AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Altruizmi ekstrem

Peter SingerngaPeter Singer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një gjest human i një turisteje gjatë një vizite në Shëngjergj, Tiranë. nëntor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në një kohë kur miliona njerëz kanë nevojë për ndihmën e atyre që kanë krijuar një jetë më të rehatshme (si në rastin e migrantëve që po i largohen luftës drejt Europës), duhet hequr dorë nga besimi fals se altruizmi nuk është edhe aq i rëndësishëm. Luksi i dikujt mund të jetë kafshata e domosdoshme e një tjetri.

Një gjest human i një turisteje gjatë një vizite në Shëngjergj, Tiranë. nëntor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një gjest human i një turisteje gjatë një vizite në Shëngjergj, Tiranë. nëntor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Më shumë se 40 vite më parë në një ese të titulluar “Uria, Begatia dhe Moraliteti”, i ftova lexuesit të imagjinonin se po ecnin krah një pellgu të cekët dhe shihnin një fëmijë të vogël që kishte rënë në të dhe dukej se po mbytej. Ju mund ta shpëtonit lehtësisht fëmijën, por këpucët tuaja të reja dhe të shtrenjta do të shkatërroheshin. A do të ishte e gabuar të shpërfillnit fëmijën dhe të vazhdonit të ecnit?

Kur e pyes audiencën për këtë gjë, ata zakonisht ngrenë unanimisht duart për të thënë se do të ishte gabim të vinin më parë këpucët. Më pas i them se duke dhuruar në një bamirësi që mbron fëmijët në vendet në zhvillim nga malaria, diarreja, fruthi apo kequshqimi, ne mund të shpëtojmë jetën e një fëmije.

Është një argument i thjeshtë, derisa të kuptojmë se kemi mundësinë të shpëtojmë një fëmijë duke dhuruar te një shoqatë efektive bamirësie, ne kemi mundësinë të shpëtojmë një tjetër dhe një tjetër dhe një tjetër. Duhet të ndalojmë së bleri lukse për të shpëtuar një jetë tjetër duke dhënë derisa të mos varfërohemi vetë më shumë nga ata që po ndihmojmë?

Shembulli im i kursimit të fëmijës që po mbytet jehon në titullin e librit të fundit të Larissa MacFarquhar, “Të panjohur që po mbyten”. Thelbi i librit është një seri profilesh njerëzish që jetojnë sipas një standardi të lartë moral. Ia vlen të shikohen disa nga profilet njerëzore që MacFarquhar portretizon në librin e saj.

Qysh fëmijë, Julia Ëise ndjeu se nëse çdo person është njëlloj i vlefshëm, ajo nuk duhej të kujdesej më shumë për mirëqenien e saj sesa të kujtdo tjetër. Nëse dikush mund të përfitonte më shumë nga paratë me të cilat Julia blinte akullore, do të ishte më mirë që t’ia jepte paratë atij personi. Julia filloi t’i jepte kursimet e saj te shoqata bamirësie si Oxfam. Kur ajo ra në dashuri me Jeff Kaufman, ata ranë dakord se do të dhuronin një pjesë të madhe të fitimeve të tyre – aktualisht gjysmën e të ardhurave. (Blogje të ditura te www.givinggladly.com.)

Kimberly Brown-Whale ishte një priftëreshë protestante në një kishë në Eseks, Merilend, kur ajo pa një lajm rreth një të reje që kishte nevojë për transplanto veshke. Pa e menduar fare ajo telefonoi për të ofruar një nga veshkat e saj. Megjithëse rezultoi se nuk përputhej për vajzën e re, një infermiere e pyeti nëse donte t’ia dhuronte dikujt tjetër. Ajo ra dakord dhe iu bashkua një numri gjithnjë e më të lartë njerëzish që i dhurojnë veshkat të panjohurve.  (Njoh dikë që u nxit ta bëjë këtë prej një diskutimi në klasën e filozofisë për “Uri, Begati dhe Moralitet”).

Një natë me shi, Baba Amte, djali i një pronari të pasur tokash në Indi, takoi një lebroz që po vdiste. Baba e kapërceu neverinë e fillimit dhe frikën e zënies së sëmundjes dhe e strehoi lebrozin nga shiu. Eksperienca qëndroi me të dhe e nxiti të themelonte një koloni për lebrozët. Brenda disa vitesh, disa mijëra lebrozë dhe njerëz të tjerë me aftësi të kufizuara po jetonin një komunitet lulëzues. Pasi Baba vdiq, djemtë e tij e vazhduan punën për të.

Sue Hoag ishte 12 vjeç kur lexoi një libër rreth një familje që birësoi disa fëmijë në nevojë dhe që atëherë ajo donte të bënte të njëjtën gjë. Më pas u njoh dhe u martua me Hector Badeau, ata vendosën të kishin dy fëmijë të vetët dhe të birësonin dy të tjerë. E bënë këtë, por nuk e shpërfillën faktin se të tjerë fëmijë kishin nevojë për një shtëpi – fëmijë që ndoshta nuk do të birësoheshin për shkak të një aftësie të kufizuar, racës, moshës apo historisë së dhunës. Hoag dhe Badeau nuk ishin aspak të pasur, por ata përfunduan me një familje prej 20 fëmijësh të adoptuar dhe dy fëmijë biologjikë.

MacFarquhar i ndërthur këto profile me diskutime të sjelljes së altruizmit  të shprehura ndër të tjera edhe nga Bernard Mandeville, Adam Smith, Immanuel Kant, Charls Darvin dhe Sigmund Freud. Shumë prej këtyre mendimtarëve ishin kundër altruizmit dhe madje mohuan ekzistencën e tij. Kur MacFarquhar i tha miqve të saj se po shkruante një libër për “mirëbërësit”, ajo zbuloi se  ata u vunë në siklet nga ideja se disa njerëz jo vetëm nuk japin, por jetojnë sipas parimeve morale jashtëzakonisht kërkuese. MacFarquhar zbuloi misterin e armiqësisë – përse disa njerëz thjesht nuk i admirojnë ata që bëjnë mirë për të tjerë, por i shpërfillin ata si “të çuditshëm”?

Përgjigjja mund të jetë se edhe neve ndihemi të detyruar të jetojmë në mënyrë më etike dhe njerëzit e përshkruar te “Të panjohur që po mbyten” janë një kërcënim për qasjen tonë të jetës. Nëse ata mund të jetojnë me standarde më të larta morale, këtë mund ta bëjmë edhe ne. Nëse ne mund të besojmë se të gjithë altruistët janë hipokritë, ne mund të mos ndihemi aq keq; por “Të panjohur që po mbyten” tregon se kjo besëtytni është false.

Ka njerëz që ia përkushtojnë jetën të tjerëve, pa u shpërblyer me gjë tjetër veç idesë që po i ndihmojë të tjerët dhe po veprojnë sipas vlerave të tyre. Shumë prej tyre e shohin jetën e tyre mjaft të shpërblyer dhe të përmbushur. Por jo nuk është arsyeja përse ata ndihmojnë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Extreme Altruism

Etiketa: Adam SmithBIRNDhunëFamiljeIndiIvana DervishikomunitetLIBMjaftProject SyndicatePunëSHSHIUzhvillim
Tjetri
Italia do të ndihmojë Shqipërinë për ndalimin e fluksit të refugjatëve

Refugjatët, debat teorik dhe i pabazë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.