AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Emigrantë në shtetin tonë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
11 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Komedia e zezë ‘Emigrantët’ nxori në pah paradoksin e errët që merrte jetë jashtë skenës së aktrimit, përgjatë Pedonales, ku endeshin emigrantët autoktonë të cilët qarkullonin mes tyre erën e qofteve dhe birrës

Posteri i shfaqjes teatrale. Foto zyrtare: Teatri Kombetar Eksperimental "Kujtim Spahivogli"
Posteri i shfaqjes teatrale. Foto zyrtare: Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Shfaqja teatrale ‘Emigrantët’ e polakut Slavomir Mrozek, që u dha në Teatrin “Kujtim Spahivogli” fundjavën e shkuar trajtonte një temë që i ka prekur shumë shqiptarët sidomos në këto dy dekadat e fundit: emigracionin.

Dy aktorët kryesorë dhanë e morën në skenë, për të sjellë sa më pranë spektatorit që kishte mbushur sallën, ‘shock-un’ kulturor të shqiptarëve që ishin përballur pas shumë vitesh diktaturë me botën e zhvilluar.

“Këtu nuk ka miza, me se ta shtyjmë kohën?” ishte një pyetje e njërit personazh, që luante rolin e shqiptarit të prapambetur i cili kishte marrë rrugët e emigracionit për të bërë para e për t’u kthyer në fshat me ambicien e ndërtimit të një shtëpie të re.

Një tjetër personazh, ai i shkrimtarit dhe shqiptarit të emancipuar prej kohësh që ndonëse nuk e ka jetuar zhvillimin e kapitalizmit dhe bollëkun e modernizimin, e njeh mirë atë përmes dijeve të zotëruara tinëz nga librat e lexuar fshehurazi e të kaluara dorazi nga kureshtarët e diktaturës.

Pavarësisht humorit të zi, dramacitetit tronditës dhe skenave prekëse, ajo që binte më shumë në sy ishte luhatja e humorit të dy aktorëve të vetëm protagonistë, të cilët hera herës i bërtisnin batutat e tyre, sipas gjaknxehtësisë vendase.

Do të ish më mirë të kishim më shumë prurje të reja në teatrin shqiptar, të cilat të shkonin sinkron me përpjekjen e përgjithshme të vendit për të bërë progres ndaj kulturës evropiane dhe asaj botërore. Gjë të cilën mund ta bëjmë së pari duke mos bërtitur mesazhet që duam të japim dhe së dyti duke parë nga e ardhmja e pastaj duke kritikuar të shkuarën. Ndonëse logjika e do të them të anasjellën, nuk është momenti të shohim nga e shkuara për të parë të ardhmen, pasi e shkuara jonë e afërt, prej ngjarjeve të ndodhura jo më larg se dy dekada më parë, ka mbetur e fiksuar me fjongo të zezë në kujtesën e çdo shqiptari të kohës.

“Emigranti” trajtonte gjithashtu problemin ekzistencialist të pangopësisë së njeriut në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. “Të vdekshmit janë të pangopur” shkruante Henrich Hajne në poezinë e tij të famshme “Helena”. Të mbërthyer në problemin e përhershëm të parave dhe pamjaftueshmërisë së tyre ose pamjaftimit të njeriut me to, aktorët u shkrehën edhe vetë në lot teksa perdja e teatrit u mbyll dhe salla shpërtheu në duartrokitje.

Menjëherë pas kësaj, u dëgjua zhurma karakteristike e mbylljes së karrigeve tipike të sallave të shfaqjeve dhe spektatorët u drejtuan ngadalë si një valë emigrantësh që kthehen në jetën e tyre të përditshme për të dalë nga teatri “Kujtim Spahivogli”.

Me të dalë në portën kryesore, pësova një habi dhe një të papritur. Një grup i madh njerëzish që bënin shëtitje të zhurmshme përgjatë Pedonales së tymosur nga era e rëndë e qofteve dhe salsiçeve, birrës dhe atmosferës aspak të freskët të fundvitit.

Një skenë tipike e një Shqipërie të shfrytëzuar nga ‘emigrantët’ që e popullojnë vendin e tyre pa përgjegjësinë e një autoktoni, siç na pëlqen ta quajmë veten së fundmi.

Etiketa: ParaprogresSHshqip
Tjetri
Luftëtarët e grupit ‘Drenica’ të Kosovës lirohen me kusht

Luftëtarët e grupit 'Drenica' të Kosovës lirohen me kusht

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.