AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Kush digjet, kush përcëllohet dhe kush ledhatohet nga pensionet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nikoll Geci, duke dëgjuar radio në shtëpinë e tij në fshatin Malecaj, pranë Torovicës në Lezhë. Sipas ligjit të ri, ai do të mund të përfitojë pension social në masën 6,600 lekë në muaj në rast se mbush moshën 70 vjeç. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Më 1 janar 2015, ligji i ri i pensioneve hyri në fuqi. Është një ligj që pranon në mënyrë te heshtur dështimin e shoqërisë shqiptare përgjatë dy dekadave të fundit.

Nikoll Geci, duke dëgjuar radio në shtëpinë e tij në fshatin Malecaj, pranë Torovicës në Lezhë. Sipas ligjit të ri, ai do të mund të përfitojë pension social në masën 6,600 lekë në muaj në rast se mbush moshën 70 vjeç. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Nikoll Geci, duke dëgjuar radio në shtëpinë e tij në fshatin Malecaj, pranë Torovicës në Lezhë. Sipas ligjit të ri, ai do të mund të përfitojë pension social në masën 6,600 lekë në muaj në rast se mbush moshën 70 vjeç. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Lajmi për të ashtuquajturën “reformë” të skemës së pensioneve, do të duhej të mbante këtë titull: “Falimenton skema e pensioneve”. Nëse lajmi do të qe shkruar në kohën e Shqipërisë komuniste për të raportuar një ngjarje të tillë në botën kapitaliste, me dellin e letrarit banal, titulli do të qe: “Mbytet anija e pensioneve, të shpëtojë kush të mundet”.

Kjo anije filloi të lundrojë në vitet 1950 dhe si çdo anije, fillimisht qe e fuqishme përballë tallazeve, por me kalimin e viteve, si çdo anije, u plak e u zgërlaq. Kur erdhi stuhia e parë më 1994, u dha urdhëri që nga anija t’u vihej shqelmi disa qindramijëra vetëve, të cilëve iu hodh një kamardare që gjoja do t’i lejonte të mos mbyteshin. Kjo kamardare qe 10 dollarë pension në muaj për fshatarët dhe 30-40 dollarë pension në muaj për qytetarët.

Ajo u quajt “gjenerata e humbur” e shqiptarëve. Nëse e shkuara është makabre dhe konceptet “kontribute” dhe “përfitime” janë një shaka e pamëshirshme, në të ardhmen, këto dy terma do të marrin një kuptim akoma më cinik. Shqiptarët do të ndahen në elitë dhe më “pjesa tjetër” në ata që kanë dhe ata që nuk kanë, në fatlumë dhe fatkeqë. Rreth 5 për qind e vendit do të ketë para në moshë të madhe, rreth 15-20 për qind do të ketë para sa për të jetuar pak a shumë normalisht dhe afro 80 për qind do të kenë “pensionin social”. Nga anija e pensioneve po hidhen kësaj here shumica dërrmuese e shqiptarëve.

Nëse për “gjeneratën e humbur” ata që dolën në pension para vitit 1994, kishte një farë shprese se Shqipëria do të bëhej një vend normal një ditë, për gjeneratën pasardhëse, ata që do të dalin në pension pas kësaj reforme, vështirë se do të ketë shpresë. Qeveritë e njëzet viteve të fundit, politikanët dhe kllounët e tyre e kanë bërë të qartë se si e mendojnë Shqipërinë: një vend në ligjin e xhunglës. Ata e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndër mend të mbledhin taksa, (parakushti për ta bërë një vend, normal dhe demokratik), e kanë bërë të qartë se synimi i tyre i parë dhe i fundit është të vjedhin sa më shumë e sa më shpejt, pasi vjedhja u jep fuqi politike mbi pjesën tjetër të shqiptarëve.

Nëse ndokush shtron pyetjen se çfarë rruge po ndjek Shqipëria, atë të vendeve Europiane, apo atë të botës post-sovjetike, përgjigjja është e thjeshtë. Ne kemi ndjekur rrugën e botës post-sovjetike. Atë të kapitalizmit klientelist të Putinit, Alievit, Nazarbajevit, Lukashenkos apo Janukoviçëve.

Gjenerata që do të dalë në pension, apo do të plaket në 30 apo 40 vitet e ardhëshme, do të duhet të quhet “gjenerata e pashpresë”.

Shifrat janë kokëforta. Në Shqipëri ka afërsisht 1.8 milionë maxhorenë dhe më pak se 500 mijë vetë të punësuar me sigurime shoqërore të paguara. Afërsisht 1 në 4 shqiptarë kanë sigurime dhe mund të shpresojnë për pension. Afro 1.3 milionë të tjerë nuk kanë sigurime dhe nuk mund të shpresojnë për pension. Këta 1.3 milionë do të duhet të kënaqen me kamardaren e pensionit social. Gjithsej 2.2 dollarë në ditë, të cilat nuk mjaftojnë as për të mbushur barkun me bukë. Por edhe mes atyre gjysmë milioni që figurojnë të punësuar me sigurime shoqërore, situata nuk është tërësisht shpresëdhënëse. Çdo shqiptar që është i punësuar sot, do të duhet të japë kontribute për 40 vjet për të marrë pension “dinjitoz”. Çdonjëri prej tyre do të duhet të bëjë llogaritë në këtë moment. Sa vite kanë punuar me sigurime shoqërore të paguara deri tani, dhe sa vite të tjera do të duhet të punojnë për të mbushur 40 vjet kontribute.

