AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Principet e disinformimi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
4
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Perceptimi tradicional i skemës së dizinformimit. Në rastin e Shqipërisë ndoshta nuk vlen për shkak se nuk është e qartë nga forma organizative se cila është media, cila është forcë politike dhe cila është korporatë. Foto kortezi: Gerardo Lopez Figueroa/Flickr

 

Disinformimi është një kategori krejt më vete nga informimi, keq-informimi apo propaganda.

I ngritur në nivel sipëror nga politika shqiptare, ai mund të përkufizohet si: “Përpjekje sistematike për çorientimin e përgjithshëm të opinionit publik me synimin e relativizimit të të keqes dhe zbythjen e fuqisë reaguese të publikut ndaj një problemi”.

Perceptimi tradicional i skemës së dizinformimit. Në rastin e Shqipërisë ndoshta nuk vlen për shkak se nuk është e qartë nga forma organizative se cila është media, cila është forcë politike dhe cila është korporatë. Foto kortezi: Gerardo Lopez Figueroa/Flickr
Perceptimi tradicional i skemës së dizinformimit. Në rastin e Shqipërisë ndoshta nuk vlen për shkak se nuk është e qartë nga forma organizative se cila është media, cila është forcë politike dhe cila është korporatë. Foto kortezi: Gerardo Lopez Figueroa/Flickr

Ky është një manual i hartuar nga eksperienca si vëzhgues dhe kurrsesi jo si zbatues, mbi principet e dizinformimit të hasura gjatë viteve të fundit në politikën dhe median shqiptare.

Ky manual hartohet vetëm për efekt informimi dhe nuk përbën kurrsesi një leksion për zbatimin e principeve të dizinformimit në praktikë.

Dizinformuesi duhet të përdorë llogari të ftohta, për të përdorur jo thjesht, të vërtetat, gjysmë të vërtetat apo gënjeshtrat, por për të përdorur informacion që shkon përtej këtyre tri kategorive në shërbim të synimit të vet.

  1. Përhapja bën çudinë

Arma kryesore e dizinformuesit është asimetria në mjetet e shpërndarjes së dizinformimit. Arsyetohet me shumë të drejtë se e vërteta nuk është kurrë e thjeshtë, e shkurtër dhe gajasëse. Rrjedhimisht e vërteta nuk shet, nuk e tërheq vëmendjen e publikut, nuk klikohet në internet. Përkundrazi, dizinformimi, duke qenë se është i çliruar nga këto kufizime banale të cilave zakonisht u nënshtrohet lajmi, analiza apo opinioni, është shumë më tepër i shitshëm, i shkurtër, me raste, gajasës dhe mbi të gjitha, i klikuar në botën e internetit.

Dizinformimi ka për rrjedhojë një avantazh natyror ndaj së vërtetës, madje ka avantazh edhe ndaj propagandës, e cila është gjithsesi shumë banale në krahasim me dizinformimin.

Prandaj, dizinformimi është relativisht i thjeshtë. Për të shprehur një të vërtetë, qoftë edhe mbi ngjarjen më të thjeshtë, kërkohen të shkruhen fjali të gjata, të cilat e lodhin lexuesin. Ndryshe nga dizinformimi, te i cili mjafton shpesh vetëm titulli ndërsa teksti është thjeshtë për shoqërim.

Nëse je duke dizinformuar, ki parasysh se aftësia për të shpërndarë sa më shumë informacion dizinformues në një publik sa më të gjerë dhe nga burime të ndryshme, ka rëndësi kritike. Veçanërisht kur dizinformimi synon të zbythë një informacion të vërtetë.

  1. Goditje çorientuese

Mjeti kryesor i dizinformimit njihet në median dhe politikën shqiptare me emrin “diversion”. Kjo nënkupton një goditje të opinionit publik me një shpullë nga pas koke. Kjo shpullë duhet ta kapë lexuesin pa vëmendje, dora që e jep duhet të jetë sa më e padukshme të jetë e mundur.

