AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Ballkanit i duhet ndihma e BE për fluksin dramatik të migrantëve

Besar LikmetangaBesar Likmeta
12 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trpe Stojanovski, Drejtor i MARRI | Foto nga : Besar Likmeta

Trpe Stojanovski, drejtor i Migrimit, Azilit, Iniciativës Rajonale të Refugjatëve, shprehet për Balkan Insight se vendet e Ballkanit nuk mund të përballojnë dot numrin që po rritet shpejt të migrantëve nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme.

Trpe Stojanovski, Drejtor i MARRI | Foto nga : Besar Likmeta
Trpe Stojanovski, Drejtor i MARRI | Foto nga : Besar Likmeta

Pyetje: Si po i përgjigjen vendet e Ballkanit valës së migrantëve që kalojnë tranzit përmes rajonit me shpresën që të shkojnë në Europën Perëndimore?

Përgjigje: Nuk është një situatë normale për rajonin, për shkak se në vitet e fundit numri është shtuar në mënyrë dramatike. Më parë, bëhej fjalë për dhjetëra raste në vit në çdonjërin prej vendeve.

Tani numri është rritur me disa qindra, madje edhe mijëra, gjë që përbën një sfidë të madhe për vendet. Çështja kryesore është akomodimi i këtyre personave dhe ruajtja e standardeve të duhura gjatë qëndrimit të tyre në vendet e rajonit.

Problemi tjetër është financiar, për shkak se çdo person kushton para dhe vendet tona kanë burime të kufizuara. Është një lëvizje tërësisht e re, që kërkon infrastrukturë dhe burime shtesë për t’i qëndruar besnik të drejtave të njeriut dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll. Një sfidë tjetër është nevoja për bashkëpunim të mëtejshëm mes vendeve në rajon, që ka bërë pak progres, por ky progres ka qenë i kufizuar.

Ky nuk është një problem i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por një sfidë globale dhe si e tillë duhet të marrë një përgjigje globale. Është e rëndësishme që Bashkimi Europian dhe vendet fqinje të afrohen më shumë, të paktën për të vendosur një lloj standardi të përbashkët apo për hartimin e një strategjie për parandalimit dhe menaxhimin e situatës, që me siguri do të vazhdojë.

Pyetje: Po bën Greqia mjaftueshëm për të ndaluar kalimin e migrantëve në Maqedoni dhe Shqipëri? Ka pasur ankesa se po i bën bisht problemit.

Përgjigje: Pavarësisht se bie dakord me një deklaratë të tillë, kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit. Nuk e mbështes delegimin e problemit te fqinjët; pyetja është nëse mund të kërkojmë një zgjidhje të integruar rajonale dhe në këtë drejtim na duhet të pranojmë vështirësitë që Greqia po has. Nga ana gjeografike, Turqia dhe Greqia janë më të prekura nga dyndja e migrantëve.

Nga ana tjetër shqetësimi i autoriteteve maqedonase vjen për mungesë komunikimi institucional me autoritetet greke. Për fat të keq, Maqedonia nuk ka qendër të përbashkët kufiri me Greqinë, që ekziston me shtetet e tjera me të cilat kufizohet dhe që është shenjë e përfshirjes së vendeve në kërkimin e zgjidhjes.

Pyetje: Si po i përdor krimi i organizuar migrantët që përpiqen të mbërrijnë në Europën Perëndimore nëpërmjet Ballkanit Perëndimor?

Përgjigje: Është e vështirë të flasësh me numra konkretë. Megjithatë, fenomeni i migrimit është ngushtësisht i lidhur me krimin e organizuar, me trafikimin e qenieve njerëzore dhe madje me  migrantët kontrabandistë.  E vërteta është se kontrolli policor në rajon është shumë i dobishëm dhe e trajton këtë çështje si prioritet dhe pasojat për grupet kriminale kanë qenë të ashpra.

Në Maqedoni disa raste kanë përfunduar me dënime gjykatash, që mund të shërbejë si një  pengesë e dobishme. Nga ana tjetër, migrimi është një fenomen që vazhdon të rritet. Po ndodh në Lindjen e Largët, Azi, Afrikë dhe konteksti global na lë të kuptojmë se është një fenomen që nuk do të marrë fund.

Pyetje: Çfarë po bëjnë qeveritë në rajon për të rritur kapacitetet për akomodimin e migrantëve?

Përgjigje: Ky është një problem kompleks që nuk ka përgjigje të thjeshtë. Ka një numër gjithnjë e në rritje të azilkërkuesve, që po qëndrojnë vetëm përkohësisht në një rajon përgjatë rrugës për në destinacionin përfundimtar në Europën Perëndimore. Numri tejet i madh i migrantëve sfidon performancën e shteteve në menaxhimin e problemit në mënyrë të kënaqshme.

Nga ky këndvështrim, duke marrë parasysh numrat, është e pamundur të menaxhohet situata dhe në të njëjtën kohë të respektohen të drejtat e njeriut për këta persona. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshme se nuk mund ta zgjidhin situatën të vetme dhe kanë nevojë për një bashkëpunim më të mirë me vendet e Bashkimit Europian, bashkëpunim që duhet përmirësuar.

Pyetje: A po arrin situata me refugjatët në Ballkan një nivel kritik?

Përgjigje: Kjo varet nga këndi prej të cilit e sheh situatën. Shtetet në rajon po përballen me një situatë të re dramatike, që thith shumë kapacitete në buxhete dhe nuk mund ta menaxhojnë këtë çështje në mënyrë të kënaqshme për këdo.

Me zyra qendrore në Shkup, Iniciativa e Migrimit, Azilit dhe Refugjatëve Rajonal, MARRI, është një rrjet rajonal i formuar në vitin 2003 nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia me qëllimin të kontribuojë në lëvizjen e lirë dhe të rregullt të njerëzve në interes të sigurisë dhe prosperitetit.

Etiketa: AfrikaBallkanBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBosnjeGreqiaGrupet kriminalehasKontrollikrimiKrimi i organizuarKroaciaLindjaLindja e MesmeMaqedoniMaqedoniapaktParaprogresrajonSerbiaSHShkupshqipShqipëriShqipëriaTurqia
Tjetri
Fëmijët ushtarë të lënë mënjëanë nga shteti i Bosnjës

Fëmijët ushtarë të lënë mënjëanë nga shteti i Bosnjës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.