Uragani Irma konsiderohet si një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara në një shekull. Uragani goditi fillimisht ishujt e Karaibeve, para se të kalonte në Kubë dhe në shtetin e Floridas duke lënë pas rrugë të përmbytura, dëme të pallogaritshme materjale dhe shumë të vdekur.
Dy burra po ecin me biçikleta në një rrugë të përmbytur në bregun e detit në Fort Lauderdale, Florida, ndërsa Uragani Irma qe duke kaluar përmes Floridës më 10 shtator 2017. (Paul Chiasson/The Canadian Press via AP)
Një punonjës i skuadrave të shpëtimit në një rrugë të përmbytur në Havana, pas kalimit të Uraganit Irma në Kubë të dielën më 10 shtator 2017. (AP Photo/Ramon Espinosa)
Një burrë po ecën në rrugët e përmbytura të Havanës pas kalimit të Uraganit Irma në Kubë të dielën më 10 shtator 2017. (AP Photo/Ramon Espinosa)
Kjo foto pa datë e publikuar më 10 shtator 2017 nga Ministria Britanike e Mbrojtjes, tregon një pjesë të dëmeve të shkaktuara në Ishujt e Virgjër Britanikë nga Uragani Irma. Ishujt e Karaibeve janë destinacione të njohura turistike por për turistët e zënë atje, parajsa është kthyer në ferr pasi uragani shkaktoi dëme të mëdha dhe mbi 22 të vdekur. (MOD via AP)
Një varkë ka dalë në tokë të thatë në një zonë në Gjirin e Tampës në Florida, ku zakonisht gjendet dy metra ujë, por që trazirat e shkaktuara nga Uragani Irma shkaktuan tërheqjen e ujërave nga gjiri për një copë here të dielën më 10 shtator 2017. (AP Photo/Chris O’Meara)
Një tendë metalike në një pikë karburanti është rrëzuar nga erërat e forta të sjella nga Uragani Irma të dielën më 10 shtator 2017 në veri të Majemit, Florida. (AP Photo/Wilfredo Lee)
Turistët gjenden në një plazh të mbushur me palma të rrëzuara pasi Uragani Irma kaloi përmes zonës turistike Varadero në Kubë të dielën më 10 shtator 2017. (AP Photo/Desmond Boylan)
Makinat po çajnë përmes një rruge të përmbytur ndërkohë që Uragani Irma kaloi përmes Naples, të Floridës të dielën më 10 shtator 2017. (AP Photo/David Goldman)
Një banor po i bie kitarrës në rrugë ndërkohë që kanë ikur dritat si pasojë e Uraganit Irma në Havana të Kubës të dielën më 10 shtator 2017. Kuba u godit nga uragani, i cili nuk raportohet të ketë shkaktuar viktima në njerëz pasi qeveria e ishullit arriti të evakuojë 1 milionë banorë nga zonat më të rrezikuara. (AP Photo/Ramon Espinosa)
Kjo foto geokolor nga sateliti GOES-16, e kapur të dielën më 10 shtator 2017, ora 22 e mbrëmjes me orën lokale, paraqet syrin e Uraganit Irma gjatë lëvizjes në brigjet perëndimore të shtetit të Floridës në SHBA. Irma goditi Floridën nga bregu në breg me erëra deri në 200 kilometra në orë dhe me shi e dallgë të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha. (NOAA via AP)
Një makinë është përmbytur në parking pranë stadiumit Germain në Estero, Florida të Shteteve të Bashkuara. Florida u godit gjatë të dielës nga Uragani Irma, një nga uraganët më të fuqishëm në një shekull. (AP Photo/Gerald Herbert)
Brian Baker, nga Valriko, Florida, po pret një pemë lisi që ka rënë në rrugë pasi Uragani Irma kaloi përmes kësaj zone të hënën më 11 shtator 2017. (AP Photo/Chris O’Meara)