AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Borxhi i qeverisë kroate fluturon në 30 miliardë euro

Sven MilekicngaSven Milekic
12 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e qeverisë së Kroacisë. Foto: Flickr

Banka Kombëtare e Kroacisë njoftoi se borxhi publik shënoi një rekord të ri përgjatë 12 muajve të fundit duke u rritur me 13.6 për qind për shkak të recesionit të vazhdueshëm në vend.

Ndërtesa e qeverisë së Kroacisë. Foto: Flickr
Ndërtesa e qeverisë së Kroacisë. Foto: Flickr

Banka Kombëtare e Kroacisë deklaroi në të dhëna të publikuara të hënën se borxhi i qeverisë ka arritur në gati 30 miliardë euro në qershor 2014 ndërsa ekonomia e vendit po përballet me vitin e gjashtë të recesionit.

Dhoma e Ekonomisë së Kroacisë, HGK, tha se kjo do të thotë se borxhi i qeverisë është rritur me 3.58 miliardë euro ose 13.6 për qind, brenda vetëm një viti.

Gjatë periudhës 12 mujore para qershorit 2014, borxhi ndaj kreditorëve të huaj u rrit me 16.6 për qind ndërsa ai ndaj kreditorëve vendës u rrit me 12 për qind.

“Nevoja për të financuar deficitin e lartë buxhetor dhe për të rifinancuar borxhet e faturuara ka sjellë rritje të shpejtë të borxhit të qeverisë qendrore si ndaj kreditorëve vendës ashtu edhe ndaj të huajve,” thuhet në analizën e HGK.

HGK tha se borxhi publik është rritur që nga viti 2009 dhe është bërë i paqëndrueshëm. Në fund të vitit 2008 borxhi publik qe vetëm 13.5 miliardë euro.

Kritikët e autoriteteve kroate thonë se qeveritë e njëpasnjëshme kanë dështuar në vendosjen e reformave të rrepta të tregut dhe kanë vijuar të rrisin shpenzimet publike.

“Shpenzimet janë të stërmëdha dhe askush nuk ka stomak për t’i ulur ato. Çdo vit ne shpenzojmë 20 miliardë kuna (2.62 miliardë euro) më shumë nga sa fitojmë. Ne po ecim me forcë në drejtimin e gabuar,” deklaroi Ante Babic nga Qendra për Zhvillim Ndërkkombëtar, një institut kërkimor për Reuters më herët këtë muaj.

Sipas Eurostat, borxhi publik i Kroacisë u rrit në më shumë se 68 për qind të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2014.

Përfaqësuesi i ri i Bankës Botërore në Kroaci, Carlos Pinerua i tha agjencisë së lajmeve Bloomberg javën e kaluar se niveli i borxhit e bën vendin të dobët përballë tronditjeve të mundshme të huaja.

“Kroacia në gjendjen e saj aktuale mund të mbahet për ca kohë, por jo për shumë gjatë,” tha Pinerua.

Me një borxh të jashtëm prej 54 miliardë eurosh, ky është vendi me borxhin më të lartë në ish Jugosllavi.

Sllovenia ka borxh të jashtëm prej 42 miliardë eurosh, Serbia 26 miliardë, Maqedonia 5.5 miliardë, Bosnja dhe Herzegovina 3.9 miliardë dhe Mali i Zi, 1.6 miliardë euro borxhe.

Etiketa: AnalizëBloombergBorxheBorxhiBorxhi publikBosnjaEkonomiaEuroEurostatInstitutJugosllaviKroaciKroaciaMaliMali i ZiMaqedoniaParaPBBSerbiaSHzhvillim
Tjetri
Serbia përgatit paradë ushtarake madhështore për vizitën e Putinit

Serbia përgatit paradë ushtarake madhështore për vizitën e Putinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.