Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor !

Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
11:09 | 24/09/2015
Në Artikull kryesor !, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

Ilir Meta. Foto: LSI

Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Parlamentit deklaroi sot se mendon se një hetim me prokurorë të huaj mund të zbardhë skandalin për të cilin është në qendër të akuzave për marrje ryshfeti.

Ilir Meta. Foto: LSI
Ilir Meta. Foto: LSI

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta deklaroi se parapëlqen një hetim me prokurorë të huaj për skandalin e CEZ për shkak se besueshmëria te prokuroria shqiptare është “e lëkundur”. Duke folur para kamerave, Meta propozoi që krerët e partive politike të mbështesin idenë e krijimit të një “juridiksioni të veçantë” me prokurorë amerikanë për të ndihmuar në hetim.

“Personalisht mbështes fuqimisht idenë e një hetimi të paanshëm, të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ-it, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë e deri më sot. Madje, do ta konkretizoja akoma më tej këtë ide duke i ftuar të gjithë kryetarët e partive parlamentare t’i kërkojmë në mënyrë të veçantë SHBA-ve të jenë të angazhuara në zbardhjen e kësaj çështje dhe të krijojmë një juridiksion të veçantë me prokuror amerikan, për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të saj, e cila pretendohet se i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur, janë akuzuar mjaft figura politike dhe qeveritare,” deklaroi Meta sot.

Meta është person i përfolur si politikan përfitues ryshfeti nga zyra avokatore Clifford Chance, përmes kompanisë DIA, pronari i së cilës Kastriot Ismailaj është aktualisht nën hetim në Shqipëri.

Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015, DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011 si pjesë e një skeme të organizuar nga drejtori çek i CEZ Shpërndarje Josef Hejsek për të shpërndarë ryshfet për zyrtarë të ndryshëm shqiptarë me synimin për të përfituar kushte të favorshme për punët e kësaj kompanie në dëm të konsumatorëve shqiptarë nën alibinë e një kontrate që formalisht synonte të mblidhte borxhet e këqija që konsumatorët kishin ndaj CEZ.

Skandali u zbulua pas Ismailaj ngriti padi ndaj CEZ në një gjykatë arbitrazhi në të cilën kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim dhe qeveria shqiptare filloi të përgatitet për përballje të mundshme në arbitrazh. Si pjesë e përgatitjeve, studio ligjore Clifford Chance mblodhi dëshmi dhe dokumente për të vërtetuar se kontrata mes CEZ dhe DIA qe korruptive dhe rrjedhimisht, pretendimet e DIA për prishje të njëanshme të kontratës nga ana e CEZ nuk qëndrojnë. (Për të lexuar investigimin e plotë të BIRN mbi aferën CEZ-DIA kliko këtu).

“Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin…politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion…si dhe një zyrtar i ERE,” shkruan Clifford Chance në ankimimin e saj në gjykatë.

Dokumenti i Clifford Chance u publikua fillimisht nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN më 3 shtator 2015 dhe shkaktoi reagimet politike aktuale. (Për të lexuar investigimin e plotë kliko këtu).

Pas publikimit të investigimit të BIRN, kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës ndërsa ish kryeministri Sali Berisha kërkoi hetim ndërkombëtar.

Më 8 shtator, BIRN publikoi një investigim të dytë, që bazohej në dëshminë që ish drejtori i CEZ Jozef Hejsek i dha Clifford Chance, në të cilën ai thoshte se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta akuzohet se rekomandoi Kastriot Ismailajn si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje; kontratë që i kushtoi 4.5 milionë euro kompanisë dhe është nën hetim si skemë mashtrimi nga prokuroria shqiptare. (Për të lexuar investigimin e BIRN mbi dëshminë e Hejsek kliko këtu.)

Gjigandi çek i energjisë elektrike CEZ privatizoi kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, në vitin 2009. Hetime të mëparshme të BIRN kanë zbuluar se si CEZ përdori financat e veta për të korruptuar zyrtarë të ndryshëm të shtetit shqiptar si dhe për t’i mbyllur gojën medias.

Mosmarrëveshjet mes CEZ dhe qeverisë shqiptare arritën kulmin në vitin 2013, kur Shqipëria i hoqi licencën e operimit CEZ duke rimarrë kontrollin e kompanisë. CEZ iu drejtua arbitrazhit ndërkombëtar duke kërkuar dëmshpërblim nga Shqipëria. Pas negociatave të shumta, Shqipëria pranoi të paguajë 100 milionë euro në këmbim të pronësisë së CEZ Shpërndarje. Kontrata e zgjidhjes së mosmarrëveshjes e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë ofroi njëkohësisht amnisti ndaj hetimeve të mundshme penale ndaj zyrtarëve të CEZ Shpërndarje.

Kompania që mbron interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh shkruan në raportin e vet se “skema e Ismailajt mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri”.

Tjetri
Mosmarrëveshjet për refugjatët përshkallëzohen në luftë tregtare mes Serbisë dhe Kroacisë

Mosmarrëveshjet për refugjatët përshkallëzohen në luftë tregtare mes Serbisë dhe Kroacisë

Më të lexuarat

Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

17:47 | 31/03/2023
Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

Meta refuzon dorëheqjen, kërkon hetim “amerikan” për skandalin CEZ

11:09 | 24/09/2015
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

15:12 | 30/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.