AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Vendimi i vetëm për ‘trajnim të detyrueshëm’ sfidohet nga dy ankime në Kolegj

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Elvin Gokaj në seancën e parë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të riçelë shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj – i pezulluar nga detyra për trajnim të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi i KPK kontestohet nga Komisioneri Publik dhe vetë Gokaj.

Prokurori Elvin Gokaj në seancën e parë përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën që të çelë shqyrtimin gjyqësor lidhur me prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj –i vetmi magjistrat i pezulluar nga detyra për të ndjekur trajnimin 1-vjeçar të detyrueshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Prokurori Elvin Gokaj përbën rastin e parë dhe të vetëm ku KPK ka aplikuar nenin Ë të Kushtetutës, duke vendosur ndaj tij një masë disiplinore që merret për shkak të mangësive profesionale.

Vendimi i KPK u ankimua në Kolegj si nga Komisioneri Publik ashtu edhe nga vetë Gokaj.

Për komisionerin Darjel Sina, Gokaj duhej të ishte shkarkuar nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe për ‘cenim të besimit të publikut te drejtësia’.

Ankim ndaj vendimit të Komisionit ushtroi edhe prokurori Elvin Gokaj, i cili e quan të pambështetur në ligj pezullimin nga detyra për një vit dhe detyrimin për t’u trajnuar pranë Shkollës së Magjistraturës. Gokaj ka ushtruar kundërankim edhe ndaj ankimit të Komisionerit Sina.

Gjatë seancës së të martës, prokurori Gokaj u paraqit së bashku me përfaqësuesen e tij ligjore, avokaten Romina Zaho. Avokatja Zaho tha në fillim të seancës se kishin dorëzuar pranë Kolegjit prova të reja për efekt të ankimit të kryer nga Komisioneri dhe kërkoi administrimin e tyre.

Procesi në KPA po shqyrtohet nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Ankimi i prokurorit Gokaj

Prokurori Gokaj i paraqiti trupës gjykuese parashtrimet e ankimit të tij ndaj vendimit të KPK. Ai i quajti në kundërshtim me ligjin vendimin për pezullimin e tij nga detyra dhe edukimin e detyrueshëm.

“Janë verifikuar çështje që nuk kishin asnjë lidhje me mua. Janë çështje të prokurorëve të tjerë, të cilët kishin kompetenca të plota në vendimarrjet e tyre. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë atribute që nuk ia jep ligji dhe Kushtetuta,” tha ndër të tjera prokurori Gokaj.

Ai vijoi ta quante jashtë kompetencave të Komisionit interpretimin e çështjeve konkrete dhe theksoi se këtë gjë mund ta bëjë vetëm gjykata. Gokaj tha në seancë se Komisioni nuk i kishte marrë në konsideratë të gjitha provat gjatë vendimarrjes.

“Më ngarkohen probleme të prokurorëve të tjerë. Duket qartazi se më kanë pezulluar duke mos konstatuar asnjë shkelje”, tha Gokaj. Ai shpjegoi se e kishte kryer programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës dhe se e kishte dorëzuar si provë rezultatin e provimit.

“Vazhdoj të mbetem i pezulluar dhe kërkoj që ky ankim të gjykohet nga një organ kushtetues siç është Kolegji i Posaçëm i Apelimit,” kërkoi Gokaj.

Komisioneri i qëndron ankimit

Komisioneri Publik, Darjel Sina tha në fillim të parashtrimeve të tij se u qëndronte të gjitha shkaqeve të ngritura në ankim, ku ai konstaton deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe kërkon shkarkimin nga detyra të prokurorit Elvin Gokaj.

Sina tha se Gokaj nuk ka deklaruar saktë burimin për pagesën e këstit të parë të apartamentit 76 m2 në Durrës, të porositur në vitin 2009 kundrejt vlerës 30 mijë euro dhe të regjistruar në emër të subjektit të rivlerësimit në vitin 2014. Sipas Komisionerit, një prej burimeve të deklaruara nga Gokaj, depozita në shumën 1 milion e 48 mijë lekë, rezulton se nuk është tërhequr e gjitha përpara datës kur është kryer pagesa e këstit të parë në vlerën 20 mijë euro. Sinaj konstaton pamundësi të Gokajt për pagesën e këstit të parë në shumën 838 mijë lekë.

