AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të globalizosh zhvillimin e qëndrueshëm

Manish BapnaKitty van der HeijdenngaManish BapnadheKitty van der Heijden
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhakartë, Bukit Duri 2007. Banorë të zonës duke përgatitur mall për shitje. Henri Ismail, Flickr

Pyetja se si bota mund t’i japë fund varfërisë ekstreme dhe të përmirësojë mirëqënien njerëzore do të marrë një hov të ri në 2015, në kohën kur skadon “Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit” dhe një set i ri synimesh është finalizuar me “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Xhakartë, Bukit Duri 2007. Banorë të zonës duke përgatitur mall për shitje. Henri Ismail, Flickr
Xhakartë, Bukit Duri 2007. Banorë të zonës duke përgatitur mall për shitje. Henri Ismail, Flickr

“Raporti i Sintezës” së sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon nënvizon elementët kryesorë të axhendës së post 2015- një guidë e fortë sa i përket mënyrës se si duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm dhe çfarë liderët e Botës duhet të bëjnë në 15 vitet e ardhshme për ta arritur atë.  Pas dy vitesh me eksplorimin e pyetjes “çfarë” mbi zhvillimin e qëndrueshëm, ky vit  do të duhet të fokusohet tek pyetja “si” për ta bërë atë që të ndodhë.

Ambicia kryesore është e madhe: çrrënjosje e varfërisë ekstreme deri në 2030. Për ta bërë këtë të mundur, “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” do të duhet t’i largohen modelit të shekullit XX, gjatë së cilit vendet e pasura u dhanë para vendeve të varfra, më së shumti për të ushqyer urinë dhe përmirësuar shëndetësinë apo edukimin.

Projekti “Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit” ishte thelbësisht i suksesshëm në disa prej këtyre fushave. Por panorama ka ndryshuar në mënyrë domethënëse që prej asaj kohe. Një numër vendesh me ekonomi në zhvillim si Kina, India, Brazili apo Afrika e Jugut ndodhen tanimë në garën e modernizimit. Sektori privat është duke luajtur një rol më të madh në zhvillimet ekonomike. Ndërkohë që degradimi mjedisor është duke kërcënuar arritjet e dekadës së fundit.

“Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” do të duhet të analizojë idenë e një planeti të ndarë krejtësisht në ata që e japin ndihmën dhe ata që e përfitojnë atë. Synimet e reja duhet të marrin parasysh një botë në globalizim të shpejtë, në të cilën të gjitha vendet kanë të ardhura, po aq sa nevoja. Sfidat e së sotmes shkojnë përtej shëndetit, ushqimit apo arsimimit. Projekti i ri do të duhet t’i integrojë këto shqetësime me kërkesat e klasës së mesme, gjithnjë e në rritje anekënd globit, efektet e ndryshimit të fuqive politike dhe ekonomike dhe sfidat e qëndrueshmërisë mjedisore, përfshirë këtu edhe ndryshimet klimaterike.

Tre përbërës do të jenë thelbësorë në arritjen e këtyre qëllimeve: financimi i mekanizmit, tregtia dhe partneriteti. Dyzet vjet pasi vendet e pasura premtuan t’i dedikonin 0.7 % të GDP-së së tyre ndihmës për të varfrit, angazhimi i tyre vazhdon të mbetet më pak se gjysma e këtij premtimi. Megjithatë, edhe pse ekonomitë në zhvillim nuk varen më nga ndihma, ajo mbetet shumë e rëndësishme për vendet me të ardhura të ulëta. E thënë kështu, edhe nëse targeti i kësaj ndihme u arrit, kalimi tek zhvillimi i qëndrueshëm do të kushtojë shumë më tepër se sa kjo shumë mund të mbulohet. Na duhet të kërkojmë burime të reja fondesh, të sigurohemi që shpenzimet e qeverive të jenë në përputhje me axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të vendosim në fokus ato zona ku paratë mund të nevojiten më shumë.

Në pjesën më të madhe të botës në zhvillim, të investosh në qëndrueshmëri është e ndërlikuar prej faktit se të ardhurat nga taksat janë shumë të ulëta për të mbuluar nevojat. Dhe kjo nuk është gjithnjë një çështje e rritjes së taksave: është gjithashtu një çështje e të mbedhurit të asaj që njerëzit dhe kompanitë i detyrohen shtetit.

