodi PenalKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniMasaMinistria e ArsimitParaPunëQëndresa QytetareRaportishqipShqipëristudentTiranëuniversitetUniversitetet publikeUniversiteti i Tiranës
Tjetri
Delegacioni franko-gjermanë presion Kosovës për Gjykatën Speciale

Delegacioni franko-gjermanë presion Kosovës për Gjykatën Speciale

Komente 2

  1. GamGara2 says:
    8 years më parë

    Sot isha me një akademik shumë të vlefshëm. Ai pranoi të njëjtin problem. Ai u turpërua nga situata në universitete dhe u ankua se vetëm 10% e nxënësve ndiqnin mësimet. Pjesa tjetër e ‘pay-and-pass’ bazë. Ai ishte kundër shumë, por vetëm rast i rrallë!

  2. Earendil says:
    8 years më parë

    E përshëndes punën që bën gazetarja mirëpo do dëshiroja t’i kujtoja se studimet e mirëfillta duhet të respektojnë disa kritere metodike. Në mungesë të respektit ndaj këtyre kritereve studimi bën shtrembërim të realitetit (gjë që besoj se ka ndodhur në rasitin e studimit tuaj). Përndryshe rezultatet vihen në pikëpyetje. Një studim që është bërë më heret gjendet në: http://useycalbania.org/2017/10/26/rapoti-i-projektit-korrupsioni-ne-arsimin-e-larte-ne-shqiperi-rasti-i-universitetit-te-tiranes/

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.