AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Serbët i hapin rrugën themelimit të ushtrisë së Kosovës

Bekim BislimingaBekim Bislimi
12 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kuvendin e Kosovës, nuk do të refuzojnë diskutimin e çështjes së shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, kur kjo çështje të arrij për diskutim në kuvend, kanë deklaruar zyrtarët e Listës Serbe, e cila ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë një parakalimi | Foto nga : Wikimedia
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë një parakalimi | Foto nga : Wikimedia

Për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, nevojiten ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ato nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendit të Kosovës, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë bashkësitë e pakicave në Kuvend.

Në fillim të muajit maj të këtij viti, partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës, në mandatin e kaluar, kishin deklaruar se do ta votonin themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, por kjo nuk ishte arritur për shkak të refuzimit të deputetëve të bashkësisë serbe që ta votojnë atë.

Aleksandër Jabllanoviç, kryetar i Listës Serbe , thotë për Radion Evropa e Lirë, se çështja e themelimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, nuk do të refuzohet si temë diskutimi nga deputetët e këtij subjekti, kur kjo temë të aktualizohet sërish në Kuvend.

“Secila temë, për të cilën vlerësimi dhe gjykimi për të do të ishte i drejtë dhe i barabartë, duhet fillimisht të shqyrtohet. Kjo nënkupton temat prej më të lehtave e deri te ato më të rëndat, sikurse edhe është çështja e formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës.”

“Ne jemi për politika të tilla që të shqyrtojmë secilin propozim që vjen nga pala tjetër dhe të dëgjojmë argumentet e palës tjetër. Në qoftë se diçka pranojmë ose nuk pranojmë, ne do t’i themi argumentet tona për këtë, në mënyrë që pala tjetër të ketë mundësi t’i përmirësoj mungesat eventuale për të cilat ne mund të kemi vërejtje”, ka theksuar Jabllanoviç.

Ai ka shtuar se çështja e formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës është temë serioze dhe mjaft e rëndë dhe për të nuk mund të vendoset aty për aty. Lidhur me këtë çështje, Lista Serbe, siç ka thënë ai, do të konsultohet edhe me Beogradin zyrtar.

Petar Miletiç, ish nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e bashkësisë serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se formimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është problem mjaft kompleks, për të cilin, sipas tij, nuk pyetet vetëm Kuvendi i Kosovës..

“Kjo është diçka për të cilën pyetet NATO dhe për të cilën duhet të pyeten Prishtina dhe Beogradi. Unë mendoj se kjo çështje gjithsesi duhet të gjendet në tavolinë në Bruksel, kur një ditë do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, theksoi Miletiç.

Por, implikimi në këtë çështje i Beogradit zyrtar, i cili më parë është deklaruar kundër formimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, a do të mund të krijonte barrierë për serbët e Kosovës që të vendosin për themelimin e kësaj force?

Jabllanoviç, vlerëson se barrierat ekzistojnë vetëm në rast se pozicioni i një pale është i atillë që nuk dëshiron fare të diskutoj për një temë. Por, sipas tij, Lista serbe, nuk ka pozicionime të tilla dhe ai shpreh mendimin se duhet mundësuar që përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës të sqarojnë qëllimin e tyre lidhur me formimin e FAK-ut.

“Nëse ne do t’i refuzonim ata që në fillim, atëherë, do të thotë edhe ata nesër nuk do të duhej të kishin vëmendje për asnjë ide tonën. Ne mbesim prapa qëndrimit që duhet të bisedojmë për të gjitha, madje edhe në qoftë se nuk pajtohemi për disa tema”, tha Jabllanoviç.

Miletiç ka theksuar se lidhur me çështjen e themelimit të FAK-ut “duhet pasur mjaft kujdes dhe për një çështje të tillë fillimisht duhet dëgjuar mendimin e NATO-s, e cila në Kosovë e ka forcën kryesore të armatosur, e njohur si KFOR”.

Ndryshe, në përvjetorin e gjashtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me 26 nëntor, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se është shtuar nevoja për krijimin e një force moderne të armatosur në Kosovë. Ajo ka theksuar se “e ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës, që nuk ka alternativë, mbetet punë parësore për Kuvendin e ri”.

Copyright (c) 2011. RFE/RL, Inc. E ribotuar me lejen e Radios Evropa e Lirë , 1201 Connecticut Ave., N.W. Uashington DC 20036.

Etiketa: BrukseldeputetEvropaJahjagaKFORKosovëkryetarkushtetueseKuvendKuvendiMjaftNATOPrishtinashqiptare
Tjetri
Liritë që na mungojnë

Liritë që na mungojnë

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.