AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Statujat e heronjve historik shënojnë ditën e pavarësisë së Maqedonisë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tetë statuja të reja u vunë në kryeqytetin maqedonas për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë, si pjesë e rikonstruktimit masiv “Shkup 2014” të mbështetur nga qeveria.

Shën Lidia| Foto: Sinisa Jakov Marusic
Shën Lidia| Foto: Sinisa Jakov Marusic

Statuja të mëdha bronzi të revolucionarëve të kohës otomane janë vendosur në një nga bulevardet kryesor të Shkupit, Goce Delcev – ku janë shtuar edhe me prurjet më të reja të statujave të ngritura si pjesë e shndërrimit urban “Shkup 2014”.

Statujat e Gjorgi Sugarev, Nikola Petrov Rusinski dhe Pere Tosheve mbi kuaj u vendosën pranë Bibliotekës Kombëtare dhe Baletit Maqedonas, ndërsa një statujë e Nikola Lazarov, i njohur si Kjoseto, u ngrit përballë gjykatës së krimeve të Shkupit.

Në hyrjen lindore të autostradës së Shkupit, u vu një statujë e gjeneralit të partizanëve në Luftën e Dytë Botërore, Mihajlo Apostolski.

Të pestë monumentet janë pjesë e një donacioni nga një OJQ e panjohur me bazë në Shkup, e quajtur Lidhja e Bashkimit Shpirtëror të Setincit, Popadincit dhe Krushoradit.

Në mesin e korrikut, shumica drejtuese e këshillit bashkiak të Shkupit i dha dritën jeshile pesë përmendoreve të reja, por opozita tha se dyshonte mos OJQ-ja ishte një front qeveritar, i projektuar për të mbuluar gjurmët e parave. Kostoja e ndërtimeve mbetet e panjohur.

Pere Toshev | Foto: Sinisa Jakov Marusic
Pere Toshev | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Edhe qendra e Shkupit u pasurua me tre monumente të reja.

Një prej tyre, pranë kishës së Shën Nënës së Perëndisë, përshkruan Shën Lidian si e konvertuara e parë e dokumentuar e krishterimit në Europë.

Rreth 100 metra më tutje, përballë Shtëpisë Kombëtare të Baletit, një seri e nëntë muzave, që përshkruhen si perëndesha të frymëzimit në letërsi, shkencë dhe arte, u vendosën së bashku me dy luanë. Ato janë pjesë e një kolonade të quajtur Maqedonia e Pavarur.

Në anën tjetër të lumit Vardar, pranë zyrave qendrore të Telekomit Gjerman, u ngrit një statujë e Nexhat Agolit, një ministër etnik shqiptar në qeverinë e parë maqedonase të vitit 1945. Statuja është pjesë e një marrëveshje të mëparshme të dy partive qeverisëse për të përfshirë disa personalitete etnike shqiptare në rindërtimet në Shkup.

Kolonada "Maqedonia e Pavarur" | Foto: Sinisa Jakov Marusic1
Kolonada “Maqedonia e Pavarur” | Foto: Sinisa Jakov Marusic1

I projektuar për të ndryshuar pamjen e qytetit të lënë pas dore dhe i frymëzuar nga stili arkitekturor i antikitetit klasik, Shkup 2014 ka vendosur deri më tani rreth 60 statuja të larta prej bronzi dhe mermeri, ndërsa të tjera do ta pasojnë.

Të vendosura përgjithësisht në zonën qendrore të qytetit, ato që bien më shumë në sy janë dy statujat 30 metra të Aleksandrit të Madh dhe babait të tij, Filipit, një hark triumfi dhe një kolonadë të madhe me një obelisk në qendër.

Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e më shumë se 20 ndërtesave të tjera, përfshirë muze, teatrot, hollet koncertore, hotele dhe zyra administrative, ndërtimi i të cilave në shumicën e rasteve ka përfunduar ose është në proces.

Nexhat Agoli | Foto: Sinisa Jakov Marusic
Nexhat Agoli | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Që kur u zbulua, projekti shkaktoi shumë polemika.

Kritikët ankohen për stilet artistike, koston e punës dhe transparencën e kontratave të dhëna te arkitektët dhe dizenjuesit. Disa mendojnë se një vend i varfër si Maqedonia duhet t’i shpenzojë burimet e saj të pakta me më shumë kujdes.

Nikola Petrov Rusinski | Foto: Sinisa Jakov Marusic
Nikola Petrov Rusinski | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Muzat e Lashta | Foto:  Sinisa Jakov Marusic
Muzat e Lashta | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Gjorgi Sugarev | Foto: Sinisa Jakov Marusic
Gjorgi Sugarev | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Andon Lazarov - Kjoseto | Foto: Sinisa Jakov Marusic
Andon Lazarov – Kjoseto | Foto: Sinisa Jakov Marusic

Gjeneral Mihajlo Apostolski
Gjeneral Mihajlo Apostolski
Etiketa: AdministrativeautostradGjurmëtGjykatëGjykatësHoteleKishëletërsiMaqedoniamarrëveshjeOpozitaPiSPunëQeveriaSHShkupshqiptare
Tjetri
Mësimet që mund të nxirren prej Netëve të Dramës Shqipe

Mësimet që mund të nxirren prej Netëve të Dramës Shqipe

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.