AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Plenumi i studentëve maqedonas – Një thirrje për respekt

Erwan FouerengaErwan Fouere
12 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Sinisa Jakov Marusic

Më 10 dhjetor 2014, mijëra studentë sfiduan qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Nikola Gruevski dhe dolën në rrugët e Shkupit, kryeqytetit të Maqedonisë.

Pavarësisht kërcënimit, frikësimit dhe një fushate të drejtuar nga mediat që mbështesin qeverinë për t’i diskretituar ata, studentët marshuan drejt ndërtesave qeveritare dhe kërkuan që qeveria të tërheqë planin e saj për të imponuar një provim shtetëror përpara diplomimit.

Për një periudhë kohe rrjeti i internetit u bllokua në protestë, duke parandaluar përdorimin e medias sociale nga studentët. Kjo përpjekje e ulët për përdorim të metodave të frikësimit mund të jetë e zakonshme për Bjellorusinë dhe Rusinë,  por jo për një vend kandidat në BE.

Kryeministri vetë i është bashkuar përpjekjeve për të diskretituar studentët duke sugjeruar se protestat ishin nxitur opozita dhe ‘armiqtë e shtetit’ dhe ‘majtistët e neveritshëm’.

Ai vazhdoi ta mbronte planin e qeverisë duke theksuar se ishte i nevojshëm për të përmirësuar cilësinë e edukimit. Por është vetë qeveria, ajo që ka ulur standardet e tij duke ngritur pseudofakultete të universitetit në qytete të ndryshme të shtetit në mënyrë që ta çonte gjoja edukimin më pranë qytetarëve. Megjithatë motivi ishte qartësisht politik pasi reforma nuk pati planifikim apo konsultim me sistemin universitar.

Kurajo e treguar nga të gjithë studentët javën e shkuar dhe demonstratat e mëparshme janë një kundërshtim i qartë i politikave të qeverisë dhe metodave autoritare të përdorura prej saj në mënyrë që të zbatojë politikat e partisë. Ky nuk është rasti i parë kur qeveria është përpjekur të ndërhyjë në sektorin e edukimit në nivelin e universitetit. Ajo ka përdorur çdo mundësi të mundshme në mënyrë që të cenojë autonominë e universiteteve nga  shpërndarja e fakulteteve deri te ndërhyrja në caktimin e profesorëve dhe stafit të lartë dhe duke u përpjekur të prezantojë studime të ‘vlerës së familjes’ në kurrikulumin e universitetit. E gjitha kjo pjesë e një fushate të qëllimshme të partisë qeverisëse për të imponuar axhendën e vet shoqërore konservative jo vetëm në sistemin e arsimit por edhe në të gjithë shoqërinë si e tërë.

Partia qeverisëse nuk toleron asnjë kritikë për politikat e veta dhe shmang çdo përpjekje për të përfshirë konsultim përpara prezantimit të propozimeve të veta ligjore veçanërisht te sektorët ku shoqëria është më e shqetësuar. Përkundrazi, ajo haptazi inkurajon agresionin dhe frikën ndaj atyre që guxojnë të flasin. Kjo mund të shihet në shembullin e mëposhtëm: kur studentët e fakultetit të arkitekturës në 2009 protestuan kundër ndërtimit të një kishe në sheshin kryesor të Shkupit dhe u dhunuan nga një turmë që partia në pushtet kishte mobilizuar, turma që kishte sulmuar dhe dëmtuar ndërtesat e komunës së Centarit – e vetmja komunë në qytetin e Shkupit që drejtohet nga një kryetar i opozitës dhe dy rastet kur një zyrë e vogël e komunitetit LBGT u sulmua dhe u dëmtua. Në të gjitha këto raste qeveria u përgjigj vetëm duke arrestuar dhe akuzuar studentët e arkitekturës, ndërsa nuk bëri asgjë për të sjellë para drejtësisë ata që sulmuan komunën Centar ose komunitetin LBGT, pavarësisht faktit se fajtorët ishin lehtësisht të identifikueshëm.

Ky aplikim selektiv dhe me standarde të dyfishta i ligjit ka rritur klimën e frikës, kërcënimit dhe agresionit në një shoqëri që njihej për të kundërtën.

Kjo klimë është mbështetur edhe nga media proqeveritare pasi fjalët e urrejtjes dhe ndjenjat homofobike janë një temë e zakonshme në programet televizive ku ftohen si kryeministri, ashtu edhe presidenti.

Ky sfond tregon të gjitha arsyet përse studentët duhet të mbështeten në qëndrimin e tyre guximtarë. Sloganet që ata valëvitën përpara ndërtesave qeveritare shprehnin kërkesën e tyre për respekt dhe për të drejtën që të dëgjohen. Ironikisht, përpara tyre qëndruan ndërtesat e qeverisë të mbuluara me qefin, si rezultat i ndryshimit të fasadës së kryeqytetit sipas një plani urbanistik të diskutuar që qeveria mori këtë vit. Një imazh që tregon shumë për sjelljen e përgjithshme të qeverisë kundrejt dialogut.
Erwan Fouere është një bashkëpunëtor pranë Qendrës Europiane të Studimeve Politike, CEPS. Ky postim u shfaq fillimisht në Balkans in Europe Policy blog.

Etiketa: BEBlogGruevskikryetarMediaNikola GruevskiOpozitaParaPartiaProtestatPunëPunëtorQeveriaReformastudent
Tjetri
Samiti ngjall shpresa për zhvillim të marrëdhënieve të Kinës me Europën Qendrore dhe Lindore

Samiti ngjall shpresa për zhvillim të marrëdhënieve të Kinës me Europën Qendrore dhe Lindore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.