Ndryshe nga vlerësimi i KPK-së, Sina tha gjithashtu se prokurori Gokaj nuk ka pasqyruar saktë në deklaratën veting burimin për pagesën e këstit të dytë. Sipas Sinës, subjekti nuk ka deklaruar si burim një hua që e ka përdorur për pagesën e këstit të dytë, pasi depozita bankare maturohej disa muaj më vonë. Në përfundim, Komisioneroi konkludon se Gokaj ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin në Durrës.

Komisioneri u ndal në disa llogari bankare dyemërore të bashkëshortes së prokurorit Gokaj me nënën e saj. Sipas Komisionerit, Gokaj nuk i ka deklaruar këto llogari dyemërore të bashkëshortes për periudhën 2010-2016, edhe pse ka pasur përfitime.

Komisioneri tha në seancë, se ndryshe nga sa ka deklaruar bashkëshortja e subjektit e cila ka pretenduar se nuk ka përfituar asnjë pjesë nga kapitali apo interesi që lidhen me depozitat dyemërore – nga aktet e hetimit administrativ vërtetohet se ajo ka përfituar interesa prej tyre.

Duke konsideruar se bashkëshortja e Gokajt ka pasur pjesë takuese 50% në këto depozita dyemërore, Komisioneri konstaton se familja e subjektit të rivlerësimit ka qenë në mundësi për krijimin e tyre gjatë viteve 2011, 2012 dhe 2013, në vlerën totale 1 milion e 190 mijë lekë.

Edhe në këtë rast, Komisioneri konstaton deklarim të pamjaftueshëm dhe se Gokaj nuk ka arritur nivel të besueshëm për kriterin e pasurisë.

Kundërankimi dhe provat e reja

Avokatja Romina Zaho i konsideroi të sakta konkluzionet e KPK lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës dhe pasurisë. “Trupa gjykuese e KPK ka kryer hetim të plotë. Vlerësojmë se vendimi duhet të ndryshohet pjesërisht, vetëm për kriterin e profesionalizmit,” pohoi Zaho.

Zaho tha se Komisioni nuk kishte konstatuar pasuri të fshehura dhe se nuk ishin gjetur kontakte të papërshtatshme për prokurorin Gokaj. Sipas avokates, i përfaqësuari prej saj kishte treguar cilësi të larta si drejtues dhe se ndaj tij nuk ishte marrë asnjë masë disiplinore.

Lidhur me konstatimin e Komisionerit se Gokaj nuk kishte pasur burime të ligjshme për pagesën e këstit të parë të apartamentit, Zaho shpjegoi se subjekti ka paraqitur gjithë manadat-pagesat dhe të dhënat e llogarive bankare, që sipas saj janë në koherencë të plotë.

Ajo tha se kishin kryer një analizë financiare me ekspert kontabël të pavarur, i cili ka konkluduar se bashkëshortët Gokaj kanë pasur 4 milionë e 70 mijë lekë të ardhura. Sipas avokates, nga zbritja e shpenzimeve jetike, ka rezultuar se prej të ardhurave mbetej vlera 3.1 milionë lekë.

Ajo vijoi se ka pasur lapsuse në deklarimet e viteve 2009 dhe 2010 lidhur me shlyerjen e këstit të parë dhe kërkoi që qëndrimi i Komisionerit të ishte objektiv. “Kur nuk ke se çfarë të fshehësh, nuk ka dashje të fshehësh, s’ka logjikë…, në këtë rast s’ka fshehje apo pasaktësi,” tha ndër të tjera avokatja Zaho.

Lidhur me mosdeklarimin e huasë në vitin 2014 si burim për pagesën e këstit të dytë, avokatja shpjegoi se kjo hua ishte pasqyruar në deklaratën periodike dhe se ishte shlyer po atë vit, gjë që sipas saj vërtetohej me dokumentacion bankar.

