AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shqiptarët zemërohen nga bunkeri i ri në qendër të Tiranës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Foto kortezi: Xhabyni

Vendimi misterioz për të ndërtuar një bunker të ri në Tiranë shkakton aludime se qeveria e majtë ka nostalgji për ish-diktatorin e Shqipërisë.

Bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Foto kortezi: Xhabyni
Bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Foto kortezi: Xhabyni

Dhjetëramijëra bunkerë të kohës së Komunizmit gjenden aktualisht në çdo cep të Shqipërisë – një trashëgimi e frikës paranojake të diktatorit Enver Hoxha nga një sulm nga jashtë. Por tani, një bunker i ri po ndërtohet në qendër të Tiranës, me urdhër te qeverisë së majtë të kryeministrit Edi Rama.

Opozita e qendrës së djathtë është kaq e zemëruar për atë që e sheh si nostalgji të epokës komuniste sa protestuesit e saj tentuan ta shkatërrojnë me forcë bunkerin përgjatë ditëve të fundit.

Vëzhguesit ndërkohë po vrasin mendjen se çfarë kuptimi ka ky bunker i ri.

Bunkeri po ndërtohet pranë Ministrisë së Brendshme, ku qeveria më herët këtë vit nisi një projekt rigjallërimi urban me synimin e rishtrimit të rrugës dhe krijimit të një zone këmbësorësh.

Por plani i projektit nuk është bërë i disponueshëm për publikun dhe askush nuk e di se çfarë nënkupton ndërtimi i bunkerit. Qeveria nuk ka dhënë shpjegime se çfarë po bën dhe as nuk ka treguar se kush e konceptoi apo dizenjoi bunkerin.

Në mënyrë të pashmangshme, disa e shohin ndërtimin e bunkerit si pjesë e një tendece më të gjerë drejt rilindjes së kultit të Enver Hoxhës, diktatorit stalinist i cili e sundoi Shqipërinë me grusht të hekurt nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Protestuesit e organizuar nga Partia Demokratike të premten e kaluar shkuan pranë bunkerit dhe u përpoqën ta shembnin. Ata akuzuan qeverinë se po tregohet e pandjeshme ndaj vuajtjeve të dhjetëramijëra shqiptarëve në kohën e komunizmit, një këndvështrim i ndarë jo vetëm nga protestuesit.

Të shtunën, dhjetëra oficerë policie u vendosën përreth bunkerit për ta mbrojtur atë nga zemërimi i protestuesve, disa prej të cilëve u arrestuan apo u thirrën më pas në komisariat.

Udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri thirrje për më shumë protesta kundër bunkerit dhe kërcënoi me akte të mosbindjes civile.

Ndërsa disa artistë apo të tjerë i kanë konvertuar ish bunkerët në objekte me përdorime të tjera, shumica e shqiptarëve i shohin ato si simbole të një epoke të shëmtuar të cilën dëshirojnë ta harrojnë.

Bunkerët shfaqen shpesh në letërsinë dhe kinematografinë shqiptare. Dy romane nga shkrimtari Ismail Kadare, Piramida dhe Muri i Madh, janë alegori për vendimin e qeverisë komuniste për ndërtimin e bunkerëve dhe argumentohet se synimi i vërtetë për ndërtimin e tyre qe që populli të mbahej me punë të lodhshme, sido që të pafrytëshme, në mënyrë që të ishte i bindur ndaj pushtetit.

Duke e cilësuar vendimin për ndërtimin e bunkerit një “mentalitet bunkeri”, artisti dhe blogeri Vincent van Gerven Oei, një holandez që jeton në Tiranë, e titulloi bunkerin e ri një formë të “agresionit arkitekturor” dhe vuri në pikëpyetje logjikën e ndërtimit.

“Duhet të shtrohet si çështje nëse një qeveri duhet të lejohet apo jo të bëjë këto lloj ndërhyrjesh në hapësirën publike pa dijeninë apo miratimin e bashkisë, vetëm pak metra larg shumë monumenteve kulturore, përmes një “vendimi” të Këshillit të Ministrave për të cilin nuk dihet asgjë,” shkroi ai në blogun e tij të fundit.

“Nëse kjo është se si organizohet hapësira publike – pothuajse e diktuar – ne me të vërtetë nuk jemi shumë larg nga format e politikës që duket se kanë fituar terren në të gjithë rajonin,” shtoi ai.

Shqipëria filloi të ndërtojë fortifikime ushtarake të pafundme në të gjithë vendin në vitet 1960 dhe 1970 me synimin e deklaruar të ndalimit të një sulmi parallel nga NATO dhe nga Traktati i Varshavës. Në realitet, asnjëra nga aleancat nuk pati në plan të sulmonte.

Bunkerët janë pjesa më e dukshme e këtyre fortifikimeve dhe tërheqin shumë vëmendjen e të huajve, ndonëse jo të shqiptarëve.

Nëntorin e kaluar, qeveria hapi një muze në një kompleks nëntokësor zyrash në periferi të Tiranës të quajtur BunkArt.

Dikush e quajti atë “një muze ilegal për Enver Hoxhën,” megjithëse debati i shkaktuar nuk i ndaloi mijëra njerëz nga vizitimi i muzeut, duke sugjeruar se ka ende shumë interes për mbetjet e kohës së Komunizmit.

Qeveria shkaktoi debate të mëtejshme kur përuroi punimet për një muze në ish ndërtesën e frikshme të policisë sekrete të kohës së komunizmit Sigurimi.

