AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Trafik klandestinësh me gomone, policia ndalon 21 emigrantë dhe arreston pronarin e një shtëpie stehimi

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Vlorës gjatë operacionit. Foto:Jerola Ziaj

Policia e Vlorës gjeti 21 emigrantë nga Egjipti në një shtëpi në Vlorë dhe ndaloi pronarin e banesës, ndërsa po hetohet për rikthim të trafikut me gomone përmes Otrantos.

Policia e Vlorës gjatë operacionit. Foto:Jerola Ziaj

Vështirësimi i kalimit për në Europën Perëndimore për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, duket se ka rihapur në Vlorë biznesin e trafikut të qenieve njerëzore me gomone përmes detit.

Këtë të enjte në qendër të qytetit të Vlorës, policia lokale zbuloi një bazë të strehimit të emigrantëve në një shtëpi në qendër të qytetit. 21 klandestinë nga  Egjipti u gjetën brenda shtëpisë, ndërsa u arrestua pronari i shtëpisë Petrit Pashaj, i cili siç tha policia kishte sjellë ushqimin për vaktin e mesditës për 21 klandestinët kryesisht të rinj të cilët srehoheshin aty.

Burime nga policia lokale i thanë BIRN se dyshonin se klandestinët kishin  mbërritu në Vlorë pak ditë më parë dhe se ata po pritnin të kalonin në Itali përmes detit.

Në shtëpinë ku ishin strehuar klandestinët u gjetën ushqime dhe sende personale. Policia tha se kjo kishte ngritur dyshime se banesa është përdorur nga një rrjet i mirëorganizuar për trafikimin e qënieve njerëzore drejt Italisë.

Policia e Vlorës tha se shtëpia ishte mbajtur në mbikqyrje disa ditë me rradhë.  Ky është rasti i dytë brenda dy muajsh kur policia e Vlorës heton një rast trafikimi të qënieve njerëzore për këtë vit.

Në 20 prill u arrestuan dy persona dhe u  sekuestrua një gomone, ndërsa  të arrestuarit u përballën me akuzën e dhënies së ndihmës në  kalimit të paligjshëm të kufirit  ndërsa në dosjen hetimore u bashkangjitën edhe deponimet e disa refugjatëve sirianë të ndaluar nga policia Italiane.

Ndërkohë në Janar dy grupe me refugjatë nga vende të Lindjes janë konstatuar nga policia në Novoselë pak metra larg grykëderdhjes së Vjosës, ndërsa udhëtonin drejt Jugut, përndryshe nga rruga e zakonshme drejt Malit të Zi. Rruga detare përmes Otrantos është përdorur deri në vitin 2004 masivisht për emigrantët shqiptar. Qindra persona janë mbytur në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të Adriatikut.

Ndërkohë dy ditë më parë një investigim gazetaresk i Top Channel zbuloi një skemë masive migrimi të paligjshëm nga Lindja e Mesme drejt Europës përmes lejeve të qëndrimit në Shqipëri të mbështetura në të dhëna të rreme. Pas kësaj policia ndaloi Enkeleda Toskën, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë si dhe tre zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie Altin Hasani dhe Besnik Zela si dhe një specialiste, Adelina Lita.

Në emision një sërë grupesh të trafikut të emigrantëve nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme në kryeqytet. Në bisedat e rregjistruara personat që pretendonin se organizonin trafikun premtonin udhëtime nga deti për në Bari.

Shqipëria është vend tranzit për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, të cilët tentojnë të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian përmes Ballkanit. Ata vijnë kryesisht nga Greqia, ku kanë qëndruar ndonjëherë me muaj të tërë pasi kanë kaluar Egjeun, dhe vijojnë rrugën drejt Malit të Zi apo Kosovës.

Prej vitit 2018, fluksi i emigrantëve të parregullt të ndaluar në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale, duke e kthyer vendin në një korridor të rëndësishëm të lëvizjes së emigrantë drejt vendeve të BE-së.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin në Ministrinë e Brendshme i tha BIRN se numri i emigrantëve të parregullt të kapur në kufirin e gjelbër ishte 11 344 në periudhën Janar 2019-Shkurt 2020, i rritur mbi 10 herë krahasuar me vitin 2017.

Etiketa: AfrikaAfrika VerioreBashkimit EuropianBEBIRNgomoneGreqiaInvestigimItaliKosovëLindjaLindja e MesmeLokalePiSPoliciaSHshqipShqipëriShqipëriasirianTop ChannelTrafikVlorë
Tjetri
Marshim kundër dhunës seksual ndaj vajzave e grave në Durrës dhe Lezhë

Marshim kundër dhunës seksual ndaj vajzave e grave në Durrës dhe Lezhë

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.