Diversioni funksionon si të thuash, kur je duke gjuajtur harabela, por nuk ke nishan, atëherë hap zjarr ndaj hardhucave pa lidhje dhe bëje këtë sa me më shumë zhurmë me qëllim që të gjithë njerëzit të harrojnë harabelat dhe të hutohen duke parë hardhucat. Ka pak rëndësi që hardhucat nuk hahen.

Në realitetin praktik, për diversion shërben pothuajse çdo gjë. P.sh, nëse po diskutohet ndonjë skandal korrupsioni, dizinformuesi i aftë është në gjendje të godasë me një skandal seksi. Seksi natyrisht që klikohet më shumë se sa korrupsioni kështu që i korruptuari mund të fitojë kohë duke shpresuar që skandali i seksit të zgjasë mjaftueshëm sa të harrohet korrupsioni. Historia e Shqipërisë ka parë raste të përdorimit të suksesshëm të metodave diversionale në diskurs publik ku rasti më i suksesshëm duket se ka qenë përgojimi për skandale seksi të kundërshtarëve nga Sali Berisha. Parimi është shumë i thjeshtë: që të thuash që një kundërshtar ka aksh politikë gabim, apo ka vjedhur këtu a aty, kjo është punë që do besohet, do nuk besohet. Por nëse i thua se e ka motrën kurvë, atëherë, pavarësisht se besohet apo jo, aludimi qarkullon, diskutohet gjerë e gjatë nga populli ynë sylesh, i cili, si çdo popull, e sheh më me interes të diskutojë moralin e motrës së dikujt se sa moralin e atij vetë.

Kjo puna e motrës funksionon veçanërisht mirë kur kundërshtari është i ri dhe, rrjedhimisht, vështirë se ke me çfarë ta shash për punë korrupsionesh.

Diversioni punon më së miri në rastet kur kryhet nga disa drejtime njëherësh. Imagjino se me sa efikasitet mund të dizinformohet në rast se, lexuesi, ende pa marrë veten nga shpulla e parë, merr një shpullë të dytë nga një burim tjetër, pastaj një të tretë e me radhë. Me raste, goditja me informacione të tjera mjafton për të çorientuar të shkretin lexues edhe përballë të vërtetave më kokëforta.

  1. Inflaciono vjedhjen

Kur ke marrë përsipër detyrën e padurueshme dhe shumë të vështirë të mbrosh dikë që është i gjithënjohur si hajdut, argumentimi se akuzat ndaj tij janë të pavërteta apo se ai nuk është hajdut është thjeshtë një humbje kohe. Strategjia më e mirë në këtë rast është që ta inflacionosh vjedhjen si fenomen, në mënyrë që ta bësh atë të zakonshme, rrjedhimisht banale. Ky inflacionim bëhet duke kombinuar parimin 1 me parimin 2.

Parimi 1 shërben për shkak të asimetrisë së aksesit në informacion. Dmth, shumica dërrmuese e njerëzve lexojnë një pafundësi idiotësirash, nga teoritë e komplotit, te cicat e Bleonës, bytha e Kim Kardashjan apo horoskopin, sa që informacioni mbi vjedhjen e dikujt shpesh nuk gjen vend fare në kokën e lexuesit. Por edhe kur zë vend, ai fare kollaj mund të ngjeshet nga një valë shtesë akuzash, nga ato se çfarë ka bërë Mehmet Shehu në vitin 1947 deri te çfarë ka bërë apo nuk ka bërë qeveria paraardhëse.

