AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia do të punësojë më shumë nëpunës civil shqiptarë

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkup | Foto nga: Sinisa Jakov Marusic 

Maqedonia është në kërkim të punësimit të më shumë nëpunësve civil që vijnë nga radhët e pakicave etnike në përpjekje për të përmbushur kushtet e marrëveshjes së paqes të nënshkruar në vitin 2001, e cila i dha fund konfliktit të armatosur me rebelët shqiptarë.

Shkup | Foto nga: Sinisa Jakov Marusic 
Shkup | Foto nga: Sinisa Jakov Marusic

Sekretariati qeveritar për mbarëvajtjen e Marrëveshjes së Ohrit për Paqe të vitit 2001, që parashikon prezantim të barabartë etnik në zyrat shtetërore, ka bërë një kërkesë të re për 150 vende pune për minoritetet etnike – megjithatë shumë prej të punësuarve aktual nuk janë caktuar në punë reale.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Maqedonia planifikon gjithashtu të ngrejë shumën e zërave për pagat e nëpunësve civil të minoritetit etnik në 11 milionë euro, 1.9 milionë euro më shumë se ky vit.

Sipas Marrëveshjes së Ohrit, që i dha fund një konflikti 6-mujor në vend, Maqedonia duhet të rrisë numrin e nëpunësve civil të minoritetit etnik në përpjekje për të prezantuar numrin e tyre real në vend. Kjo ndikon përgjithësisht në minoritetin më të madh në vend, te shqiptarët etnik, të cilët përbëjnë një të katërtën e popullatës dhe kanë qenë pak të prezantuar në sektorin publik prej vitesh.

Por zëvendës Kryeministri që është në krye të mbarëvajtjes së marrëveshjes, Musa Xhaferi, pranoi se punonjësit e punësuar së fundmi po marrin paga, por nuk po bëjnë punë reale, megjithatë ai refuzoi të japë shifra.

“Disa prej tyre janë ende në sekretariat, në pritje të caktimit në pozicione reale pune. Por disa janë caktuar tashmë në institucione të tjera si në financë, kulturë, edukim… megjithatë ata po llogariten ende si punonjës të sekretariatit për shkak të procedurave administrative të ndërlikuara,” tha Xhaferi.

Ai u zotua se do të hartonte një raport përpara fundit të këtij viti për të treguar, mes të tjerave, numrin e saktë të punonjësve të minoritetit të cilët nuk janë caktuar në punë dhe që praktikisht nuk bëjnë asgjë për të merituar pagat.

Çështja e punonjësve minoritar të pacaktuar me punë është një nga mangësitë që shfaqet në raportin e progresit të Maqedonisë të bërë nga Komisioni Europian.

Në raportin e fundit të nxjerrë në vjeshtën e vitit 2013, Komisioni theksoi se trendi i “punësimit sasior” të nëpunësve të pakicave në administratë vazhdon, pa i kushtuar rëndësi nevojave reale të institucioneve shtetërore dhe aftësisë së tyre për të absorbuar punësime të reja.

Një profesor i drejtësisë në Universitetin FON, Mersel Biljali, ish-legjislator me etni shqiptare në parlament, tha së fundmi për BIRN se skema e punësimit të pakicave nuk po rekrutonte njerëz të kualifikuar.

“Është kthyer në një mekanizëm të punësimit të pakualifikuar për aktivistët e partisë dhe ushtarët. Njerëzit e aftë po lihen pas dore,” tha Biljali.

Të dhëna nga Zyra e Avokatit të Popullit ndërkohë tregojnë se Maqedonia është ende larg qëllimeve të punësimit të pakicave. Përqindja e një viti më parë të shqiptarëve të punësuar në shërbimin civil ishte 19 për qind, larg prej 25 për qind që duhet të jetë, gjë që pasqyron numrat e shqiptarëve në popullatën e Maqedonisë.

Megjithatë kjo tregon për progres që nga dekada e shkuar. Vlerësohet se përqindja e nëpunësve civil shqiptarë në vitin 2001, gjatë konfliktit të armatosur, ishte vetëm 7 për qind.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBIRNEuroKomisioni EuropianMaqedoniaohritPagatpaqeparlamentprogresPunëraportSHShkupshqiptare
Tjetri
Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Papën Françesk

Dhjetë gjërat që mund të mos i dini për Papën Françesk

eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.