AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shqiptarët përballen me çmime më të larta të dritave

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri para gazetarëve më 3 shtator 2014. Foto: LSA

Burime brenda qeverisë i kanë thënë BIRN se nën presion nga FMN dhe Banka Botërore, Shqipëria do të rrisë çmimin e elektricitetit, një çështje publike sensitive në këtë vend të varfër të Ballkanit

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri para gazetarëve më 3 shtator 2014. Foto: LSA
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri para gazetarëve më 3 shtator 2014. Foto: LSA

Shqiptarët do të duhet të paguajnë një çmim më të lartë për faturat e tyre të energjisë elektrike si pasojë e presionit në rritje mbi qeverinë nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“FMN kërkon [rritje] për shkak se nuk beson se qeveria është në gjendje të ulë vjedhjet [e energjisë] në mënyrë të mjaftueshme,” tha një zyrtar me dijeni mbi bisedimet mes qeverisë dhe misionit të FMN-së për BIRN në kushtet e anonimatit për shkak se nuk qe i autorizuar të flasë.

I njëjti burim konfirmoi se rritja e çmimit nuk do të shënjestrojë vetëm bizneset, por tarifa më të larta edhe për konsumatorin janë gjithashtu të pashmangshme.

Rritja e çmimit të energjisë ka qenë debatuar gjerësisht në median vendëse që nga viti i kaluar, kur qeveria pranoi një program ndihme të FMN-së, i cili synon të ulë borxhin publik në këmbim të kredive me interesa të ulëta nga FMN-ja dhe Banka Botërore.

Sipas programit me fondin, Shqipëria pritet të marrë 330 milionë euro nga FMN ndërsa Banka Botërore do të sigurojë 300 milionë euro të tjera në projekte të ndryshme.

Në këmbim të këtyre fondeve, qeveria është nën presion të fortë për të rritur çmimet e energjisë elektrike, një çështje shumë e ndjeshme në një vend ku 60 për qind e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë konsum në ditë.

Pyetur në mënyrë të përsëritur nga gazetarët të mërkurën e kaluar gjatë një konference për shtyp, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i bëri bisht çështjes së çmimit por theksoi se sektori i energjisë elektrike gjendet në një krizë të thellë dhe përballet me borxhe të mëdha pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ulur çmimet.

“Energjia ka një kosto dhe kostoja nuk është e mbuluar,” tha Gjiknuri. “Ne si qeveri në çdo rast, me politikat tona, do të mbrojmë konsumatorët në nevojë. Kjo do të thotë se konsumatorët e varfër dhe familjet në nevojë nuk do të preken nga kjo reformë,” shtoi ai.

Kompania nën pronësi publike e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, OSHEE, e cila së fundmi u rishtetëzua pas një mosmarrëveshjeje të gjatë me pronarin e mëparshëm, grupin CEZ, ka borxhe të mëdha dhe është përballur me një luftë të pashpresë për uljen e sasisë së energjisë së vjedhur.

Sipas kryeministrit Edi Rama, në tetor 2012, 33.6 për qind e energjisë së prodhuar përfundonte e vjedhur apo e humbur ndërsa në nëntor 2012, humbjet u rritën në 43 për qind e në dhjetor 2012, humbjet u rritën në 55 për qind. Kjo situatë raportohet se u përbekësua më 2013.

Si për të përkeqësuar situatën, Shqipëria privatizoi disa nga hidrocentralet e veta pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe qeveria e re e majtë akuzon se shumica e të ardhurave nga shitja u harxhuan në shpenzimet paraelektorale të qeverisë paraardhëse.

Qeveria e mëparshme ka nënshkruar gjithashtu kontrata koncesione për të ndërtuar hidrocentrale private nën premtimin që prodhuesi publik i energjisë, KESH, do të paguajë një çmim të lartë për energjinë e prodhuar prej tyre.

Megjithëse pak prej këtyre hidrocentraleve kanë hyrë në prodhim, KESH ka akumuluar sakaq borxhe prej dhjetëramilionë eurosh ndaj këtyre prodhuesve.

Gjithsesi problemi kryesor i sistemit energjetik të Shqipërisë mbetet vjedhja e shumëpërhapur e energjisë elektrike. Pothuajse gjysma e energjisë së hedhur në rrjet humbet si pasojë e humbjeve teknike, vjedhjeve të hapura apo faturave të papaguara.

Pasi arriti marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar vjeshtën e kaluar, qeveria premtoi se do të luftojë vjedhjet e energjisë elektrike përmes ndëshkimeve më të ashpra si dhe për të ulur numrin e faturave të papaguara përmes menaxhimit më të mirë.

Gjithsesi, gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, 38.5 për qind e energjisë së shpërndarë në rrjet u humb. Kjo është më e ulët se sa humbjet prej 43 për qind të regjistruara në gjysmën e parë të vitit 2013 por sërish është larg të qenit e mjaftueshme për të shmangur rritjen e çmimit.

