AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Arti i traumës së pas luftës

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pikturë që tregon vendin e varreve masive në Batajnica.

Artisti serb Vladimir Miladinoviç, projekti i fundit i të cilit fokusohet në varret masive të shqiptarëve të Kosovës pranë Beogradit, ka bërë kohën e shkuar të luftës temë të punës së tij.

Pikturë që tregon vendin e varreve masive në Batajnica.
Pikturë që tregon vendin e varreve masive në Batajnica.

Studioja e Miladinoviçit, pranë një fabrike tullash në rrethinat e Visnjicka Banja në Beograd, është e mbushur plot me pëlhura të mëdha të bardha, të mbuluara me shkrime dore të raporteve burokratike. Të realizuara duke përdorur një teknikë kineze me bojë që lahet, fjalët janë shkëputur nga dokumentet zyrtare mbi zhvarrosjen e varreve masive në rrethinën e Batajnicës në Beograd.

Varret masive, që përmbanin eshtrat e 744 shqiptarëve të Kosovës, u zbuluan në vitin 2001 në qendrën e posaçme të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terror në Batajnica. Trupat ishin sjellë në Serbi në përpjekje për të mbuluar vrasjet nga forcat e Beogradit gjatë luftës në Kosovë.

“Është një listë e ftohtë, burokratike e sendeve personale të njerëzve që u vranë dhe unë po e përdorur atë për punën me të cilën po punoj aktualisht,” tha Miladinoviç, duke shpjeguar se ai përdor arkivat e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë si burim informacioni.

Lista përmban 500 artikuj që u gjetën pranë trupave. Dokumentet personale, syze, karfica floku… Ndërsa teksa i kopjonte ato nga dokumenti origjinal, Miladinoviçi vendosi të blinte të njëjtat sende dhe paraqiste ato si pjesë e ekspozitës, dhe filloi të kontrollonte tregjet duke kërkuar sendet e përshtatshme.

“Ajo që është më e rëndësishme për mua është të krijoj një marrëdhënie personale me gjërat që më magjepsin,” thotë ai.

Edhe pse puna e Batajnicës është ekspozuar në Berlin dhe së shpejti do të ekspozohet edhe në Amsterdam, ajo nuk është ekspozuar në Beograd, ku nuk ka asnjë diskurs publik për mizorinë e kryer dhe fshehjen e saj.

“Zhvarrosjet janë kryer, trupat e të vdekurve janë çuar te familjet e tyre, ata që e urdhëruan këtë janë dënuar dhe kjo temë praktikisht është mbyllur,” thotë Miladinoviç.

“Madje, nuk ka as shumë artikuj mbi varret masive në Batajnica,” shton ai.

Një ‘e kaluar jo e lavdishme’

Puna e Miladinoviçit është ekspozuar kudo në Evropë.
Puna e Miladinoviçit është ekspozuar kudo në Evropë.

Pak artistë bashkëkohorë paraqesin tema të tilla në veprat e tyre në Serbi, por Miladinoviçi thotë se atij i kanë interesuar gjithmonë mënyrat se si trajtohen në publik periudhat e hidhura e stresuese.

“Unë mendoj se termi ‘vitet nëntëdhjetë’ shpesh përdoret si një lloj devijim, një shkëputje nga e kaluara traumatike që ndajmë në këtë rajon,” shpjegon ai, duke shtuar se nuk ka vend në vendet e ish-Jugosllavisë për një “të kaluar të palavdishme”.

Ai thotë se procesi i krijimit të identiteteve kombëtare – një projekt që po vazhdon në të gjithë Ballkanin – e përdor të kaluarën në mënyrë selektive për qëllimet e veta.

“Ajo që mund të bëjë arti bashkëkohor është të përfshijë të gjitha ato pjesë të margjinalizuara të së kaluarës në proces,” sugjeron ai.

Megjithatë, puna e tij tërhoqi shumë njerëz në Sallonin e Tetorit 2012, ekspozita e artit bashkëkohor të Serbisë, kur ai u shpall artisti më i mirë i ekspozitës.

