AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Ish-kryeministri Berisha kërkon hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)

Berisha e cilësoi skandalin e CEZ Shpërndarje si “më të madhin e këtyre viteve” dhe kërkoi hetim ndërkombëtar për zbardhjen e plotë të akuzave për kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)
Ish-kryeministri Berisha, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Meta. Foto:LSA (Arkiv)

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar për aferën e CEZ Shpërndarje, duke e cilësuar atë “më të madhen e ndodhur në këto viteve”. Në fjalën e mbajtur të enjten në Parlament, Berisha kërkoi edhe hetimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili akuzohet se qëndron pas marrëveshjes së firmosur mes CEZ dhe kompanisë së mbledhjes së borxheve, Debt International Advisory, DIA, e drejtuar nga Kastriot Ismailaj.

“Shqipëria sundohet nga banditizmi.. ka shpërthyer afera më e madhe e këtyre viteve, ajo e CEZ. Kërkoj hetim ndërkombëtar për këtë çështje,” tha ish-kryeministri Berisha.

Duke iu referuar dëshmisë së ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek, Berisha akuzoi Metën se ka negociuar për Kastriot Ismailajn, i cili është arrestuar nga prokuroria për pastrim parash dhe mashtrim. Berisha denoncoi gjithashtu edhe kërcënimin e dëshmitarit të mbrojtur të kësaj çështjeje.

Kontrata mes CEZ Shpërndarje dhe DIA, e cila po hetohet nga Prokuroria si skemë mashtrimi me dëm 4.5 milionë euro u negociua në vitin 2009, kohë kur Meta mbante postin e ministrit të Jashtëm dhe Berisha ishte në krye të ekzekutivit. Por çështja u rikthye në qendër të debatit publik, pas tre investigimeve të publikuara nga BIRN mbi këtë aferë.

Duke iu referuar një raporti që zyra ligjore e OSHEE, Clifford Chance ka dorëzuar në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, dëshmisë së ish-shefit të CEZ, Jozef Hejsek dhe intervistave me ekspertë, BIRN argumetoi se CEZ Shpërndarje kontraktoi kompaninë e Kastriot Ismailajt, me gjasë për të ndikuar politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë.

Ish-shefi i CEZ, Hejsek dëshmoi se kontrata me Ismailajn ishte firmosur, pasi ai u prezantua nga ambasadori shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi si “njeri i besuar” i Metës dhe aleat i ish-kryeministrit Berisha.

Sipas dokumenteve, CEZ Shpërndarje i pagoi DIA-s së Ismailajt 4.5 milionë euro për një raport të rremë për mbledhjen e borxheve dhe punë të tjera të pakryera. Sipas zyrës ligjore që mbron interesat e OSHEE-së në arbitrazh, një pjesë e këtyre parave shkruan në xhepat e politikanëve të rëndësishëm dhe zyrtarëve të ERE.

“Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” shkruan Clifford Chance.

Meta i ka mohuar akuzat, duke deklaruar në parlament se “Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra”.

Sipas Clifford Chance, përpara se marrëdhënia midis CEZ Shpërndarje dhe Ismailajt të prishej në vjeshtën e 2011, biznesmeni shqiptar arriti të influencojë të paktën një vendim të dyshimtë të Entit Rregullator të Energjisë.

Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ shpërndarje, në tre pagesa prej 485,000 euro për raportin fals të identifikimit të debitorëve. Vendimi i marrë nga ERE në dhjetor të vitit 2010 ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lek në 1.48 lek.

“Dëmi i shkaktuar në kompaninë shtetërore dhe të subvencionuar KESH nga ky vendim arbitrar vlerësohet në më shumë se 30 milionë dollarë,” argumenton Clifford Chance.

Etiketa: ArbitrazhBIRNCEZCEZ ShpërndarjeDebt International AdvisoryEREEuroGjykatëHetimIlir MetaKESHKorrupsionmashtrimMetaOSHEEpaktparlamentPastrim parashProkuroriaRamaraportRaportiSali BerishashqipShqipëriaVendimVendimi
Tjetri
Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.