Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Nuland: Europa Lindore po rrëshqet drejt “demokracisë joliberale”

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
19:12 | 04/10/2014
Në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Nuland: Europa Lindore po rrëshqet drejt “demokracisë joliberale”

Victoria Nuland

Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarja amerikane jep alarmin për tendencat autokratike të shumë qeverive në rajonin tonë.

Victoria Nuland
Victoria Nuland

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Europën dhe Euroazinë në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve (ekuivalenti i Ministrisë së Jashme), mbajti një fjalim të ashpër kundër disa qeverive të Europës Lindore të cilat, sipas saj, po rrëshqasin drejt “demokracisë joliberale”, po godasin dhe demonizojnë shoqërinë civile, po bëjnë hapa pas në demokraci si dhe janë të zhytura në korrupsion.

Në një fjalim të mbajtur më 2 tetor mbi situatën e sigurisë në zonën e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Nuland tha se për Europën Lindore ka shumë kërcënime të brendshme ndaj demokracisë dhe lirisë, dhe se këto janë po aq shqetësuese sa kërcënimet e jashtme nga Rusia apo nga terrorizmi islamik ndërkombëtar.

“Nëpër të gjithë rajonin, kanceret e dyfishta të hapave prapa në demokraci dhe korrupsioni po kërcënojnë ëndrrën për të cilën shumë kanë punuar që nga viti 1989. Edhe ndërsa ata vjelin përfitimet e anëtarësimit në NATO dhe në BE, ne gjejmë udhëheqës në rajon që duket se i kanë harruar vlerat ku bazohen këto institucione,” tha Nuland.

“Për këto arsye, unë pyes [këta] udhëheqës: Si mund të flini nën çarçafin e Nenit 5 të NATO-s gjatë natës ndërsa gjatë ditës shtyni drejt “demokracisë joliberale”; duke rigjallëruar nacionalizmin, duke kufizuar median e lirë, duke demonizuar shoqërinë civile! I pyes pikërisht këta që mbrojnë zyrtarët batakçinj nga përndjekja [ligjore]; shmangin parlamentin kur i leverdis; apo i këpusin pazare të pista të cilat rrisin varësinë e vendeve të tyre nga një burim energjie pavarësisht politikës së shpallur të tyre për diversifikim” tha Nuland.

Disa vende në Europën Lindore apo në Ballkan janë bërë sinonim i termit “demokraci joliberale” për shkak se kanë zgjedhje, por këto zgjedhje fitohen nga e njëjta parti apo grupim njerëzish që kontrollojnë median dhe shtypin kundërshtarët duke përdorur metoda të paligjshme. Hungaria dhe Maqedonia janë shembujt më ilustrues të asaj që analistët politikë po i referohen si “demokraci joliberale”.

Nuland citoi gjatë fjalimit të saj një koment të presidentit Barack Obama i cili tha se qeveritë shtypëse kanë të përbashkët “praktikat më të këqija për të dobësuar shoqërinë civile”. Për SHBA-të, ekzistenca e regjimeve të tilla gjysmë-demokratike, të korruptuara dhe ku korrupsioni nuk ndëshkohet, krijon krisje në sigurinë kombëtare, lirinë dhe mirëqenien e tyre.

“Ne mund të jemi të fuqishëm vetëm atëherë kur mbrojmë pluralizmin politik, shoqërinë civile dhe të drejtën për të kundërshtuar brenda kufijve tanë; kur qeveritë tona janë të pastra, transparente dhe llogaridhënëse përballë popullit që i shërbejnë,” tha Nuland.

Tjetri
Rama dhe Meta, bashkëjetesë e (pa)lumtur

Rama dhe Meta, bashkëjetesë e (pa)lumtur

Më të lexuarat

Nuland: Europa Lindore po rrëshqet drejt “demokracisë joliberale”

Nuland: Europa Lindore po rrëshqet drejt “demokracisë joliberale”

19:12 | 04/10/2014
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.