AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shesheli ringjall retorikën e viteve ’90

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BIRN

Këngë nacionaliste, slogane anti-perëndimore dhe mish derri: kthimi i të dyshuarit për krime lufte, Vojisllav Sheshel nga Tribunali i Hagës ngjante si një përpjekje për ta kthyer Serbinë në të shkuarën.

Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BIRN
Mbështetësit e Sheshelit në aeroportin e Beogradit. Foto: BIRN

Pati eufori në hyrje të aeroportit të Beogradit teksa njerëzit shtynin njëri-tjetrin në turmë e mbështetësve të Sheshelit duke kënduar, të gjithë duke u përpjekur dëshpërimisht të dilnin përpara për të ndeshur shikimin e parë të liderit të rikthyer, i ardhur nga salla e gjyqit të Tribunalit të Hagës, ku ndodhej prej fushatës së tij të “Serbisë së Madhe”.

Zona e mbërritjes ishte mbushur me disa qindra mbështetës, ndërsa shumë prej tyre u mblodhën jashtë ndërtesës së aeroportit.

Njerëzit mbanin foto të Sheshelit, tundnin flamuj serbë dhe këndonin “Bëhuni gati, bëhuni gati çetnikë!” dhe këngë të tjera nacionaliste, brohoritnin emrin e heroit të tyre dhe slogane si “Rusia! Rusia! Nuk na duhet BE-ja!”.

Kishte edhe të rinj mes të moshuarve, që mbanin veshur simbolet e Partisë Radikale Serbe të Sheshelit, dhe thoshin se ishin të lumtur me rikthimin e tij që do t’i zgjidhte të gjitha problemet”, me shpjegimin se ishin atje për të përshëndetur ‘serbin më të madh gjallë’. ‘liderin e vetëm të vërtetë serb’ dhe ‘atë që di më të mirën’.

Një nga mbështetësit e tij, Bora Tomic, më tha se ai priste që Sheshel do të “nxiste një shkëndijë rebelimi të humanitetit mbi të keqen e kësaj shoqërie, do të drejtonte njerëzit në luftën ndaj kapitalizmit, globalizmit dhe ndikimit të huaj”.

Admiruesit e burrit që e quajnë atë ‘Dukë’, që u kthye në Beograd të mërkurën pas lirimit të përkohshëm nga gjyqi për krime lufte për t’u mjekuar nga kanceri, nuk kishin ardhur vetëm nga Beogradi, por edhe nga qytete të tjera serbe si Novi Sad, Nis dhe Pirot.

Kur Sheshel mbërriti në daljen e aeroportit, kaosi shpërtheu teksa gazetarët dhe fotografët u përpoqën të kapnin çastin e kthimit të tij të ngatërruar me turmën e admiruesve të tij që shtyheshin të gjithë përpara për të përshëndetur Sheshelin dhe për t’i treguar respekt. Gratë ulërinin emrin e tij me një lloj entuziasmi që ato nuk mund ta shprehnin ndryshe me fjalë.

Megjithëse Sheshel duhej të jepte një deklaratë në aeroport, turma e bëri të pamundur, ndaj pas një përshëndetje të shpejtë ai u largua për në selinë e partisë në distriktin Zemun, i ndjekur nga shtypi, ku akoma më shumë mbështetës u mblodhën për të treguar respektin e tyre për burrin që ka ndenjur në qeli në Holandë që prej vitit 2003.

Era e mishit të pjekur të derrit shpërtheu përpara një imazhi të madh të Sheshelit, shprehje të njohura nga e shkuara që shpejt u shoqëruan nga retorika e viteve 1990 e liderit nacionalist rreth një Serbie të Madhe.

Mbështetësit e tij ishin gjithashtu të etur për të dëgjuar çfarë ai kishte për të thënë rreth ish-anëtarëve të Partisë Radikale që janë tani figura drejtuese të partisë progresive, presidentit Tomislav Nikoliç dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiç.

Ata nuk u zhgënjyen, teksa Sheshel shkoi drejt e në thelb, duke thënë se aleatët e tij të vjetër ishin tani tradhtarë që i kishin shitur idealet nacionaliste për t’u bërë shërbëtorë të perëndimit.

“Vuçiç – pederast!” bërtitën disa prej mbështetësve të tij si përgjigje.

Duke u betuar se do ta largonte qeverisjen e udhëhequr nga Vuçiç, Shesheli deklaroi gjithashtu fitoren mbi Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet e ish-Jugosllavisë, që ai e fajësonte vazhdimisht si anti-serbe gjatë gjyqit të tij.

“Premtova se do ta mundja Tribunalin e Hagës dhe e bëra, edhe pse mu desh më shumë kohë seç e prisja,” tha ai.

“Fitore, fitore!” bërtitën mbështetësit e tij.

“Tribunali i Hagës është bisha e plagosur e globalizmit, që shkatërroi jetët e liderëve serbë, ushtrinë dhe komandantët e policisë. Gjeneralët tanë të nderuar vetëm mbrojtën Serbinë,” shtoi ai.

Ai bëri listën e të gjitha çështjeve kundër zyrtarëve serbë në Tribunalin e Hagës, duke thënë se gjykata e OKB-së kishte “ndjekur penalisht seksionin më të çmuar të serbëve gjatë viteve 1990”.

Pasi 11 vitesh në paraburgim, Sheshel nuk tregoi shenjë të zbutjes dhe tërheqjes ndaj ideve që e nxitën atë të bënte krime lufte në Bosnje dhe Kroaci.

Sfidues deri në fjalinë e fundit, ai e mbylli fjalimin me një frazë të viteve të luftës: “Jetë të gjatë Serbisë së Madhe!”.

Etiketa: AeroportBEBeogradBIRNBosnjefitoregazetarGjykataGjyqiKrimekrime lufteKroaciLufteNovi SadOKBparaburgimRusiaSHShesheliTribunali i Hagës
Tjetri
Mesazhi i Ramës për Kosovën irriton Vuçiç dhe censurohet nga televizionet serbe 

Shqipëria dhe Serbia, në kërkim të shtegut të ngushtë të dialogut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.