Gjenerata e Humbur e Shqiptarëve, ose ata që dolën në pension pak para dhe pak pas rënies së komunizmit, kishin një avantazh të madh në krahasim Gjeneratën e të Pashpresëve. Deri në vitin 1990, nënat shqiptare kishin mesatarisht 3 apo më shumë fëmijë secila. Këta fëmijë kur nuk patën punë në Shqipëri, ikën në emigrim. Ata sollën në Shqipëri pensionet e munguara. Të ashtuquajturat remitanca në 80 për qind të rasteve janë para që u dërgohen prindërve nga fëmijët.

Gjenerata e të Pashpresëve nuk e kanë këtë fat. Sot shqiptarët bëjnë mesatarisht 1.6 deri në 1.8 fëmijë për grua. Një gjeneratë e tërë grash ka mbetur beqare si pasojë e prishjes së ekujlibrit meshkuj/femra të shkaktuar nga emigrimi gjatë viteve ’90 dhe 2000. Shumë familje, veçanërisht në zonat urbane, po bëjnë një ose asnjë fëmijë. Këta fëmijë të lindur pas viteve 2000, do të duhet në një shumicë rastesh, të përkujdesen të vetëm për dy prindër, pensionet e të cilëve do të mbulojnë asgjë veç bukës thatë.

Kush digjet, kush përcëllohet dhe kush ledhatohet nga ky faliment i skemës së pensioneve?

Të djegurit janë shumica e shqiptarëve, të cilët kanë punuar në të zezë përgjatë njëzet viteve të fundit, kanë punuar pjesërisht në të zezë dhe pjesërisht me sigurime, punëdhënësi u ka paguar më pak sigurime se sa paga reale. Të djegurit janë para së gjithash, gra. Janë njerëzit që kanë punuar pa pagesë në “biznesin” e familjes, dhe jo vetëm që nuk kanë marrë rrogë, por do të mbeten në varësinë e burrit “biznesmen” deri sa të vdesin.

Të përcëlluar janë ata që kanë paguar sigurime deri diku në rregull.

Janë ata që kanë kontribuar me pagë të deklaruar 35 mijë lekë në muaj. Me zëvendësimin e konceptit “pension minimal” me konceptin “pension social” këtyre ka gjasa do t’u dalë pensioni 10 mijë apo 15 mijë lekë në muaj.

Të ledhatuar janë një numër i vogël shqiptarësh, të cilët kanë patur njëkohësisht paga të larta dhe njëkohësisht u janë paguar sigurimet e plota. Të tillë ka pak në Shqipëri. Ndonjë zyrtar shteti psh. Por edhe këta të fundit nga skema e pensioneve do të dalin të humbur. Kjo është e sigurtë. Nëse e ke rrogën 80 mijë lekë, e cila është një ëndërr për shumicën e shqiptarëve, atëherë në krye të 40 viteve do të kesh kontribuar në skemë mbi 9 milionë lekë, ndërsa nëse jeton 15 vjet si përfitues pensioni, do të përfitosh një pension prej afërsisht 38 mijë lekësh në muaj, afërsisht 30 për qind të pagës. Ky rregulli i 30 përqindëshit është për të gjithë.

Pasi thuhen të gjitha këto, pyetja është se si mund të dilet nga kjo dreq krize: krizë nga mungesa e kursimeve shoqërore si pasojë e papunësisë dhe mospagesës së taksave dhe krizë si pasojë e rënies së lindshmërisë. Zgjidhja, për të dyja krizat, lidhen me funksionimin e shtetit. Shteti është përgjegjës për mbledhjen e taksave. Shteti është gjithashtu përgjegjës për të garantuar të drejta minimale për punëmarrësit. Të drejta të tilla si mbulimi me sigurime shoqërore, dita tetë orëshe e punës, java 40 orëshe e punës, mospushimi nga puna i grave kur këto mbesin shtatzënë, apartamente me çmime të përballueshme nga të gjithë dhe jo me çmime oligopoliste të përballueshme vetëm për elitën, siç i kemi patur këto 20 vjet.

Mbledhja korrekte e taksave mund të zgjidhë pjesën dërrmuese të problemit. Mbrojtja e punëmarrësve përmes zbatimit të kodit aktual të punës do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do të bëjë një shoqëri më njerëzore. Lufta kundër monopoleve, oligopoleve dhe banditizmit politik aktual do të mund të kursejë qindramilionë dollarë në vit evazion monetar dhe fiskal dhe fitime të pamerituara.

Por që të ndodhin të gjitha këto dhe që Gjenerata e Pashpresë të bëhet gjeneratë me shpresë, natyrisht do të na duhet ndonjë revolucion për të rrëzuar rrënjët e të gjitha këtyre problemeve, kastën e hajdutëve antishtet që na qeverisin.

Etiketa: AnijeBiznesmenEmigrimiFamiljegraKEKESHkrizeLigjLuftaMASMbrojtjaParapensionetPunaPunëremitancaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretaksatë drejta
Tjetri
Diletantizmi nuk mbulohet dot me arrogancë

Qeveria bën një vesh shurdh ndaj Autoritetit të Konkurrencës për importin e energjisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.