AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kallëzohen në prokurori ish drejtuesit e OSHEE për tenderët e energjisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i OSHEE Arben Seferi | Foto nga LSA/ Franc Zhurda

Ish-drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferi dhe dy drejtues të tjerë u kallëzuan nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 9.7 milionë euro dëm të identifikuar nga procedurat e dyshimta të blerjes së energjisë, procedura që qenë ekspozuar më herët si të manipuluara nga BIRN.

Drejtori i OSHEE Arben Seferi | Foto nga LSA/ Franc Zhurda
Ish-Drejtori i OSHEE Arben Seferi | Foto nga LSA/ Franc Zhurda

Kontrolli i Lartë i Shtetit bëri të ditur në një njoftim për shtyp sot se ka dorëzuar në prokurori kallëzim penal për ish-drejtorin e OSHEE Arben Seferi si dhe dy ish-drejtues të tjerë nën akuzat e shpërdorimit të detyrës për shkak të parregullsive të identifikuara në shumë tenderë si dhe veçanërisht në tenderët e blerjes së energjisë elektrike nga kompanitë private për mbulimin e humbjeve përgjatë muajve të parë të vitit 2014.

“Nga moszbatimi i rregullt i procedurave të blerjes së energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistem, për periudhën Janar-Korrik 2014, nga shoqëria  “CEZ Shpërndarje” Sha, është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 1,357,823 mijë lekë ose 9,727,223.4 euro”, thuhet në njoftimin e KLSH. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë të KLSH).

“Konkretisht blerja e energjisë elektrike është kryer me çmime shumë më të larta se çmimet e tregut (përfshirë dhe kostot të transportit të energjisë), nga 7.94 euro deri në 13.12 euro për Mëh,” vijon më tej njoftimi i KLSH.

BIRN zbuloi në tetor të vitit të kaluar se procedurat e blerjes së energjisë nga ana e OSHEE qenë të dyshimta dhe se qenë denoncuar si të manipuluara nga kompania GEN-I Tirana sh.p.k, një nga kompanitë që konkurron në tregun privat të energjisë. GEN-I përgatiti dy ankesa për këto tenderë dhe ia dorëzoi Autoritetit të Konkurrencës. Sipas llogaritjeve të GEN-I “praktikat jokonkurruese të OSHEE i kushtuan taksapaguesve 6.87 milionë euro nga janari deri në korrik dhe 457 mijë euro të tjera në muajt gusht dhe shtator 2014.”

Në ankesën e 18 shtatorit, GEN-I thotë se “OSHEE i ka siguruar përfitime të jashtëligjshme operatorëve të tregut – EFT dhe GSA – duke kryer të njëjtat shkelje ligjore siç janë përmendur në ankimin e mëparshëm, duke bërë të mundur që EFT dhe GSA të harmonizonin ofertat e tyre (në lidhje me çmimin/sasinë), mbi bazën e shkëmbimit në mënyrë të paligjshme me këta operatorë të të dhënave konfidenciale mbi ofertat e fundit dhe më të mira, të paraqitura nga operatorët e tjerë, ndër to dhe ofertat e GEN-I Tirana Sh.p.k.”

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se ka zbuluar edhe një sërë shkeljesh të tjera me dëm të përgjithshëm prej 32 milionë eurosh.

Ndërkohë, në një shënim në fund të njoftimit, KLSH thotë se auditimi i saj do të duhej të qe kryer që në fillim të vitit 2014, por nuk kishte arritur ta kryente këtë auditim për shkak të pengesave të hasura nga drejtuesi i OSHEE, kompania që në atë kohë kishte emrin CEZ Shpërndarje.

“Auditimi u pengua me të padrejtë nga administratori i CEZ Shpërndarje Sh.a., duke sjellë pengesa artificiale dhe të qëllimshme  për ta refuzuar atë, si dhe për shkak të bllokimit që iu bë ligjit të ri organik të KLSH-së përgjatë gjithë vitit 2014”, thotë njoftimi i KLSH.

Me shkresën nr. 495/21, datë 25.09.2015, KLSH ka depozituar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kallëzimin penal për A.S. në cilësinë e ish-Administratorit të shoqërisë CEZ Shpërndarje Sh.a., (përgjatë vitit 2014); E.Z. në cilësinë e ish-Drejtorit të Departamentit të Shitjes në CEZ Shpërndarje Sh.a.; dhe J.Z. në cilësinë e ish-Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në CEZ Shpërndarje Sh.a., të cilët në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tyre funksionale kanë konsumuar elementët e figurës së veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, thotë KLSH.

Arben Seferi mori drejtimin e CEZ Shpërndarje në tetor 2013 me vendim të Entit Rregullator të Energjisë. Ai u shkarkua nga detyra në dhjetor 2014.

Shqipëria importoi 2.8 miliardë kilovatorë energji elektrike gjatë vitit 2014 me një kosto të përgjithshme prej 155 milionë eurosh. Formulat e importit të energjisë elektrike kanë qenë gjithmonë subjekt aludimesh për manipulime dhe korrupsion në Shqipëri, që kur vendi u bë importues neto në vitin 1999.

Që nga viti 2002, Shqipëria ka importuar energji elektrike me vlerë 1.3 miliardë euro.

Etiketa: BIRNCEZCEZ Shpërndarjedëm ekonomikenergji elektrikeEuroGjyqKLSHKodit PenalKontrolliKorrupsionkostoOperatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrikeOSHEEProkuroriSHshqipShqipëriShqipëriashtatortenderTiranaVendim
Tjetri
Principet e disinformimi

Principet e disinformimi

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.