AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shuhen ëndrrat serbe për gazsjellësin

Stevan VeljovicngaStevan Veljovic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtrirja e projektit South Stream, i anuluar. Foto: Wikimedia Commons

Vendimi i Rusisë për të braktisur projektin South Stream të gazsjellësit e futi Serbinë në mendime për sigurinë e vet energjetike në të ardhmen dhe për humbjet ekonomike.

Nëse Rusia nuk ndryshon vendimin e vet për pezullimin e gazsjellësit South Stream, ekonomia serbe mund të humbë perspektivën e vet më të madhe të investimit dhe do vuajë lloje të ndryshme humbjesh në ekonomi.

Do të jetë një goditje si për kompanitë serbe të ndërtimit që prisnin të përfshiheshin në projekt, ashtu edhe për qeverinë e cila priste të fitonte tarifa transiti kur gazsjellësi të fillonte nga puna.

Ministri i Energjisë dhe Minierave, Aleksandër Antic tha se Serbia do të humbiste investimin e vet prej 2.1 miliardë euro.

“Të gjitha humbjet në lidhje me investimet në projekt deri më sot janë margjinale krahasuar me humbjen e mundshme të investimit prej 2.1 miliardë euro dhe faktit që kompanitë tona do të kryejnë punët ndërtimore duke formuar një total prej 500 milionë euro,” tha Antic.

Ljubinko Savic, një ekspert i energjisë nga Dhoma e Tregtisë Serbe, tha se përveç punësimit të serbëve në ndërtim dhe në kompanitë elektrike, do të mundësonte punësim edhe në sektorë të tjerë si transporti, strehimi dhe prodhimi i ushqimit.

Përfitimet nuk janë vetëm në fazën e ndërtimit, por edhe në fazën e shfrytëzimit, me taksat e transitit që mund të arrijnë sasinë deri në 300 milionë euro,” tha Savic.

Gazsjellësi do t’i sillte përfitime shtesë Serbisë, shtoi ai, me mundësinë e ndërtimit të të paktën tre impianteve të gazit që do të furnizoheshin nga South Stream.

“Kjo do ta bënte Serbinë një eksportues elektriciteti dhe do t’i shtonte stabilitet energjetik,” tha ai.

Një peng i pasurisë

Mes përkeqësimit të marrëdhënieve BE-Rusi për krizën në Ukrainë, Serbia mbeti neutrale dhe refuzoi të ndiqte sanksionet e Brukselit për Rusinë.

Si vendi i vetëm jo anëtar në BE nga rruga që propozonte Rusia për gazsjellësin, Serbia gjithnjë është varur nga vendimet e të tjerëve.

Puna filloi zyrtarisht në nëntor 2013, por më 1 dhjetor të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin lajmëroi se Rusia nuk mund ta vazhdojë projektin sepse BE e kundërshtoi atë.

Pas deklaratës së Putin, Alexei Miller, shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore energjetike Gazprom, tha se South Stream ishte përfunduar dhe se Rusia do të ndërtonte një gazsjellës të ri në Turqi.

Kryeministri Aleksandër Vuçiç e përshkroi vendimin si ‘lajm i keq’, por i siguroi njerëzit në Serbi se ata nuk duhet të shqetësohen rreth furnizimit me gaz këtë dimër apo në të ardhshmin.

“Do të ishte më e lehtë me South Stream, por ne do të gjejmë një zgjidhje,” tha Vuçiç më 4 dhjetor.

Por ndërsa pezullimi i South Stream ka pasoja të menjëhershme në aspektin e furnizimit me gaz, shqetësimet për perspektivat afatgjatë mbeten.

Në aspektin e konsumit të gazit, Serbia mbështetet te importet nga Rusia dhe i vetmi itinerar i gazit kalon nga Ukraina dhe Hungaria.

Kjo e lë vendin në gjendje jo të mirë në kuadrin energjetik në rast se Rusia vendos të ndërpresë furnizimin te vendet e tjera në të njëjtën mënyrë.

Zëvendës kryeministri i Serbisë, Zorana Mihajlovic, tha më 4 dhjetor se qeveria mund të duhet të kërkojë për zgjidhje të tjera alternative.

