Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Rumania ‘shkeli rregullat mjedisore’ në ekspanionin e qymyrit

Marian ChiriacNgaMarian Chiriac
15:52 | 05/12/2014
Në Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Rumania ‘shkeli rregullat mjedisore’ në ekspanionin e qymyrit
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian ka hapur një çështje për shpyllëzimin në Bukuresht të shkaktuar nga një ekspansion në një kompleks të madh miniere.

Komisioni Europian e hapi çështjen për shkak se Rumania ka shkelur një udhëzim të BE-së për vlerësimin e ndikimit mjedisor kur zgjeroi një minierë të linjitit në zonën Rovinari, në jug të vendit.

KE tha se autoritetet rumune nuk ia dolën të respektojnë parimin e zhvillimit të qëndrueshëm pas shpyllëzimit të mbi 700 hektarëve pemë gjatë zgjerimit të minierës.

“Komisioni mori vendimin e duhur,” tha Catalina Radulescu, një avokate dhe anëtare e Lidhjes së ‘Bankwatch’ në Rumani, që është e përfshirë në përpjekjen për të shpëtuar pyjet nga shkatërrimi prej zgjerimit të Rovinarit, një prej fabrikave më të mëdha të qymyrit në Rumani.

“Ky është një sinjal i madh për qeverinë rumune që të gjithë projektet e minierave të planifikuara në zonën Ronivari nuk mund të bëhen pa një vlerësim në ndikimin e tyre mjedisor dhe social. Ne shpresojmë që veprimi do detyrojë autoritetet rumune të bazohen në ligj,” tha Radulescu.

Rumania ende ka shumë punë për të bërë që të mbrojë mjedisin, thonë aktivistët e gjelbër.

Në tetor, KE e çoi Rumaninë në Gjykatën e vet të Drejtësisë për një pellg vdekjeprurës prej 102 hektarë ku gjenden mbetjet e nxjerra nga minierat e bakrit dhe zinkut në Moldova Noua, që e përshkroi si të braktisur dhe të rrezikshme.

Pellgu ndodhet në anën e majtë të Danubit, pranë kufirit me Serbinë. Është përdorur për të mbledhur dhe filtruar ujërat nga nxjerrja e bakrit në Moldomin, i cili ndodhet pak kilometra në veri.

Uji në pellg ka shteruar me kohë dhe tani duket më shumë si një shkretëtirë me shtresë 1.5 metra të pluhurit që përmban përqendrim të lartë të bakrit dhe metaleve të tjera.

Rreth 5780 hektarë të tokës janë prekur nga ky burim ndotje në Rumani, ndërsa 30,000 persona jetojnë në zonën e prekur, nga të dyja anët e Danubit.

Rumania ka dhe 18 sajte të tjera që janë një rrezik mjedisor, sipas aktivistëve të gjelbër.

Tjetri
Ekonomistët vënë në pyetje rënien e papunësisë në Serbi

Ekonomistët vënë në pyetje rënien e papunësisë në Serbi

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Rumania ‘shkeli rregullat mjedisore’ në ekspanionin e qymyrit

Rumania ‘shkeli rregullat mjedisore’ në ekspanionin e qymyrit

15:52 | 05/12/2014
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.