Dokumentet, ose diçka e ngjashme me to kanë rëndësi vendimtare në këtë proces. Por mos u mërzit o aspirant dizinformator! Dokumentet nuk është kurrsesi e thënë që të kenë vërtetësi. Madje, ato shpesh nuk kanë nevojë as të kenë lidhje me çfarë po diskutohet. Por fakti është që populli parapëlqen të dëgjojë fjalë të tilla si: Dosja, Dokumenti, Procesverbali, Transkripti etj., fjalë që mbartin një farë misteri, pavarësisht se çfarë kanë në brendësi.

Por, duke hedhur shumë akuza dhe për çdokënd, dizinformuesi ia del, pothuajse gjithmonë, të relativizojë të vërtetën duke e mbrojtur hajdutin në mënyrë edhe më efikase nga sa do ta mbronte duke humbur kohë kot për të argumentuar se faktet janë të pavërteta apo se janë lexuar gabim.

  1. Insinuata

Që kur Euklidi shpiku rregullin e treshit, ai i bëri njerëzimit një nder dhe njëkohësisht një qeder. Nëse në aritmetikë rregulli i treshit është 100 për qind i vërtetë, në botën reale nuk është kurrsesi kështu. Por për shkak se rregulli i treshit mësohet nga njerëzimi që prej më shumë se dy mijë vjetësh, shumica dërrmuese e njerëzve nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes jetës reale dhe aritmetikës teorike.

Rrjedhimisht, mentaliteti i teorisë së rregullit të treshit i shërben shumë mirë dizinformuesit për të dhënë informacione, të cilat, ndonëse pa lidhje, shërbejnë, sepse njerëzit naivë i bëjnë bashkë me rregullin e treshit dhe krijojnë perceptime në shërbim të interesit të dizinformuesit.

Kështu pra, tregimi i fakteve pa lidhje me synimin e krijimit të insinuatave në mendjen e lexuesit, kur është i suksesshëm, e ngre dizinformatorin në nivelin e artistit dhe dizinformimin në nivelin e artit.

Të gjitha këto shërbejnë që opinioni publik të çorientohet në mënyrë të mjaftueshme sa që çdo dallim mes të mirës dhe të keqes, mes të mundurës dhe të pamundurës apo mes të bukurës dhe të shëmtuarës të humbasë, në mënyrë që publiku të mos jetë në gjendje të dijë se nga duhet të drejtohet se çfarë duhet të bëjë për të zgjidhur hallet e veta.

Etiketa: AkuzadizinformimiDosjaKEKorrupsionikufizimeMediaMehmet ShehuPropagandaPunaQeveriaSali BerishaSHshqipshqiptareTeoritë e komplotitZjarr
Tjetri
Numri i Gjelbër i ankesave në Bashkinë e Tiranës jashtë funksioni

Numri i Gjelbër i ankesave në Bashkinë e Tiranës jashtë funksioni

Komente 4

  1. bajram says:
    11 years më parë

    Te lutem me trego cfrytezimin nga Berisha te bemave seksuale te kundershatrit.Me ben nder se mos jam i doktrinuar.Nuk e di se te ndash 4 gra dhe te marresh gruan e shokut eshte morale apo skandal.Megjthate kurre nuk kam degjuar te jete perdorur nga Berisha.Nga Mero Baze po.Qe e filloj me proces verbalin e gjyqit ku Edi nuk pranonte atesine e te birit po ja faturonte te atit Kristaqit.Qofsha gabim.Me ndihmo.Sinqerisht.

  2. Ergis Sefa says:
    11 years më parë

    Artikull mbresëlënës dhe kundër rryme kundrejt diskursit publik në Shqipëri. Temë që duhetë të trajtohet gjerë me studentët e gazetarisë, dhe/ose studentët në përgjithësi. BIRN paska marrë dhe rolin e edukimit shoqëror tashmë 🙂

  3. Keti says:
    11 years më parë

    Shkrimi eshte shume i mire por ka te meten qe duket si i anshem sepse te vetmin shembull konkret e ka nga e djathta.

  4. Diamanti says:
    11 years më parë

    Duke e perfshi edhe kete shkrim a 😉

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.