“Ne mbështesim projektin South Stream nëse do vazhdojë. Nëse jo, ne do të mendojmë se çfarë do të bëjmë në të ardhmen,” tha Mihajlovic.

Për të rritur sigurinë energjetike, Serbia ka nevojë për një mënyrë alternative të furnizimit me gaz, e cila është e rëndësishme për të reduktuar kostot e transitit.

Por duhet pasur parasysh se të gjitha projektet e propozuara janë në fazat fillestare, anulimi i South Stream nënkupton se Serbia do të ketë nevojë për të paktën tre vjet për të zhvilluar një gazsjellës tjetër alternativ.

Shtrirja e projektit South Stream, i anuluar. Foto: Wikimedia Commons
Shtrirja e projektit South Stream, i anuluar. Foto: Wikimedia Commons

Duke llogaritur kostot

Anulimi i gazsjellësit South Stream ngriti përsëri pyetjen nëse ishte e justifikueshme shitja e kompanisë shtetërore të gazit NIS në 2008 për vetëm 400 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes energjetike me Rusinë.

Eksperti serb i energjisë, Vladimir Medovic tha se shitja e NIS tani ngjan si një marrëveshje e keqe.

“Serbia shiti 51 për qind të NIS te Gazprom dhe çmimi ishte i ulët – 400 milionë euro, sepse pritej ndërtimi i gazsjellësit South Stream. Shitja e NIS supozohej të ishte një biletë hyrje që Serbia pagoi në mënyrë që të përfshihej në South Stream,” shpjegoi ai për BIRN.

Zyrtarët serbë e përjashtuan mundësinë që Beogradi të mund të rishikojë kontratën e shitjes.

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin, tha më 3 dhjetor se BE duhet të fajësohet për pezullimin e projektit dhe tha se vendet që po pësojnë humbje duhet të kërkojnë kompensim nga Brukseli.

I pyetur nëse Kremlini do të binte tanimë dakord për rishikim të marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë, Chepurin tha për gazetarët se Moska do të përmbushte çdo zotim që i kishte dhënë Beogradit dhe do të përpiqej të shmangte çdo problem të furnizimit me gaz në Serbi.

Eksplorimi i opsioneve të reja

Ekspertët bien dakord se pavarësisht në vazhdon apo jo projekti South Stream, nevoja e Serbisë për të gjetur mënyra të tjera furnizimi me gaz mbetet urgjente.

Rrugë të tjera të mundshme janë ato që kalojnë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, ose nga gazsjellësi që kalon në Maqedoni dhe Bullgari.

“Pavarësisht se South Stream mori të gjithë lejet e duhura, nëse asgjë nuk ndryshon do na duhet të vendosim për ndërtimin e një gazsjellësi tjetër,” tha Savic.

Mundësia më e mirë është projekti Nis-Dimitrovgard, që lidh Nis-in me Sofjen. Serbia nënshkroi një marrëveshje me të në dhjetor 2012. Ishte llogaritur se do kishte një kapacitet vjetor prej 1.8 miliardë metra kubë gaz, që është afër me konsumin vjetor të gazit të Serbisë.

Ky gazsjellës do të lejonte Serbinë të merrte gaz nga Rusia nga një tjetër itinerar, po ashtu do lidhej me të tjera burime gazi, përfshirë Azerbajxhanin në detin Kaspik dhe terminalet e LNG në Greqi.

Por dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, pjesa serbe dhe ndërlidhja me Bullgarinë nuk përparuan, sepse financimet ranë me fillimin e rikonstruktimit të Srbijagas.

Sipas burimeve të brendshme, edhe në rastin më të mirë, ky gazsjellës nuk do të funksionojë deri në vitin 2018.

Etiketa: BEBIRNBullgariekonomiEkonomiaEurogazgazetarGazpromGreqiImportetkompensimKremliniMaliMali i ZiMaqedonimarrëveshjeMoskapaktpasojaPunaPunëPutinQeveriarishikimRusiRusiaSerbiSerbiashqipShqipëriastabilitetstrehimiTaksatTurqiUkrainaVendimetVendimiVladimir Putin
Tjetri
Serbët i hapin rrugën themelimit të ushtrisë së Kosovës

Serbët i hapin rrugën themelimit të ushtrisë së Kosovës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.