AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Shqiptarët kanë ndjenja të përziera për vizitën e papës

Belinda DibrangaBelinda Dibra
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Rama vizitoi Sheshin Nënë Tereza së fundmi për të inspektuar punimet

Edhe pse shumica e shqiptarëve e mirëpret vizitën e Papës Françesk,  disa prej tyre shprehin shqetësime për shpenzimet e mëdha të qeverisë për mikëpritjen e tij.

Kryeministri Rama vizitoi Sheshin Nënë Tereza së fundmi për të inspektuar punimet
Kryeministri Rama vizitoi Sheshin Nënë Tereza së fundmi për të inspektuar punimet

Papa Françesk pritet të mbajë një vizitë njëditore në Tiranë më 21 shtator – vizita e parë e Atit të Shenjtë në një vend Europian.

Vizita e papës pritet të tërheqë vëmendjen e medias botërore mbi Shqipërinë, dhe autoritetet shqiptare po shpenzojnë më  shumë se një milionë euro për të rehabilituar sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku papa pritet të mbajë recitimin e Angelus.

Fonde të tjera shtesë për përgatitjen e sheshit janë akorduar edhe nga bashkia e Tiranës.

“Projekti që po realizohet ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit,” tha ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, gjatë inspektimit të punimeve më 16 gusht.

“Një milionë dollarë është fondi për restaurimin e sheshit dhe muzeut, ndërsa rehabilitimi i shatërvanit do të realizohet me fondet e bashkisë,” shtoi ajo.

Vizita e papa Françeskut në Tiranë është vizita e dytë e një pape në Shqipëri, pas vizitës së papa Gjon Palit II më 25 prill, 1993.

Për gati gjysmë shekulli, nën regjimin brutal të diktatorit stalinist Enver Hoxha, Shqipëria qe vendi më i izoluar në Europë, i krahasueshëm sot me Korenë e Veriut.

Më 1967, Hoxha e deklaroi Shqipërinë vendi i parë ateist në botë, duke nisur një fushatë të re përndjekjeje kundër të gjitha religjioneve dhe në veçanti kundër Kishës Katolike, tradicionalisht e fuqishme në veri të vendit.

Sot, shumica e shqiptarëve janë muslimanë, ndërsa kishat ortodokse dhe katolike kanë ndjekës të shumtë.

Merita Shehu, mësuese e ciklit të ulët në Tiranë, mendon se kjo vizitë meriton të vlerësohet, pasi Shqipëria njihet prej kohësh për tolerancën fetare. Liza Kaceli, një qytetare nga Tirana, vlerëson faktin që papa ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë si vëndin e parë që do të vizitojë.

“Vendi ynë ishte i përzgjedhuri i parë nga vendet europiane dhe se kjo ka një domethënie të madhe për ne,” thotë ajo.

Jo të gjithë shqiptarët e vlerësojnë njëlloj vizitën e papës në Tiranë, madje disa prej tyre ankohen për shpenzimet e qeverisë në prag të vizitës së tij.

“Nuk më intereson. Për mua është njësoj,” that një studente në fakultetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Tiranës.

“Ndonjë lek të na sjelli nuk do ishte keq, si hallexhinj që jemi,”- shtoi ajo.

“Mikëpritja është virtyti që shqiptarin e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij, ndaj nuk diskutohet që nuk do të mungojë as tani”,- shprehet Adnan Kallushi, një tregar nga Tirana.

Por ai shton se për një vend me zhvillim ekonomik që lë për të dëshiruar, shpenzimet e kryera nga ana e qeverisë janë paksa të tepërta.

“Me pothuaj 160 milionë lekë të harxhuara për të rregulluar sheshin “Nënë Tereza”, qeveria mund të mbushte shumë boshllëqe të tjera më urgjente,” shtoi ai.

Etiketa: BashkiaEnver HoxhaEuroFondeKishëKumbaroMirela KumbaroQeveriaRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorstudenteTiranaTiranëvizitazhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Shqiptarët përballen me çmime më të larta të dritave

Shqiptarët përballen me çmime më të larta të dritave

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.