AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Deputeti Veliaj së shpejti në gjykatë për ndërtim pa leje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Universiteti i Fierit. Foto: Monica/Flickr

Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur për BIRN se hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj kanë përfunduar dhe se ky i fundit do të paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Lartë së shpejti.

Universiteti i Fierit. Foto: Monica/Flickr
Universiteti i Fierit. Foto: Monica/Flickr

Deputeti Veliaj u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera nga një qytetare dhe policia e shtetit për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit.

“Veprimet procedurale janë përfunduar dhe dosja do të dorëzohet së shpejti në Gjykatën e Lartë,” tha për BIRN zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Veliaj, i zgjedhur në qarkun e Beratit në listën e Partisë Demokratike, është përfaqësues ligjor i subjektit UFO Sh.P.K, i njohur për ndërtesat e stilit neoklasik të Albanian University në disa qytete të Shqipërisë.

Deputeti Astrit Veliaj. Foto: LSA
Deputeti Astrit Veliaj. Foto: LSA

Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore. Kjo ndërtesë është ngritur me qëllim ushtrimin e një aktiviteti privat nga subjekti UFO shpk, i cili rezulton se është në pronësi dhe administrim të deputetit Veliaj.

Bashkia e Fierit, në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, konfirmon zyrtarisht se nuk ka dhënë asnjë leje për ndërtim në këtë zonë.

Prokuroria zbuloi më vonë se ndërtesa pa leje ka zënë edhe një hapësirë, e cila gjendej në inventarin e pronave të paluajtëshme të Ministrisë së Brendshme.

Bëhej fjalë për disa godina ku, sipas Prokurorisë, deri në vitin 2012 gjendej e vendosur Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier. Prokuria vlerëson gjithashtu se shembja e ndërtesave nën pronësi publike ka shkaktuar një dëm prej 10.5 milionë lekësh.

Për rrjedhojë, deputeti Veliaj pritet të përgjigjet para gjykatës për veprat penale “Ndërtim i Paligjshëm” dhe “Shkatërim Prone” sipas akuzës fillestare, ndërkohë që akuza me të cilën ai do të dërgohet në gjykatë nuk është bërë ende publike.

Shkatërrimi i Pronës dënohet sipas nenit 150 të Kodit Penal me gjobë deri në tre vjet burg.

Situata ligjore e deputetit Veliaj mbetet gjithsesi e paqartë për shkak se gjatë dekadës së fundit, parlamenti i Shqipërisë ka miratuar disa ligje për amnisti të përgjithshme, të cilat mund të prekin një pjesë të shkeljeve.

Etiketa: AkuzaBashkiaBashkia e FieritBIRNBurgDosjaFierGjykatëGjykatësHetimetKodit PenalParaPartisë DemokratikePoliciaPolicia e ShtetitprocedimProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSHshqipshtatorUniversiteti
Tjetri
Reforma territoriale dhe eficenca ekonomike

Rritja ekonomike 2014 qe poshtë pritshmërive

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.