Posterët e qeverisë të vendosur në murin e jashtëm iu referuan ndërtesës së frikshme si “bukuroshe e fjetur që priste një puthje për t’u zgjuar.”

Përdorimi i metaforës nga bota e përrallave shkaktoi tronditje dhe qeveria u akuzua se po “romantizonte vuajtjet e kohës së komunizmit”. Ndërtesa e njohur me emrin në kod “Gjethi” qe zyrtarisht një bazë sekrete deri sa u deklasifikua si e tillë me vendim qeverie vitin e kaluar, por megjithëse sekret, ajo njihej nga të gjithë banorët e kryeqytetit si një mjedis torturash. Disa i referoheshin asaj si vendi i “drurit pa kufi”.

Posterët e qeverisë theksojnë ndërkohë përdorimin e ndërtesës gjatë Luftës së Dytë Botërore si zyrë e Gestapos. Disa zyrtarë kanë lënë të kuptohet se muzeu do të fokusohet vetëm te teknologjia e përgjimit e përdorur gjatë kohës së komunizmit.

Shumë vende në Europën Lindje kanë një farë magjepsjeje ndaj regjimeve të vjetra komuniste dhe kanë hapur muzeume për atë kohë.

Problemi është, gjithsesi, se Shqipëria nuk ka pasur kurrë procese të rregullta gjyqësore për t’u përballur me krimet e kryera në atë kohë.

Ndërkohë, nostalgjikët e Hoxhës janë rishfaqur më shumë gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht gjatë ceremonive të ndryshme përkujtimore të organizuara nga qeveria për ngjarje të Luftës së Dytë Botërore.

Një sherr u shfaq pas një feste të organizuar më 16 shtator për shkak se një pankartë me Enver Hoxhën u shfaq në Pezë nga kryebashkiaku i ri i majtë i Tiranës Erjon Veliaj, në përkujtim të Konferencës së Pezës, një takim i udhëheqësve të rezistencës së udhëhequr nga komunistët në Luftën e Dytë Botërore.

Kur Partia Demokratike protestoi, Veliaj e distancoi veten nga fotografia duke thënë se ajo nuk qe pjesë e ceremonisë së organizuar nga bashkia.

Forcat policore po përballen me protestuesit e opozitës për shkak të një bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës më 21 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Forcat policore po përballen me protestuesit e opozitës për shkak të një bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës më 21 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Forcat policore po përballen me protestuesit e opozitës për shkak të një bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës më 21 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Forcat policore po përballen me protestuesit e opozitës për shkak të një bunkeri që po ndërtohet në qendër të Tiranës më 21 shtator 2015. Foto: Gent Shkullaku/LSA
Ish qendra e spiunimit e Sigurimit prezantohet nga qeveria përmes metaforës së “bukuroshes së fjetur.” Foto kortezi: Elvis Plaku
Ish qendra e spiunimit e Sigurimit prezantohet nga qeveria përmes metaforës së “bukuroshes së fjetur.” Foto kortezi: Elvis Plaku
Nostalgjikët e komunizmit ekspozuan një foto të Enver Hoxhës gjatë Festës së Pezës, të organizuar nga Bashkia e Tiranës më 16 shtator 2015. Foto: Facebook
Nostalgjikët e komunizmit ekspozuan një foto të Enver Hoxhës gjatë Festës së Pezës, të organizuar nga Bashkia e Tiranës më 16 shtator 2015. Foto: Facebook
Maska e Vdekjes e diktatorit stalinist shqiptar Enver Hoxha është ekspozuar në një instalacion në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës nga artisti Ardian Isufi më 17 shtator 2015. Isufi i tha gazetës Panorama se instalacioni i tij i quajtur “Antihomazh” synonte të kapte reagimet e njerëzve të vendosur përballë një artefakti të tillë. Foto: Malton Dibra/LSA
Maska e Vdekjes e diktatorit stalinist shqiptar Enver Hoxha është ekspozuar në një instalacion në Muzeun Historik Kombëtar në qendër të Tiranës nga artisti Ardian Isufi më 17 shtator 2015. Isufi i tha gazetës Panorama se instalacioni i tij i quajtur “Antihomazh” synonte të kapte reagimet e njerëzve të vendosur përballë një artefakti të tillë. Foto: Malton Dibra/LSA
Kryeministri Edi Rama është duke folur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Alexander A. Arvizu më 22 nëntor 2015 në mjediset e një ish bunkeri në periferi të Tiranës, bunker që u transformua nga qeveria në një muzeum mbi të shkuarën komuniste por që u kritikua si një “muze ilegal për diktatorin Enver Hoxha”. (AP Photo/Hektor Pustina)
Kryeministri Edi Rama është duke folur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Alexander A. Arvizu më 22 nëntor 2015 në mjediset e një ish bunkeri në periferi të Tiranës, bunker që u transformua nga qeveria në një muzeum mbi të shkuarën komuniste por që u kritikua si një “muze ilegal për diktatorin Enver Hoxha”. (AP Photo/Hektor Pustina)
Etiketa: BanorëBashaBashkiaBunkartdebateDibraEdi RamaEnver HoxhaErjon VeliajFacebookGjyqKryeministri Edi RamaKufiLulzim BashaMaskaMjedisMuzeuNATOOpozitaPanoramaPartiaPartia DemokratikeProtestaQeveriaRamasekretSHSHBAshqipShqipëriashqiptareshtatorSigurimiSulmThirrëTiranëVendimVendimiVëzhguesit
Tjetri
Rrethi i akuzave për kontratat e CEZ zgjerohet me kompani të tjera

Ish-kryeministri Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.