Mbyllja e këtij vakumi dhe lufta kundër evazionit janë dy rrugët që sigurojnë se taksat po mblidhen. OECD vlerëson se shpenzimi i një dollari si ndihmë për përmirësimin në mbledhjen e taksave çliron 350 dollarë të ardhura. Një angazhim i përbashkët, i marrë gjatë inisiativës së G-8 do ta bënte evazionin që i var shpresat tek parajsat fiskale apo pastrimi i parave, të vështirë për t’u fshehur.

Qeveritë nuk mund të shpërndajnë një të ardhme të qëndrueshme të vetme. Sektori privat ka gjithashtu një rol të rëndësishëm për të luajtur në energji, agrikulturë, zhvillimin urban, përfshirë transportin dhe sistemin e ujit, që mund të drejtohen nga novacioni dhe mundësitë ekonomike. Ndërkohë që nivele të financës private rrudhin financat publike ndërkombëtare, drejtimi i këtyre fondeve private në programe që prekin më të varfrit dhe mbrojnë mjedisin kërkojnë incentivat e duhura politike, të tilla si çmimi i karbonit apo mençuria në përdorimin e parave publike.

Tregtia rrit prodhimin e brendshëm dhe gjeneron të ardhura që mund të ndihmojnë në pagesën e faturës së zhvillimit. Arritje të  rëndësishme kanë ndodhur në 15 vitet e fundit: 80 për qind e eksporteve të vendeve në zhvillim drejt atyre të zhvilluara janë pa tarifë, ndërsa tarifat në total kanë shënuar ulje.

Megjithatë, barrierat e mungesës së taksave mund të shtojnë kostot e vendeve eksportuese më shumë se sa bëjnë tarifat. Gjithë sa nevojitet është partneriteti ndërkombëtar që ndihmon vendet me të ardhura të ulëta të integrohen ne tregjet e globalizuara, ndërkohë që përmirësojnë standardet mjedisore dhe ato të punësimit brenda vetes. Sfida e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm mund të krijojë një momentum politik për këto përpjekje, të cilat mundet më pas të përqafohen nga Organizata Botërore e Tregtisë në dhjetor të 2015.

Të realizosh zhvillimin e qëndrueshëm do të kërkonte gjithashtu një përshpejtim të novacionit dhe shpërndarje të teknologjisë mes të sotmes dhe 2030-s. Një partneritet global mund të kanalizonte investimet në studime për zhvillim dhe do të lehtësonte rrjedhjen e informacionit mes shkencëtarëve, njerëzve të biznesit dhe politikëbërësve.

Një parneritet i tillë i ri dhe krijues mund të bënte progres në problemet e ndërlikuara që qeveritë, shoqëria civile dhe sektori privat nuk mundet dhe nuk do t’i zgjidhin të vetme. Për shembull, Aleanca GAVI, një partneritet ku përfshihen organizata ndërkombëtare, filantropistë, qeveri, kompani apo organizata kërkimi ka imunizuar 440 milionë fëmijë që prej vitit 2000, duke ndihmuar në parandalimin e më shumë se 6 milionë vdekjeve. Ne duhet të përmirësojmë dhe përhapim lloje të tilla partneriteti për sfida të tjera, të tilla si infrastruktura, agrikultura dhe energjia.

Prej këtij momenti e deri në shtator 2015, kur liderët e shteteve do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ne kemi një shans historik për ta vendosur botën në një rrugë më të qëndrueshme në reduktimin e varfërisë dhe rritur prosperitetin për të gjithë. Qëllimet ambicioze hedhin themele të shëndosha për një të ardhme më të ndritur. Përgjatë muajve të ardhshëm, gjithsesi, liderët do të duhen të punojnë së bashku për ta çuar botën në kursin e duhur për realizimin e këtij vizioni.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutBraziliDollariekonomiEnergjiaFinancatglobalizimIndiainfrastrukturaKinaLuftaOECDPanoramaParaPastrimi i paraveprogresProject SyndicatePunëRaportiSHshtatorTaksatuljezhvillim
Tjetri
Nga Kosova në Kabul

Nga Kosova në Kabul

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.