AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Gjahtarët e bashkëpunëtorëve Maqedonas i vënë syrin dosjeve sekrete Serbe

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni maqedonas i Lustrimit

Komisioni i Lustrimit të Maqedonisë, që heton të dyshuarit për bashkëpunim me ish-regjimin komunist, shpreson tani të fitojë akses në dosjet jugosllave të ruajtura në Serbi.

Komisioni maqedonas i Lustrimit
Komisioni maqedonas i Lustrimi          

Kreu i Komisionit të Lustrimit, Tome Adziev, tha se ai shpresonte që një marrëveshje në shkëmbim të dosjeve të klasifikuara me Serbinë do të lejojë akses në dosjet sekrete të disa maqedonasve të njohur që tani besohet se ruhen në Beograd.

Marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave u nënshkrua në shkurt dhe pritet të ratifikohet nga parlamenti maqedonas këtë muaj.

“Nëse kjo marrëveshje bën të disponueshme dosierët e ish-shërbimit sekret jugosllav, kjo do të na hapë shumë punë të reja. Ne duhet patjetër t’i hedhim një sy dhe nëse arrijmë në përfundimin se dikush ka qenë një bashkëpunëtor, do ta bëjme informacionin publik,” tha Adziev.

Që kur komisioni i lustrimit maqedonas filloi punë në vitin 2009, mendohet se ka kaluar nëpër duar rreth 29 mijë dosje personale dhe ka zbuluar rreth 130 njerëz që kanë bashkëpunuar me policinë e Jugosllavisë komuniste apo kanë urdhëruar mbikëqyrje për arsye të tjera ideologjike.

Të gjitha dosjet deri më tani u prokuruan prej arkivave maqedonase dhe janë siguruar nga policia sekrete e kohës së komunizmit. Por shumë vëzhgues këmbëngulin se puna e lustrimit apo purifikimit nuk mund të konsiderohet e kryer pa rishqyrtuar sasinë e madhe të të dhënave të klasifikuara që është mbledhur në Beograd nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore Jugosllave, UDBA dhe Shërbimi Kundër Inteligjent, KOS.

Profesori maqedonas i ligjit Osman Kadriu tha se nëse shkëmbimi i dosjeve funksionon, mund të ndihmojë shumë në hedhjen e dritës mbi ish-bashkëpunëtorët dhe të rregullojë padrejtësitë e së shkuarës.

“Kjo do të ishte një ndihmë e vyer për komisionin [e lustrimit]” tha Kadriu për Radion Europa e Lirë.

Megjithatë ai paralajmëroi se i mbetet trupit me 11 anëtarë të verifikojë vërtetësinë e të dhënave të përmbajtura në dokumente dhe të arrijë të kuptojë nëse dikush ka qenë vërtetë bashkëpunëtor.

Drejtoria Maqedonase për Të Dhënat e Klasifikuara të Sigurisë, DBKI, konfirmoi se marrëveshja me Serbinë i referohet edhe dosjeve të UDBA dhe KOS.

Por thuhet se për të marrë dosjet, pala maqedonase duhet të ndjekë një procedurë strikte dhe pala serbe do të duhet të miratojë transaksionin.

“Komisioni i Lustrimit duhet të kalojë përmes nesh që të marrë dosjet. Pas miratimit nga ana serbe, kushtet e transferimit duhet të përcaktohen. Dosieri që do të marrë Komisioni i Lustrimit duhet të përdoret rreptësisht për qëllimin e cituar të verifikimit të fakteve nëse disa persona kanë bashkëpunuar apo jo,” tha DBKI për BIRN.

Maqedonia po ndjek hapat e shumë ish-shteteve komuniste që kanë përdorur ligjet e lustrimit si një mënyrë për të adresuar padrejtësitë e të shkuarës nga ndjekjet penale të motivuara politikisht.

Por që ku komisioni filloi punën, ka pasur polemika. Opozita argumenton se është keqpërdorur për të shënjestruar kritikët e qeverisë dhe në dhjetorin e vitit 2012, largoi dy prej anëtarëve të saj nga komisioni në shenjë proteste.

Parlamenti kaloi një ligj të parë lustrimi në vitin 2008 dhe një të dytë në vitin 2012 pasi gjykata kushtetuese në të dyja rastet hoqi shumë prej legjislacionit origjinal, duke e ngushtuar kohën dhe rangun e profesioneve që do t’i nënshtrohen kontrolleve.

Ndryshe nga ligji i parë dhe nga Komisioni i parë i Lustrimit, që në fillim patën mbështetje të gjerë, legjislacioni i fundit është adoptuar vetëm në bazë të votave nga partia në qeverisje.

Etiketa: BeogradBIRNdosjeEuropaGjykataGjykata KushtetuesekushtetueseLigjMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeOpozitaPartiaPoliciaprotestePunaPunëPunëtorPunëtorësekretSerbiSHShpresON
Tjetri
Bosnja shton goditjet ndaj militantëve Islamikë

Bosnja shton goditjet ndaj militantëve Islamikë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.