AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Aktivistët e majtë synojnë të nxisin ndërgjegjen e klasës punëtore në Shqipëri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një studim nga IKESH zbuloi se kushtet e punës në Shqipëri janë problematike, ndërsa shtroi mendimin se zhvillimi i klasës punëtore do të luftonte shfrytëzimin e tyre nga pronarët dhe do të përmirësonte mjetet e sigurimit të jetesës.

Një punëtor gjatë punimeve për ndërtimin e një mbikalimi në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Fabrikës së Miellit më 30 dhjetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA
Një punëtor gjatë punimeve për ndërtimin e një mbikalimi në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Fabrikës së Miellit më 30 dhjetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA

Instituti për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, IKESH, themeluar në 2014 nga një grupim aktivistësh të majtë, prezantoi të shtunën gjetjet e pjesës së parë të studimit “Gjendja e klasës punëtore në Shqipëri”.

Përmes 100 intervistave në terren të kryera me punëtorë të sektorëve call center, fasoneri, miniera, ndërtim dhe peshkim, studimi synon t’i japë një zë punëtorëve shqiptarë duke kuptuar kushtet e punës dhe gjendjen ekonomike të tyre.

IKESH zbuloi se punëtorët shfrytëzohen me intensitet të lartë deri në rrezik shëndetësor apo jete, u cenohen të drejtat bazë dhe kjo vjen si pasojë e pushtetit thuajse absolut të pronarit mbi punonjësit në rrethana të mosinspektimit shtetëror.

Studimi gjeti se 57 për qind të të intervistuarve ishin të pakënaqur me punën dhe kushtet e saj, ku pakënaqësia ishte më e madhe te punonjësit e linjave operatore dhe minierat.

“Rreth 43 për qind të të intervistuarve pranuan se të ardhurat e tyre personale nuk ishin të mjaftueshme, 44 për qind thanë se ato ishin të mjaftueshme, 11 për qind i cilësuan si të mira dhe vetëm 2 për qind si shumë të mira,” thotë studimi.

Ai nxori gjithashtu në pah faktin se puna jashtë orarit është mjaft e përhapur dhe se punëtorët jo gjithnjë paguhen për këtë punë. 75 për qind e punëtorëve gëzonin një ditë pushimi në javë, 12 për qind kishin dy ditë pushimi, ndërsa 7 për qind nuk kishin asnjë ditë pushimi në javë.

Prezantimi dhe diskutimi i studimit të IKESH.
Prezantimi dhe diskutimi i studimit të IKESH.

Të pyetur për kontratat e punës, shumica e punëtorëve në studim pranuan se kishin të lidhur një kontratë pune me pronarin, por më pak se gjysma dispononin një kopje të saj në sektorë si miniera, përpunimi i peshkut, fasoneria dhe ndërtimi. Në 32 për qind të rasteve kontrata e punës nuk respektohej nga punëdhënësi.

Hulumtuesit gjithashtu theksuan mungesën e kërkimit të llogarisë nga ana e institucioneve shtetërore përgjegjëse për inspektimin e kushteve të punës dhe ekzistencën formale të sindikatave që nuk i shërbejnë punëtorëve.

“Kemi një rrudhje të klasës punëtore në Shqipëri pas viteve ‘90 dhe ndërgjegjja e punëtorëve si klasë është e ulët, por kjo klasë ekziston dhe është e shfrytëzuar,” tha për BIRN Arlind Qori, profesor i shkencave politike në universitetin e Tiranës.

“Vështirësia në intervista tregoi se zëri i tyre është shtypur përmes frikës dhe politikës dhe të drejtat e tyre të posaçme janë të parespektuara,” shtoi ai.

“Situata është e njëjtë edhe në Kosovë, ku gjendja e të drejtave të punëtorëve është dobësuar dhe janë korruptuar materialisht dhe moralisht sindikatat” tha në prezantim të gjetjeve, Fitim Salihu nga Klubi Politik i Kosovës.

Instituti për Kritikë dhe Emancipim të Shoqërisë, synon të hulumtojë nga ana kritike fenomenet shoqërore që marrin pak zë në shoqërinë shqiptare dhe të hapë debat për këto çështje. Ai gjithashtu pranoi se studimi është në fazën e parë dhe se intervistat me punëtorët do të vazhdojnë.

“Nuk duam vetëm të tregojmë se cila është gjendja e punëtorëve në Shqipëri me shifra, por të nxisim gjithashtu një krijim të identitetit të punëtorëve duke ngritur dhe forcuar sindikatat,” tha për BIRN, Mirela Ruko, koordinatore e studimit.

Etiketa: aktivistAktivistëArlind QoriBIRNCall centerDibraFasoneriKosovëMinieraMirela RukoMjaftPunaPunëPunëtorPunëtorërrezikSHshqipShqipërishqiptareTiranë
Tjetri
Granata e dorës shpërthen ndërsa Vuçiçi viziton Kosovën

Granata e dorës shpërthen ndërsa Vuçiçi viziton Kosovën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.