Në një deklaratë për shtyp një numër organizatash të shoqërisë civile i kanë kërkuar kuvendit të mbajë konsultime me grupet interest përpara aprovimit të buxhetit të vitit.
“Ky është një projekt-buxhet i cili nuk reflekton nevojat dhe interesat reale të qytetarëve,” than ë një njoftim për shtyp Qendra e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA.
“Pavarësisht se arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura janë sektorë të cilët kërkojnë vëmendjen e qeverisë, ne besojmë se ka edhe sektorë të tjerë të cilët mund të ishin përfshirë si prioritarë nëse projekt-buxheti do të ishte konsultuar gjerësisht me grupet e shoqërisë civile,” ajo shtoi.
Thirrja e CRCA është mbështetur dhe nga grupime të tjera të shoqërisë civile, të cilat i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të mos marr në shqyrtim projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2015 pa e konsultuar atë më parë me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.
Thirrja e shoqërisë civile vjen një javë pasi parlamenti aprovoi ligjin e ri për konsultimet publike, i cili i institucionalizon pjesëmarrjen e publikut dhe grupeve të interesit në vendimarreje,
Ligji u adoptua pas një fushate tre-vjeçare nga organizatat e shoqërisë civile në kuadër të përgjegjësisë së Shqipërisë e cila është anëtarësuar në iniciativën ndërkombëtare të quajtur Partneriteti i Qeverisjes së Hapur (Open Government Partnership).
Si pjesë e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, qeveria i ngarkoi vetes detyrën në vitin 2012 të promovonte transparencën, të luftonte korrupsionin dhe të shfrytëzonte teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen.
Përgjegjësitë i drejtohen tri parimeve kryesore të iniciativës: rritjes së integritetit publik, përmirësimit të shërbimeve publike dhe menaxhimit më efiçent të burimeve publike.
Ligji i ri institucionalizon konsultimet publike në procesin e hartimit dhe miratimit të ligjit, të strategjive kombëtare ose vendore si dhe politikat që janë në interes të publikut.