Për shkakun e dytë të ankimit, atë të depozitave dyemërore të bashkëshortes së subjektit, Zaho tha se nuk ishte e vërtetë se nuk ishin deklaruar.

Avokatja shpjegoi se ishte dorëzuar dokumentacion në KPK që kishte vërtetuar se depozitat ishin krijuar nga të ardhura të prindërve të bashkëshortes së Gokajt. Ajo shtoi se me anë të këtyre dokumenteve vërtetohej se prindërit e bashkëshortes së subjektit kishin pasur të ardhura në vlerën 335 mijë euro nga puna në Itali.

“Këto depozita nuk kanë qenë asnjëherë në pronësi të subjektit apo të bashkëshortes së tij”, pohoi Zaho.

Ajo tha se kishte depozituar si prova deklarata noteriale të nënës së bashkëshortes së Gokajt, në të cilat shpjegohet se ka qenë vetë e pranishme në hapjen e çdo depozite dhe se vajza e saj e ka kryer çdo veprim për llogari të prindërve.

“Bashkëshortja e subjektit ka pasur vetëm të drejtën për kryerje të veprimeve, por të ardhurat nuk janë tjetërsuar apo përdorur asnjëherë,” tha Zaho dhe shtoi se prindërit e bashkëshortes së Gokajt i kanë depozituar shumat më pas si titullarë të vetëm.

Përfaqësuesja ligjore e prokurorit Gokaj u ndal edhe në shpenzimet e udhëtimeve jashtë Shqipërisë. Sipas saj, pjesa më e madhe e udhëtimeve ka pasur si destinacion Italinë ku jetojnë prindërit dhe familjarët e subjektit, të cilët zotërojnë edhe prona atje. Ajo shpjegoi se subjekti nuk ka patur shpenzime për qëndrimin në Itali. Ndërkohë, Zaho depozitoi prova edhe lidhur me udhëtime të bashkëshortes së prokurorit Gokaj, që sipas saj vërtetonin se ajo kishte marrë pjesë në disa trajnime jashtë shtetit dhe se të gjitha shpenzimet ishin parapaguar nga pritësit.

Duke sjellë në vëmendje qëndrimin bashkëpunues të subjektit gjatë procesit të rivlerësimit, Zaho tha se qëndrimi i Komisionerit Publik, mund të aplikohej vetëm në rastet kur konstatohej pasuri e pajustifikuar dyfish nga ajo e ligjshme. “Pra, kur i fsheh pasuritë. Në këtë rast nuk ka asnjë shkak për shkarkimin e Gokajt për pasurinë,” pohoi Zaho.

Sipas saj, të gjitha pasuritë që zotëron familja e prokurorit Gokaj janë krijuar me burime të ligjshme dhe se nuk gjendet me balancë negative.

Duke interpretuar gjatë mbi përcaktimet ligjore shkarkuese dhe jo shkarkuese, avokatja Zaho kërkoi konfirmimin në detyrë të prokurorit Elvin Gokaj duke e konsideruar të pamundur shkarkimin e tij.

Ajo kërkoi hetim të plotë për gjithë shkaqet e ankimit sipas provave të reja që kishin dorëzuar, si dhe çeljen e hetimit gjyqësor.

Pasi u tërhoq për rreth dy orë, trupi gjykues i Kolegjit vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe të shqyrtojë të dyja ankimet në të njëjtin proces. Gjithashtu, KPA vendosi të pranojë provat e dorëzuara në funksion të hetimit për apartamentin dhe depozitat bankare, ndërkohë që vlerësoi të panevojshme provat e depozituara për shpenzimet e udhëtimeve.

Seanca e radhës u caktua në datën 21 tetor, ora 10:30.

Etiketa: Albana ShtyllaAnkimAnkimiArdian HajdariDarjel sinaDrejtësiaDurrësElvin GokajEuroGjykataGjyqHetimhuaItaliKapitaliKEKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKompetencaKPAKPKLigjMagjistratMASNatasha MulajprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Apelit ShkodërpronaPunaSeancaSHshpenzimeshqipSokol ÇomoVendimiVeting
Tjetri
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri rritet në 433

Shqetësim në Shqipëri mbi tenderët sekretë për COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.