AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ekonomistët vënë në pyetje rënien e papunësisë në Serbi

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ekspertët thanë se ekziston një kontradiktë midis pretendimeve se ligji i ri i punës  shkaktoi rënie të papunësisë dhe të dhënat thonë se numri i personave të punësuar nuk është rritur me të njëjtën shifër.

Pasi Aleksandër Vulin, ministri serb i punës, tha se qeveria kishte arritur të ulte papunësinë me më shumë se gjashtë për qind në një vit, ekspertët paralajmëruan se tregu i punës nuk ishte ashtu siç ai e paraqiti.

“Nëse të dhënat e qeverisë janë të vërteta, pritet një rritje ekonomike, gjë që nuk po ndodh,” tha Milojko Arsic, një profesor ekonomiksi në Universitetin e Beogradit për BIRN.

Sipas Vulin, ligji i punës i miratuar së fundmi ka vërtetuar tashmë se është i suksesshëm sepse ndihmoi në rënien e shkallës së papunësisë në 17.6 për qind.

“Ligji i Punës” është një nga ligjet që kanë kontribuar në rënien e shkallës së papunësisë; nuk është i vetmi, por është e sigurt se është një prej faktorëve,” tha Vulin të mërkurën.

Ai citoi të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave të Republikës Serbe, që tha se shkalla e papunësisë në gusht ishte 17.6 për qind, krahasuar me 24.1 për qind të të njëjtit muaj një vit më parë.

Megjithatë, Zyra e Statistikave tregoi gjithashtu se në të njëjtën periudhë, punësimi u rrit nga 52.1 për qind në 55.2 për qind.

Mijat Lakicevic, një ekspert ekonomiksi në Beograd, tha se mund të kishte disa arsye për rënien e papunësisë përveç ligjit të punës.

“Disa njerëz mund të kenë dalë në pension, disa të tjerë, për arsye të ndryshme mund të jenë hequr nga lista e papunësisë,” tha Lakicevic.

Ai citoi gjithashtu se një rënie e papunësisë nuk do të thotë domosdoshmërish se është përmirësuar ekonomia në përgjithësi.

“Çelësi do të ishte rritja e përqindjes së punësimit,” tha ai për BIRN.

Arisc tha se mund të kishte disa arsye për iluzionin që kishte krijuar Vulin, duke cituar gabimet në matjen dhe metodologjinë e ndryshuar mes arsyeve.

Duke i quajtur të dhënat e qeverisë ‘të çuditshme’, Arsic shtoi se të dhënat ‘nuk reflektojnë situatën e vërtetë në tregun e punës’.

Ligji i ri i punës u miratua në qershor, disa muaj pas protestave nga punëtorët dhe negociatave mes qeverisë dhe unioneve.

Sindikatat u ankuan se ligji e bënte më të lehtë për punëdhënësit të hiqnin nga puna stafin që nuk respektonte disiplinën dhe që nuk arrinte performancën e duhur dhe thanë se u hiqte atyre shumë të drejta.

Ligji, që është parë si një zgjidhje e ndërmjetme, duhet të ndryshohet në të ardhmen e afërt si pjesë e procesit të integrimit të Serbisë në BE.

Një version i mëparshëm i projektligjit të punës solli polemika dimrin e shkuar dhe rezultoi në dorëheqjen e ministrit të ekonomisë Sasa Radulovic, i cili po kërkonte ndryshime të thella në legjislacionin e punës të cilat qeveria nuk ishte gati t’i zbatonte.

Disa vëzhgues besojnë se kjo është arsyeja përse, më pas, u bënë zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Etiketa: BEBeogradBIRNEkonomiaekonomiksiPunaPunëPunësimiPunëtorPunëtorëQeveriaSerbitë drejtaTreguzgjedhjezgjedhje parlamentare
Tjetri
Energjia elektrike në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Ballkan

Energjia elektrike në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Ballkan

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.