AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Asnjë banderolë nuk e justifikon dhunën

BIRNngaBIRN
12 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: LSA

Për BE-n dhe UEFA-n, thirrjet “Vrit, therr, në mënyrë që Siptarët të mos ekzistojnë” që u dëgjuan nga e gjithë bota, duket se nuk përbëjnë gjuhë urrejtjeje apo racizëm dhe as kërcënim për lojtarët shqiptarë.

Foto: LSA
Foto: LSA

Ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme në stadiumin e Partizanit të Beogradit gjatë ndeshjes së futbollit mes Serbisë dhe Shqipërisë ishin shumë të rënda dhe aspak në linjë me mesazhet që sporti duhet të përcjellë. Mes morive të pamjeve televizive, fotografive, deklaratave të ndryshme dhe propagandës së shëmtuar, secilit prej nesh i duhet ende kohë për të gjykuar në mënyrë të ftohtë mbi çka ndodhi dhe për të marrë përgjigje mbi cilët janë përgjegjësit për fyerjet antishqiptare, bërrylat ndaj futbollistëve, ngritjen dhe zbritjen e dronit, hyrjen e tifozave të dhunshëm në fushën e ndeshjes, etj.

Por teksa secili po mundohet të bëj këto llogari dhe të gjej balancën e duhur mes logjikës, zemërimit dhe krenarisë, ishin deklaratat e dy institucioneve që sot të zemëronin në të njëjtin nivel ose më shumë se vetë ngjarja.

E para, Maja Kocijančič, zëdhënësja e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian, një farë kancelarie diplomatike, pati kurajon të shprehë keqardhjen e saj për ndërprerjen e ndeshjes së djeshme për shkak të “incidentit” të fluturimit të dronit me flamur shqiptar si dhe të lavdërojë policinë serbe për “sjelljen profesionale” që treguan.

Zëdhënësja e Baroneshës Ashton nuk e pa të arsyeshme të kritikonte gjuhën e urrejtjes së huliganëve serbë përgjatë të gjithë ndeshjes dhe në fjalët e saj u duk sikur justifikoi dhunën në stadium duke e konsideruar atë pasojë të drejtpërdrejtë dhe të justifikueshëm të “provokimit”.

Znj. Kocijančič duhet të marrë parasysh faktin që asnjë banderolë, sado “provokative” apo fyese, poshtëruese, apo me gjuhë urrejtjeje, nuk mundet dhe nuk duhet kurrë të shërbejë si justifikim për dhunën. Kjo është një vlerë që Bashkimi Europian promovon dhe që bën mirë ta promovojë në çdo rast, pavarësisht konjukturës politike të çastit, apo faktit që Serbia përdor flirtin e vet me Rusinë për të fituar fuqi negociuese me Brukselin, ndryshe nga Shqipëria.

E dyta, UEFA në njoftimin e saj për hapjen e procedimit disiplinor, çuditërisht, thotë se do ta hetojë Serbinë për një sërë shkeljesh, ndërsa do ta hetojë federatën shqiptare për “refuzim për të luajtur”, pavarësisht fyerjeve, hedhjes së objekteve në fushë, grushtave dhe shkelmave që “mikëpritën” kombëtaren shqiptare në Stadiumin e Partizanit të Beogradit.

UEFA dhe ekspertët e saj duket se nuk paskan qenë të vëmendshëm për atë çka ndodhi. Federata e Futbollit e Serbisë do të hetohet sipas UEFA-s për shumë klauzola me përjashtim në klauzolave E dhe G të Nenit 16 të Rregullores Disiplinare. Këto janë klauzolat që dënojnë përdorimin e gjesteve, fjalëve, objekteve apo çdo mjeti tjetër për të transmetuar çdo mesazh që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive, veçanërisht mesazhe që janë të karakterit politik, ideologjik, fetar, fyes apo të natyrës provokative, ndërsa pika G thotë se dënohet fërshëllimi gjatë këndimit të himnit kombëtar.

UEFA duket se nuk ka parë as ndonjë sjellje të keqe nga lojtarët dhe zyrtarët e Serbisë dhe nuk ka vërejtur daljen në fushë të punonjësve të stadiumit të dënueshme nga neni 15 i rregullores së disiplinës. UEFA nuk e ka parë të arsyeshme të hapë hetime në bazë të nenit 14 që dënon “Racizmin, sjellje të tjera diskriminuese apo propagandë [diskriminuese]”.

Për UEFA-n, thirrjet “Vrit, therr, në mënyrë që Siptarët të mos ekzistojnë” që u dëgjuan nga e gjithë bota, duket se nuk përbëjnë gjuhë urrejtjeje apo racizëm.

Mesa duket, asnjë nga faktet e mësipërme nuk përbënte një justifikim të mjaftueshëm për të për të ndaluar lojën, por ishte ekipi shqiptar që refuzoi rikthimin në fushë.

Në fund, është për të ardhur keq që politika shqiptare qe e interesuar veçanërisht gjatë 24 orëve të fundit të përfitonte nga dalldia e gëzimit të shqiptarëve nga mbrojtja e banderolës, por kurrsesi të bënte qoftë edhe një deklaratë publike kritikuese drejtuar pikëkërisht këtyre institucioneve.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEDhunëhetimeMbrojtjaParaSerbiaSHshqipShqipëriashqiptareUEFA
Tjetri
Zogaj, fshati i peshkatarëve që shpreson të ringjallet

Zogaj, fshati i peshkatarëve që shpreson të ringjallet

Komente 2

  1. skifteri says:
    12 years më parë

    Shume i vertete shqetesimi per mungesen e reagimit institucional , por kjo eshte nje shuplke per gjithe paaftesine e faktorit shqiptare shteteror e mediatik.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.