AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuroria krijon strukturën speciale për ‘dekriminalizimin’

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Prokuroria njoftoi të mërkurën nëpërmjet një deklarate se Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka firmosur një urdhër për krijimin e një strukture të posaçme për verifikimin e integritetit të zyrtarëve publikë, në zbatim të ligjit të njohur ndryshe edhe si ligji i ‘dekriminalizimit.’

Kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Kryeprokurori, Adriatik Llalla dhe Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu | Foto nga : Malton Dibra/LSA

“Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Kreu VII i Vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr.17 datë 04.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015…”, përcakton organin e Prokurorisë si institucioni përgjegjës për verifikimin e integritetit të zyrtarëve në të gjithë administratën publike,” tha Prokuroria në njoftim për shtyp.

“Bazuar në aktet ligjore të mësipërme, Prokurori i Përgjithshëm urdhëron krijimin e Sektorit të Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, i cili do të përbëhet nga 2 prokurorë, 3 oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist i Teknologjisë së Informacionit,” organi i akuzës shtoi.

Ligji për “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur ndryshe si ligji i dekriminalizimit u miratua më 17 dhjetor në Kuvend, edhe falë presionit të organizmave ndërkombëtare.

Që të bëhej i zbatueshëm, ligji kërkonte plotësimin deri më 6 mars me aktet nënligjore dhe formularin e vetëdeklarimit-afat që u respektua falë marrëveshjes së arritur me vështirësi nga palët e përfshira në proces.

Dy ditë përpara skadimit të afatit të parashikuar në ligj parlamenti aprovoi me konsensus aktet nënligjore për ligjin e ‘dekriminalizimit,’ pas negociatave intensive midis përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Miratimi me konsensus i akteve nënligjore dhe formularit të vetëdeklarimit erdhi pas negociatave mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike, të cilat zgjatën më shumë se 48 orë në Kryesinë e Kuvendit.

Në zbatimin të ligjit Prokurori i Përgjithshëm Llalla ka urdhëruar krijimin e rregjistrit të kërkesave për verifikim të integritetit të zyrtarëve publkë si dhe krijimin e regjistrit për formularët e vetdeklarimit.

Gjithashtu urdhëri i Prokurorit mundëson krijimin e një sistemi elektronik për regjistrimin, ruajtjen dhe dokumentimin e kërkesave për verifikim, të dhënave, akteve apo fakteve të administruara, rezultatet e verifikimit dhe  të dhënave të grumbulluara si pjese procesit të verifikimit të së kaluarës së dyshuar kriminale të zyrtarëve publik.

Etiketa: AdriatikAdriatik LlalladeputetDibraGjyqKrijonKuvendLigjLigji i dekriminalizimitPartisë DemokratikePartisë SocialisteprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriashqipverifikim
Tjetri
Altruizmi ekstrem

Altruizmi ekstrem

photo 2026 06 27 22 19 00

Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund

15:57 | 28/06/2026
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Durrësi në kërkim të një projekti bashkëjetese mes shkollës dhe sitit arkeologjik

07:43 | 28/06/2026
Katastrofa e pafundme e Gazës

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

07:33 | 28/06/2026
shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.