AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Mosmarrëveshjet për refugjatët përshkallëzohen në luftë tregtare mes Serbisë dhe Kroacisë

Igor JovanovicngaIgor Jovanovic
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamionistët po presin në zonën neutrale në pikën kufitare Batrovci mes Serbisë dhe Kroacisë më 24 shtator 2015. Tensionet janë rritur mes dy vendeve për shkak të krizës së refugjatëve që po kalojnë në Ballkan në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Kroacia dhe Serbia mbyllën kufijtë e tyre për trafikun e ndërsjelltë të mallrave ndërsa mosmarrëveshjet mbi fluksin e stërmadh të refugjatëve u përshkallëzuan më tej.

Kamionistët po presin në zonën neutrale në pikën kufitare Batrovci mes Serbisë dhe Kroacisë më 24 shtator 2015. Tensionet janë rritur mes dy vendeve për shkak të krizës së refugjatëve që po kalojnë në Ballkan në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Kamionistët po presin në zonën neutrale në pikën kufitare Batrovci mes Serbisë dhe Kroacisë më 24 shtator 2015. Tensionet janë rritur mes dy vendeve për shkak të krizës së refugjatëve që po kalojnë në Ballkan në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Serbia dhe Kroacia mbyllën paralelisht kufijtë e njëra-tjetrës ndaj trafikut të mallrave dhe në disa raste, edhe të trafikut të njerëzve ndërsa të dy vendet hodhën akuza të ndërsjellta mbi fluksin e refugjatëve. Pasi Kroacia mbylli kalimet kufitare me Serbinë javën e kaluar, autoritetet e Serbisë vendosën në kundërbllokadë mesnatën e të mërkurës për mallrat që vinin nga Kroacia.

Nebojsa Stefanovic, ministri i brendshëm i Serbisë tha se kamionët me targa kroate apo automjetet që mbartnin mallra kroate nuk mund të hyjnë në Serbi.

Trafiku i pasagjerëve nga Kroacia do të lejohet si normalisht, shtoi Stefanovic.

“Ne nuk jemi të lumtur mbi gjithë këto masa që po vendosim për të mbrojtur interesin tonë kombëtar… Ajo që Serbia dëshiron është respektimi i vlerave europiane dhe kufijtë e hapur,” tha Stefanovic në pikën kufitare Batrovci mes Serbisë dhe Kroacisë.

Kroacia u përgjigj pas kësaj duke mbyllur kufijtë e vet ndaj automjeteve serbe, si të mallrave ashtu edhe të njerëzve.

E përditshmja kroate Vecernji list citoi ministrin e brendshëm të Kroacisë Ranko Ostojic duke thënë se kufijtë me Serbinë do të mbeten të mbyllur për të gjitha automjetet me targa serbe deri sa Serbia të rifillojë të dërgojë refugjatët sërish drejt Hungarisë.

Ministri i Drejtësisë në Serbi Nikola Selakovic tha se Kroacia e ka dhunuar idenë e lirisë së lëvizjes. Kroacia është përballur me një fluks të lartë refugjatësh që vijnë nga Serbia që nga java e kaluar, kur Hungaria mbylli kufijtë e vet me Serbinë.

Pas kësaj Kroacia e mbylli kufirin me Serbinë, gjë që alarmoi zyrtarët serbë të cilët thanë se ekonomia e tyre mund të vuajë dëme të mëdha në rast se bllokada vijonte.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic i ka shkruajtur zyrtarëve europianë se Kroacia, si vend anëtar i BE-së, ka shkelur Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit të Serbisë me Bashkimin Europian me mbylljen e kufijve për transportin e mallrave.

Vucic i tha B92 në Serbi se ai nuk mund të ndalonte nënshtetasit kroatë nga hyrja në Serbi por se bllokada për mallrat do të vijonte. Ai tha se qe e papranueshme që Kroacia po ndalonte njerëzit me pasaportë serbe të hynin në këtë vend.

Refugjatët po presin në një varrezë serbe në tokën neutrale në pikën kufitare Sid mes Serbisë dhe Kroacisë më 24 shtator 2015. Tensionet janë rritur mes dy vendeve për shkak të krizës së refugjatëve që po kalojnë në Ballkan në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Refugjatët po presin në një varrezë serbe në tokën neutrale në pikën kufitare Sid mes Serbisë dhe Kroacisë më 24 shtator 2015. Tensionet janë rritur mes dy vendeve për shkak të krizës së refugjatëve që po kalojnë në Ballkan në udhëtimin e tyre drejt Europës Perëndimore. (AP Photo/Darko Vojinovic)

“Ndaj masave ekonomike ne mund të përgjigjemi me masa ekonomike por ndaj çmendurisë nuk ke se si të përgjigjesh,” tha Vucic.

“Serbia nuk do t’i përgjigjet masave të çmendura. Ne mendojmë se ajo kohë – kur ti hipje në autobuz por ata të thoshin se nuk mund të vijosh udhëtimin – i përkasin të shkuarës,” tha ai.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanovic tha se ai do të informonte BE-në mbi vendimin e qeverisë serbe, të cilin ai e përshkroi si një reagim jonormal.

“Që të jemi të qartë, nuk do të ketë dhunë apo luftë… por kjo nuk është sjellje normale,: tha Milanovic.

Ai shtoi se Serbia ka vepruar sërish kundër dëshirave të BE-së duke vendosur kundërmasa me ndalimin e kalimit për mallrat kroate.

Gazeta kroate Vecernji list raportoi se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini ka folur me udhëheqësit kriatë dhe serbë dhe ka shprehur dëshirën që kufiri të rihapet.

Johannes Hahn, Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, i cili do të vizitojë Beogradin të premten, ka kërkuar që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtojnë problemet e shkaktuara nga fluksi i lartë i refugjatëve në mënyrë njerëzore.

“Nëse kufijtë mbyllen, nëse kamionët nuk lejohet të kalojnë, kjo ka një ndikim të menjëhershëm në situatën ekonomike në rajon,” tha Hahn në një deklaratë për shtyp të enjten.

Etiketa: AkuzaBallkanBEEkonomiagazetaKEKomisioneriKroaciaMasandikimrajonSerbiSerbiaSHshtatortargatrafiku
Tjetri
Kush e shkaktoi krizën e refugjatëve?

Kush e shkaktoi krizën e refugjatëve?

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.