AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Takimi Basha – Trump, histori suksesi për lobistin amerikan

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Takimi midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump

Ish-lobisti i Partisë Demokratike në Uashington, Nick Muzin pretendon se takimi mes liderit demokrat Lulzim Basha dhe Presidentit amerikan, Donald Trump në qershor 2017 është një nga arritjet e kompanisë së tij.

Takimi midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump

Lobisti që më parë ka përfaqësuar Partinë Demokratike në Uashington, Nicolas Muzin ka regjistruar një kompani të re lobimi, në faqen e internetit të së cilës e paraqet takimin midis Bashës dhe Trump si një nga arritjet e ndëmjetësimit të tij.

“Klientët tanë vijnë nga e gjithë bota, duke kërkuar të lidhen me vendimmarrësit në Uashington DC dhe të diskutojnë çështje të rëndësishme,” shkruhet në faqen e internetit të kompanisë. “Stonington Global është krenare për sukseset tona të fundit,” shtohet aty, duke publikuar disa fotografi nga takimet e realizuara nga kompania ndërmjet klientëve të saj dhe liderëve amerikanë.

Një prej fotove tregon takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha me Presidentin Donald Trump.

I pyetur nga BIRN, lobisti Muzin refuzoi të komentonte mbi pagesën e bërë nga PD për takimin mes Bashës dhe Trump, duke nënvizuar se ata e mbajnë punën që bëjnë për klientët e tyre konfidenciale.

“Siç mund ta kuptoni, ne e mbajmë konfidenciale të gjithë punën që bëjmë për klientët tanë,” tha Muzin.  “Por mund t’u them se ne jemi krenarë që kemi përfaqësuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, të cilin e konsiderojmë një yll në rritje dhe lider të ardhshëm të Europës,” shtoi ai.

Partia Demokratike gjithashtu refuzoi të komentonte mbi postimin e kompanisë Stonington Global, duke nënvizuar që marrëdhënia e saj me lobistin Nicolas Muzin kishte përfunduar.

“Partia Demokratike nuk komenton pretendimet e bëra për qëllime marketingu nga kompani dhe persona privatë, të cilat bëhen me qëllim tërheqjen e blerësve për shërbimet që ato shesin,” tha ajo nëpërmjet një zëdhënëseje.

“Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte dhe asnjë kontakt me zotin Muzin që prej qershorit të vitit 2017, kur ka mbaruar kontrata mes tyre,” shtoi ajo.

Basha u takua me Trump gjatë një vizite dy ditore në SHBA në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Pas kthimit në Shqipëri, kreu i  PD-së tentoi ta kapitalizonte pa sukses takimin për mbështetje elektorale.

Lexo më shumë:

  • Prokuroria hap hetim për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike
  • Kontrata e fshehtë e PD me lobistin amerikan, transferta milionëshe përmes kompanisë ‘offshore’
  • Ekspertët mbeten skeptikë për hetimet mbi financat e partive politike

Kompania Stonington Global është themeluar nga Nick Muzin dhe Joe Allaham. Muzin ka punuar më parë si këshilltar strategjik dhe zëvendës-shef shtabi për senatorin Republikan, Ted Cruz gjatë fushatës së tij për President në vitin 2016.  I edukuar si mjek dhe jurist, Nick Muzin ka punuar gjithashtu si shef stafi i senatorit Tim Scott, kur ky i fundit ishte në pozicionin e kongresmenit. Allaham është një biznesmen hebre i lindur në Damask dhe i lidhur me elitat vendimarrëse në Lindjen e Mesme.

Në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, Stonington Strategies – kompania paraardhëse e Stonington Global e themeluar nga Muzin, lidhi dy kontrata për përfaqësimin e Partisë Demokratike në Uashington, të cilat kishin si qëllim t’i siguronin takime të nivelit të lartë me administratën amerikane.

Sipas të dhënave të deklaruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA nga Muzin Capitol Partners – kompania mëmë e Stonington Strategies, kontratat u lidhën nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP” dhe kapnin nje vlerë totale prej 675 mijë USD.

Ndryshe pretendon Partia Demokratike. Sipas raportit vjetor të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo e fundit deklaron se gjatë vitit 2017 në total ka shpenzuar 26.4 milionë lekë në konsulenca, nga të cilat Muzin Capitol Partners ka përfituar vetëm 3.1 milionë lekë (25,000 USD).

  • Raporti i Audituesit Ligjor për fondet e përfituara dhe shpenzuara nga Partia Demokratike në vitin 2017

Diferenca mes raportimeve të Muzin Capitol Partners në Departamentin e Drejtësisë në SHBA dhe raporteve të dërguara na KQZ nga Partia Demokratike, e shtynë Prokurorinë e Tiranës në nëntor  të hapte një hetim kryesisht ndaj kësaj të fundit për veprat penale të falsifikimit dhe mosdeklarimit-fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal.

Etiketa: BashaBIRNBiznesmenDonald TrumpFinancatfotografihebreHetimHetimetKodit PenalKQZLobimiLulzim BashaLuzim BashambështetjeMjekNicolas MuzinPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDpresidentProkuroriaPunëRaportiSHSHBAshqipShqipëriStonington GlobalTiranëTransfertaTrumpZgjedhjet
Tjetri
Sprova e ish-emigrantit hap perspektivën e bimëve medicinale në Dibër

Sprova e ish-emigrantit hap perspektivën e bimëve medicinale në Dibër

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.