Gjatë Sallonit, Miladinoviçi ekspoi 25 vizatime të bëra me bojë – kopje të raporteve të medias pro-regjimit nga koha e luftës në vitin 1992. Synimi i tij ishte të nxirrte në pah manipulimin mediatik të viteve 1990 dhe të ngrinte pyetje mbi se si kjo lidhet me kontekstin aktual politik dhe ideologjik në Serbi.

Miladinoviçi ishte veçanërisht i interesuar në mënyrën se si media e Beogradit e raportonte burgosjen e njerëzve në kampet e burgimit në zonën rreth Prijedorit në Bosnjë, ku me dhjetra kroatë dhe boshnjakë u vranë në vitin 1992.

Ai shpjegon se për ta bërë këtë, ka kaluar shumë kohë në arkivat historike, duke kërkuar mes mediave që mbështeste regjimin e Sllobodan Millosheviçit, dhe i bazoi vizatimet e tij në katër gazetat kryesore ditore – Politika, Borba, Politika Ekspres dhe Vecernje Novosti.

Ai thotë se ajo që ishte interesante kur ai tregoi këtë punë në Serbi, ishte reagimi nga ana e vizitorëve të zakonshëm të ekspozitës – njerëz kryesisht të moshuar që në vitet 1990 i lexonin këto gazeta. Ai tha se nga një këndvështrim bashkëkohor, ata nuk mund ta besonin se media në atë kohë i mohonte krimet e ndodhura dhe thoshin se njerëzit nuk janë mbajtur në kampet e burgimit, por thjesht u strehuan në qendra komunitare për t’i shpëtuar konfliktit.

Paraushtarakë vizatimorë

(‘Knindze - Kalorësit e Kranjinës serbe')
(‘Knindze – Kalorësit e Kranjinës serbe’)

Reagime edhe më të forta u shkaktuan nga një tjetër vepër e Miladinoviçi – ‘Knindze – Vitezovi Srpske Krajine’ (“Knindze – Kalorësit e Krajinës Serbe”), një kopje reviste komike me të njëjtin emër, e cila u botua nga gazeta “Politika” në vitin 1991.

Në revistën komike shfaqet Kapiteni Dragan, një komandant paraushtarak famëkeq serb, dhe njësia e tij Knindze, të cilët luftonin në atë kohë në Srpska Krajina, epiqendra e një kryengritjeje nacionaliste serbe rreth qytetit kroat të Kninit. Emri ‘Knindze’ është një bashkim i ‘Knin’ dhe ‘ninxha’.

Kapiteni Dragan, i cili quhej Dragan Vasiljkovic dhe tani njihet si Daniel Snedden, kërkohet nga autoritetet e Zagrebit për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të viteve 1991-1995. Ai aktualisht po kundërshton ekstradimin nga Austria.

Vepra e artit u shfaq në Serbi dhe Kroaci dhe e ndau pak a shumë publikun.

“Gjatë ekspozitës në Kralevë (një qytet në Serbinë qendrore), njerëzit thoshin se duhet të realizoj vepra komike kroate, ndërsa në Split (qyteti i dytë më i madh i Kroacisë) njerëzit u ankuan, sepse mendonin se ky art ishte një lloj provokimi,” kujton Miladinoviçi.

Në të dy situatat, kritika erdhi nga njerëz që e panë veten si viktima dhe ana tjetër si agresorë, thotë ai.

“Qëndrimi i një viktime padyshim që të jep një ndjenjë të veçantë sigurie, një ndjenjë përkatësie në një grup. Çdo përpjekje për të vënë në dyshim këto pozicione krijon ankth dhe siklet,” thotë ai.

Por reagimet negative nuk do ta dekurajojnë Miladinoviçin për të eksploruar tema të ndjeshme që ai mendon se janë injoruar apo harruar gabimisht, këmbëngul ai.

“Më parë isha i shqetësuar për mënyrën si njerëzit do t’i interpretonin gjërat që unë bëj, por tani shqetësohem më pak,” thotë ai.

Etiketa: AmsterdamAustriaBeogradEmrigazetaGazetatGjykatëGjykatësKosovëKrijonKrimekrime lufteKroaciLufteMediaMillosheviçPunaPunëQendra komunitarerajonSerbiSllobodan MillosheviçSplitviktima
Tjetri
Gënjeshtra, popull dhe liri

Gënjeshtra, popull dhe liri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.