AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Si mediat sociale në Shqipëri po rrezikojnë përgjegjshmërinë politike

Emiljano KaziajngaEmiljano Kaziaj
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto e postuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook me shënimin “Photo of the day”

Mediat sociale në Shqipëri po kthehen në një hapsirë të re manipulimi sepse askujt nuk i intereson e vërteta.

Foto e postuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook me shënimin "Photo of the day"
Foto e postuar nga Kryeministri Edi Rama në Facebook me shënimin “Photo of the day”

Mediat shqiptare gjithnjë e më tepër po përcjellin shkrime të marra copy-paste nga faqe të facebook-ut, twitter, apo instagram të lloj-lloj personave dhe institucioneve publike. Por nëse përdorimi i medias sociale do duhej të ishte një përparësi , pra mundësia që sjell më afër publikun me politikanin, konteksti ku përdoren dhe mënyra se si (keq)përdoren mediat sociale sot në Shqipëri ngre shqetësime serioze për pasojat që sjell për përgjegjshmërinë politike.

Një shembull që më bëri të mendoj për gjithë këtë ishte rasti i zhvillimeve për projektin e ri të bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e një parku argëtimi për fëmijë tek kodrat e liqenit. Rasti u kundërshtua nga aktivistë të mjedisit, të cilët kërkuan transparencë për çështjen. Bashkia iu përgjigj duke publikuar fotografi të parqeve në Holandë. Aktivistët e kundërshtuan duke shkuar dhe duke shkulur rrethimin e projektuar për ndërtim. Bashkia iu përgjigj me foto në median sociale të një serie aktivitetesh që ishin zhviluar në parkun e liqenit. Aktivistët vazhdonin kundërshtimin. Bashkia nxorri disa foto të tjera të parkut, si do të bëhej, i cili ndryshonte dukshëm nga fotografitë që postonin aktivistët. Bashkia u akuzua se kishte shtuar pemë me photoshop …dhe ende vazhdon e gjithë kjo ‘luftë’ imazhesh, deklaratash, premtimesh e kundërshtimesh më së shumti online, nëpërmjet medias sociale. Më pas përcillet copy- paste në dhjetëra media vizive, të shkruara dhe online në Shqipëri dhe Kosovë. Janë shumë të pakta shkrimet kritike që verifikojnë burimet apo vërtetësinë e deklaratave të Bashkisë apo pretendimeve të aktivistëve. Të gjitha mediat bëhen kështu përcjellëse zërash sa të njërës palë e të tjetrës, duke krijuar një kakofoni informacioni për këtë çështje. Publiku në fund mbetet si spektator i një dueli mes Bashkisë dhe kundërshtuesve të veprimeve të saj pa qënë në gjendje të krijojë një ide të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Dhe ky është vetëm një rast mes qindra lajmeve të së njëjtës natyrë që merren dhe përcillen pa asnjë përgjegjshmëri gazetareske dhe që nuk informojnë askënd. E vetmja gjë që bëjnë mirë është krijimi i iluzionit se ‘në këtë vend po punohet’, ‘filan politikan është kaq aktiv’, ‘filan iniciativë ishte kaq e suksesshme’ e kështu me rradhë.

Por hapësira online krijon mundësi të mëdha për manipulim, heqje, vënië, retushim fotografish, fshirje statusesh, dhe më e rëndësishmja synon drejt konsumit të shpejtë të informacionit dhe jo mendimit kritik. Për këta faktorë, është e vështirë për publikun të gjykojë apo kritikojë politikanët për veprimet a mosveprimet e tyre, sepse në morinë e informacionit të transmetuar, nuk ka kohë që të kuptojë rëndësinë apo vërtetësinë e këtyre veprimeve. Për më tepër, hapësira online është e kufizuar në ligjshmëri. Eshtë ë vështirë që dikush të mbahet përgjegjës për çka shkruan në facebook apo tëitter, edhe nëse paguhet me taksat e qytetarëve.

Por duket se kjo sjellje e mediave tashmë është kthyer në fenomen. Mbushja e kohës televizive, faqeve të gazetave apo ëeb-eve informative, me materiale copy-paste nga mediat sociale si burim informacioni, po kthehet në normë në mediat shqipfolëse. Madje me rastis të lexoj në shkrime të ndryshme, burime të cituara ‘kështu u shpreh filani i pyetur në facebook’. Media tradicionale po i largohet misionit të saj, atij të informimit të drejtë të publikut, investigimit të çështjeve me interes publik dhe ç’është më e rëndësishme, vënia përballë përgjegjësisë së aktorëve politikë. Në këtë kuptim ndikimi i medias sociale dhe mënyra se si po përdoret sot në Shqipëri është një rrezik serioz për përgjegjshmërinë politike. Media tradicionale mund të luaj një rol të madh në këtë mes, duke u bërë filtër mes politikanëve dhe publikut për t’i përcjellë mesazhet në mënyrë kritike. Po pse nuk ndodh kjo në Shqipëri? Për dy arsye madhore:

Së pari, është tashmë e ditur që mediat në Shqipëri (të çdo lloji) janë zgjatime të politikës. Ato mbrojnë interesa të një grupi të ngushtë njerëzish ku primarë janë politikanët. Si të tilla, medias në Shqipëri i interesojnë statuset apo çdo lloj informacioni që mund të marrin të gatshëm nga këta politikanë apo institucione dhe ta përcjellin si lajm, sepse kështu kursejnë burimet financiare dhe njerëzore por edhe iu kthejnë ‘qokat’ politikanëve për favorizimet e bizneseve të tyre. Së dyti, sepse me përhapjen e mediave sociale dhe gazetarëve iu është lehtësuar puna. Përballë kushteve të këqija të punës, pasigurisë dhe rrogave që iu vonohen me muaj, ata e kanë më të lehtë të ‘gjuajnë’ statuse facebook-u (mundësisht ulur në një bar në qendër të kryeqytetit) dhe t’i bëjnë lajme, sesa të shpenzojnë mund duke investiguar, verifikuar apo shkruar lajme. Në fund të fundit askujt nuk i intereson e vërteta.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaEdi RamaFacebookfotografigazetarInstagramKrijonKryeministri Edi RamalajmemanipulimMediaMediat socialeMjedisitMorinPunaPunëRamarrezikSHshqipShqipërishqiptareTaksatTiranëTwitter
Tjetri
Më pak se zero në Japoni

Më pak se zero në Japoni

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.