AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Vetëvendosja e Kosovës hap qendër në Tiranë për “Bashkimin Kombëtar”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestë nga mbështetës të Vetvendosje në Tiranë | Foto nga : BIRN

Një numër aktivistësh të partisë Vetëvendosje në opozitë në Kosovë njoftuan kërkesën për regjistrim në Gjykatën e Tiranës të një organizate jofitimprurëse të quajtur “Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri” me një platformë që synon bashkim kombëtar, integrim euroatlantik dhe politikë të majtë.

Protestë nga mbështetës të Vetvendosje në Tiranë | Foto nga : BIRN

Aktivistët e Vetëvendosjes së Kosovës njoftuan dorëzimin e kërkesës për regjistrim organizate në Tiranë në të cilën bëjnë të ditur se synimi i “qendrës” është promovimi i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, integrimin euroatlantik të shqiptarëve dhe antiliberalizmin ekonomik.

Sipas ligjit shqiptar, “qendra” është një nga tre format e organizimit të shoqërisë civile krahas shoqatave dhe fondacioneve.

Broiken Abazi, një shqiptar i Shqipërisë i cili përgjatë dekadës së fundit ka jetuar më së shumti në Kosovë, është zgjedhur drejtor ekzekutiv i qendrës nga themeluesit e saj, të cilët janë shtetas të Shqipërisë dhe janë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

“Qendra do të punojë në rritjen e vetëdijes se bashkimi kombëtar dhe integrimi i Shqipërisë, dhe më gjerë i shqiptarëve, në strukturat Euro-Atlantike (si Bashkimi Evropian dhe NATO) janë procese që duhen realizuar paralelisht dhe e plotësojnë njëri-tjetrin,” shkruhet në kërkesën për regjistrim në gjykatë të publikuar nga Broiken Abazi në faqen e tij në Facebook.

” Qendra vlerëson se modeli neoliberal i aplikuar në ekonomi si dhe mungesa e një ekonomie të bazuar në prodhim, i kanë përqendruar të mirat materiale, dhe në përgjithësi kapitalin, në duart e një pakice të vogël në Shqipëri dhe në trevat e tjera shqiptare të rajonit, duke krijuar pabarazi të skajshme dhe varfëri për një pjesë të madhe të popullit shqiptar,” vijon më tej deklarata duke paralajmëruar luftë kundër pabarazisë shoqërore.

Lëvizja Vetëvendosje u krijua fillimisht si organizatë e shoqërisë civile para se të transformohej në një parti politike në Kosovë ku u bë një forcë madhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 me 27% të votave.

Gjithsesi partitë nacionaliste nuk kanë pasur histori suksesi në zgjedhjet shqiptare. Në një rast, Aleanca Kuq e Zi, një parti politike e nacionalizmit të zhurmshëm, arriti të marrë vetëm 0.6% të votave në zgjedhjet e vitit 2013 para se të zhdukej.

Megjithëse nacionalizmi nuk ka pasur shumë sukses në kutitë e votimit, kryeministri shqiptar Edi Rama është përpjekur në vijimësi të përdorë nacionalizmin si mjet politik. Në janar, Rama deklaroi për të disatën herë se brenda pranverës ‘do të hapte kufirin me Kosovën’ dhe se do ta bënte këtë sipas modelit të marrëveshjes së Shengenit, e cila hoqi kufijtë në zonën e Bashkimit Europian tre dekada më parë. Që nga janari nuk ka pasur zhvillime të reja në këtë drejtim.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimi EvropianBashkimit EuropianBIRNEdi RamaekonomiEuroFacebookGjykatëIntegrimiKosovaKosovëNacionalizmiNATOneoliberalParaprodhimRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëVetëvendosjeZgjedhjet
Tjetri
Kryetari i Apelit për Krime të Rënda, probleme me të 3 kriteret e vetingut

Shkarkohet nga detyra kreu i Apelit për Krime të Rënda

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.