Si rezultat i borxheve të akumuluara nga OSHEE dhe KESH, bankat private kanë qenë ngurruese për t’i dhënë kredi kompanive të sektorit publik.

Banka Botërore oftoi në vend të tyre 150 milionë dollarë kredi për sektorin elektroenergjetik shqiptar por duket se qeveria duhet të pranojë rritjen e çmimit në këmbim të këtyre parave.

Përgjatë ditëve të fundit, përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë Nadeem Ilahi dha një seri intervistash për median shqiptare duke përgatitur terrenin për rritje të çmimit, duke sugjeruar se sektori energjetik i Shqipërisë kishte nevojë urgjente për reforma.

Seria e shfaqjeve publike ka qenë fushata më intensive në marrëdhënie publike që një përfaqësues i FMN ka ndërmarrë prej shumë kohësh.

“Qëndrimi ynë është se ulja e humbjeve dhe rishikimi i çmimeve, një kombinim i të dyjave, mund të përmirësojnë situatën,” tha ai të mërkurën për televizionin ABC News.

Etiketa: Abc NewsBankatBIRNBorxheCEZDamian GjiknuriEdi RamaEnergjiaEuroFMNfushatagazetarHidrocentraletKESHkonferencekostokrediOSHEEParaprodhimQeveriaRamaReformaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtator
Tjetri
Gjahtarët e bashkëpunëtorëve Maqedonas i vënë syrin dosjeve sekrete Serbe

Gjahtarët e bashkëpunëtorëve Maqedonas i vënë syrin dosjeve sekrete Serbe

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    12 years më parë

    CEZ Albania ka pasur nje here e nje kohe nje CEO Mr. Josef Hejsek qe tha me te madhe “ne do te kerkojme patjeter rritje çmimi sepse ne kete menyre mbulohen edhe hubmjet qe ne si kompani pesojme nga konsumatoret qe nuk e paguajne fare ate”. Me pak fjale kur rritja e çmimit sherben si tarife apo takse mjerane per te mbuluar inefiçencen perverse te administrimit te kompanise. Qe realisht eshte mbulimi pa ze te aferave te ndyra permanente ne ate kompani, si dhe bashkepunimi piramidal ne abuzim masiv, kjo vetem ndaj konsumatoreve te rregullt qe paguajne sisetematikisht sepse te “tjeret” pra lidhjet e pa ligjeshme vazhdojne te konsumojne si nomalisht dhe madje me kapacitet te shtuar, sepse per ato paguajne mjerisht ata te paret te rregullit qe e hane gjithmone sa krahu: dje nga kompanie e administruar nga te huaj (nenkupto pjesa me e madhe e piramides drejtuese ishte PD ne divizionin e shperndarjes dhe LSI & PS ne divizionin e shitjes, si ne lidhjet e reja dhe arketime te debitoreve, kjo ishte me pak fjale struktura administrative e horrave dhe hajnave ne CEZ Shperndarje Sh.a qe gjasme formalisht administrohej nga çeket). Nese me pare keta kleptokrate kishin gjetur mjerisht nje koperture qe per faqen e zeze te tyre gjasme kompania administrohej nga te huaj per syte e popullit, po tani valle qe e kane si de facto dhe de juro nen administrim te plote keto kleptokrate shqiptare, si ka mundesi xhanen qe kane kaq guxim prej budallai dhe megallomani qe deshtimin e tyre pervers recidivist ne “mire administrimin” dhe rritje te efiçences se kompanise “tipike kjo e saj, ku gjithkush ben punen e gjithkujt por asnjeri nuk e ben punen e vet”. Konkluzioni nje here na ishin gjasme çeket “do rritet çmimi qe te mbulohen humbjet” ndersa tani gjysma tjeter e kleptokrateve qe jane tani me rrotacionin e rradhes se pushtetit kallf na thone nje rrene tjere daha me te madhe, se gjasme paskane permiresuar administrimin e kompanise (ku dihet boterisht qe vidhet sheshit ne te dhe me e forta eshte se askush dhe historikisht nuk mba pergjegjesi per gjithe kete menxyre dhe kjo eshte mirfilli kleptokraci) por sersiht dhe paturpesisht deklarohet ne menyre delitanteske dhe te ceket nga kjo kompani & qeveri “se per te mbuluar humbjet duhet te rritet çmimi qe normalisht do ta paguajne mjerisht nga ata konsumatore qe paguajne rregullisht edhe per ata te “tjeret” = klientet e pushtetit te rrahdes nuk ka asnje detyrim. Kesaj i thone kleptokraci sepse hajnia tani te vjedh me ligj apo me vendim ERE. mesazhi eshte mese i qarte po te jesh i rregullt ” eha sa krahu” prandaj stimuli mjeran eshte behu edhe ti si te “tjeret” klient i pushtetit te rradhes “duke lyre rroten e qerres” etj, etj, etj …

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.