AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Gënjeshtra, popull dhe liri

Mimoza ErebarangaMimoza Erebara
11 years më parë
në Blog, Faqja e pare
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare dhe mbeshtetes te PD, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, kunder qeverise Rama.| Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Pse duhet të luftojmë fort për të vërtetën e fshehur pa pasur frikë nga gënjeshtra shtetare-prindërore.

Qytetare dhe mbeshtetes te PD, gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, kunder qeverise Rama.| Foto nga : Gent Shkullaku/LSA
Qytetarë dhe mbështetës të PD, gjatë një proteste të organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrise, kundër qeverisë Rama.| Foto nga : Gent Shkullaku/LSA

Të gënjesh një fëmijë nuk është veprim aq i pafajshëm  sa pandehin shumica e prindërve.Të gënjesh një fëmijë në thelbin e vet ka të bëjë me ushtrimin e forcës së prindit ndaj tij, duke ia mohuar kështu menjëherë të drejtën për të marrë vesh se si është e vërteta. Në këtë mënyrë fëmijës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të besojë verbërisht prindin e vet, dhe kjo zgjat deri në çastin kur fëmija e ndjen se në këtë lloj forme është vënë në lojë nga vetë prindi i tij, të cilit i ka besuar. Si i Vetmi Autoritet Besimi.

Gjithashtu, në mënyrë gati të pavullnetshme prindi realizon me pendatësi  parimet bazë të një shoqërie borgjeze, parimi kryesor i së cilës, shtylla me të cilat ajo mbahet prej çdo individi me hir apo me pahir, është parimi i kërcënimit dhe forcës. Dhe fëmija duke u ndjerë vazhdimisht nën këtë trysni marrëdhëniesh tkurret në vetvete dhe fillon të bluajë me mëndjen e tij reagimin. Ai është një qenie njerzore dhe si çdo qenie tjetër  njerëzore për çdo veprim do të ketë një kundërveprim, do të ketë një reagim. Në këtë mënyrë padashur, prindi autoritar dhe në emër të këtij autoritarizmi kundrejt fëmijës, në vend që të mbjellë dashuri, rrit urrejtje. Se është një moment tragjik, do të thosha, kur fëmija e kupton se me të është abuzuar, ai është vënë në lojë dhe është pikërisht ky çast që ndryshon krejt rrjedhën e mëtejshme të tij. Ai nuk mund të jetë më ai i pari, ai nuk beson, ai kërkon të dijë përse me të u sollën në atë mënyrë, dhe kur kupton se ai është kërcënuar për hir të ruajtjes së pozitave të të parit, për hir të pushtetit absolut, ai sigurisht që ka një reagim. Po prindi është i verbër, është i dashuruar me vetveten aq shumë sa nuk arrin të shohë kasaphanën që bën, është kaq shumë i dhënë pas pushtetit të tij absolut sa për të nuk është me rëndësi më se kush i vuan pasojat, mjafton që ai pushtetin e tij e ruan të pacënueshëm. Por kjo është ajo çka ai kujton, sepse në të vërtetë gjërat nuk qëndrojnë më kështu.

Nëse  jemi pak të vëmendshëm ndaj çdo deklarate shtetare e partiake do vërejmë që ky parim, parimi i kërcënimit dhe forcës me anë të gënjeshtrës, që në këtë rast nuk ka të bëjë më veç me një fëmijë, por me një popull, është tepër i dukshëm. Sepse qëllimisht luhet nga pushtetmbajtësit me dy nocione, që në të vërtetë janë të kundërta, paçka se duken në pamje të parë të njëjta. E kam fjalën për mendimin e vërtetë i cili dallohet nga ai i gabuari, i rrejshmi. Mendim i vërtetë do të thotë t’i njohësh gjërat nga shkaku i tyre i parë. Po nëse themi që kemi arritje të mëdha, më të mëdhatë në vitet e „sundimit demokratik” atëherë thelbi i këtij mendimi është i gabuar, siç është e gabuar edhe fshehja e fakteve lehtësisht të perceptueshme, thëniet dhe kundërthëniet mediatike, gjithnjë në emër të pushtetit absolut; kërcënimet që pasojnë këto thënie e kundërthënie; dhe në këto kushte forca shtetare realizohet lehtësisht, e pakundërshtuar ende nga populli-fëmijë. Kjo sepse ne ende jetojmë kohën e posttragjizmit, i cili pa dëshirën tonë i hap rrugën forcës dhe antilirisë. Dhe është kaq e dukshme kjo sa mjafton të sjellim para syve sjelljen e popullit-fëmijë, një sjellje që për ata që nuk e dinë funksionimin e këtij mekanizmi, gënjeshtër-pushtet, e marrin për një indeferentizëm ekstrem. Por në të vërtetë nuk është kështu, në këtë rast thjesht kemi një mpirje nga frika që shkakton pikërisht kjo gënjeshtër monstruoze, që pasohet sigurisht me kërcënime dhe forcë administrative. Dhe të mendosh që jemi një vend mes Lindjes dhe Perëndimit, efekti i këtij pushteti plazmuar me forcë shumëfishohet Nuk e përmenda rastësisht faktin gjeografik e historik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një nga aksiomat filozofike të Lindjes, të ekzistencës së pushtetit është se „nuk duhet zbuluar e vërteta ndaj verbërisë marrëzisë dhe çoroditjes së atyre që janë të destinuar të rrojnë në lajthitje e padije”. Një thënie që fillesën e ka pikërisht tek autoriteti prindëror, fisnor, klanor, shtetar. Në këtë rast duket se”kërraba” tërheq nga Lindja. Por duke qenë edhe pjesë e Perëndimit kemi një dashuri të përzier dhe me shumë nuanca respekti për çdo gjë perëndimore. Një status i tillë sjell politika të shumëfishta dhe një rendje të vërtetë drejt mbulimit të fakteve. Ato dihet, janë kokëforte dhe padashur mund të zbulojnë të kundërtën e asaj që thuhet për momentin. Po ky status gjeneron edhe frikën e individit ndaj pushtetit absolut dhe kjo frikë e paralizon atë deri atëherë kur ai përfundimisht dyshon për funksionin prindëror të pushtetit. I gënjyeri në këtë rast është populli i cili nuk e di si është e vërteta, por që në rastin më të mirë kur bëhet i ndërgjegjshëm dyshon. Dhe të dyshosh do të thotë të luftosh.Të luftosh fort për të vërtetën e fshehur pa pasur frikë nga gënjeshtra shtetare-prindërore!

 

Etiketa: AdministrativeLindjaParaPartiaPartia DemokratikePDprotesteRamaSHshqip
Tjetri
Kujtime nga fëmijëria e kaluar në Aushvic

Kujtime nga fëmijëria e kaluar në Aushvic

Komente 1

  1. Erion Hoxha says:
    11 years më parë

    Shkrim interesant …

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.