AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çelësat e ruajtjes së Mbretërisë

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Barack Obama dhe Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz gjatë ceremonisë së mbërritjes në Riad, Arabia Saudite më 27 janar 2015. (AP Photo/SPA)

Administrata e presidentit amerikan Barack Obama ka të drejtë që e bën kufizimin e ambicieve bërthamore të Iranit një prioritet të lartë. Por kjo përpjekje duhet të shoqërohet me një përqendrim të ngjashëm mbi mbajtjen pranë të sauditëve…

Presidenti Barack Obama dhe Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz gjatë ceremonisë së mbërritjes në Riad, Arabia Saudite më 27 janar 2015. (AP Photo/SPA)
Presidenti Barack Obama dhe Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdul Aziz gjatë ceremonisë së mbërritjes në Riad, Arabia Saudite më 27 janar 2015. (AP Photo/SPA)

Si me të gjithë rastet e kalimit politik nga një gjeneratë në tjetrën, ajo e Arabisë Saudite ishte e pashmangshme. Por nuk ishte e pashmangshme që dorëzimi i fronit nga Mbreti Abdullah – dhe shfaqja e princit të kurorës Salman si trashëgimtari i tij në fron – duhej të vinte në një kohë të kulmit të destabilitetit në një rajon të goditur tashmë nga një lloj ndryshimi që Shtëpia Saud mirëpret më pak nga të gjitha.

Merrni parasysh gjendje e vështirë të sigurisë së Arabisë Saudite tani. Dymbëdhjetë vjetët e trazirave të pamëshirshme në Irakun fqinj po fillojnë të rëndojnë mbi Mbretërinë. Në të vërtetë, edhe pse burimet e pakënaqësisë saudite ndaj Shteteve të Bashkuara janë shumë, mbështetja për Izraelin, bisedimet me Iranin, presioni mbi të drejtat e njeriut – asnjë nuk është më i rëndësishëm sesa pushtimi i drejtuar nga SHBA-ja i Irakut në 2003.

Sipas rrëfimit të sauditëve, SHBA-ja krijoi shtetin e parë arab në botë të drejtuar nga shiitët – dhe prej kështu një makth të vazhdueshëm – drejt e në kufirin e tyre verior. Çfarëdo që ndodh në fund të fundit në rajonet perëndimore dhe veriore të Irakut, shumica e të cilave janë në kontrollin e Shtetit Islamik Suni, jugu dhe lindja e Irakut mbetet shiitëve. Si rrjedhim,  suksesi i shiitëve atje – një koncept relativ, për të qenë të sigurt – rrezikon të frymëzojë shiitët kudo për t’u mobilizuar politikisht, përfshirë Provincën Lindore me shumicë shiite në Arabinë Saudite, ku është përqendruar shumica e pasurive të naftës së vendit.

Pastaj është Shteti Islamik dhe përpjekjet e tij për të themeluar një kalifat – një qëllim që jo vetëm synon ta kthejë botën arabe në shekullin e shtatëmbëdhjetë, por kjo vë në rrezik shumicën e kufijve modernë të rajonit. Kufiri Sykes-Picot, i rënë dakord në mënyrë sekrete nga britanikët dhe francezët në 1916, është tani në vitin e 99 dhe mbetet kufiri Siri-Irak.

Por krijimi i një kalifati në Siri dhe Irak është më i fundit nga synimet historiket Shtetit Islamik. Nga të gjitha llogaritë, një nga qëllimet më të mëdha të grupit është administrimi i qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës. Kjo mund të jetë një ambicie e tepërt, por kërkesa të tilla maksimaliste vështirë se e qetësojnë ankthin e sauditëve rreth Shtetit Islamik.

Ndërkohë, në kufirin jugor të Mbretërisë, liderët sauditë tani përballen me një situatë shumë të rrezikshme dhe të pasigurt në Jemen, shteti më i dobët i rajonit, ku elementët e al-Kaedës vazhdojnë të kërkojnë vëmendjen ndërkombëtare. Strukturat qeverisëse të Jemenit më saktë mund të përshkruhen si përkatësi fisnore dhe aleanca, me një konsensus minimal që e mban shtetin të bashkuar. Pas rrëzimit të qeverisë së presidentit Abd-Rabbu Mansour Hadi nga rebelët houthi, që tani kanë zaptuar kryeqytetin, Sana’a ai konsensus është përmbysur.

Houthis-ët dhe lideri i tyre Abdul Malik al-Houthi, shpesh përshkruhen në Perëndim si një grup ‘i mbështetur nga Irani’, një përafrues i karakteristikës së tyre më të spikatur politike: besnikërisë ndaj Zaidizmit, një degë e islamit shiit. Në fakt, houthis-ët u ishin bashkuar fiseve suni në jug të vendit për të ndihmuar shkëndijën e Pranverës Arabe të Jemenit (një përshkrim i çuditshëm dhe jo veçanërisht i saktë për kryengritjen që çoi në rënien e regjimit të presidentit Ali Abdullah Saleh në 2011).

Por, ndonëse përpjekja e houthis-ëve për të konsoliduar kontrollin politik është më komplekse nga sa sugjeron një rrëfim fanatik, për sauditët ajo vazhdon të përfaqësojë një tjetër shfaqje frikësuese të pushtetit të shiitëve mbi kufijtë e tyre. Vendndodhja e Jemenit, mes rrugëve të rëndësishme tregtare në Gjirin e Adenit, e bën vendin një prioritet strategjik për këdo, por veçanërisht për sauditët.

Pyetja tani është nëse lidershipi i ri i Arabisë Saudite mund të përballojë gjithë sfidat e ngutshme në vendin fqinj. Në të vërtetë, ndonëse strukturat institucionale të Arabisë Saudite me siguri do të ruajnë vazhdimësi të konsiderueshme, disa do ta përshkruanin këtë stabiliteti të dukshëm si amulli.

Po aq sa kundra janë shumë amerikanë rreth marrëdhënies së vendit të tyre me Arabinë Saudite, nuk ka kohë për të menduar rregulluar atë apo për të nxitur ndryshim në Mbretëri,  pavarësisht se sa shumë duhet.  Është një kohë kur SHBA-ja duhet të punojë afër me sauditët, të jetë e kujdesshme nëse kërkon prej tyre, dhe të jetë e sigurt se politika e saj kundrejt tyre nuk i mbingarkon qarqet strategjike të rajonit.

Veçanërisht, ndërsa sauditët e shohin Iranin si burimin kryesor të krizës në rajon, SHBA-ja është angazhuar në negociatat më të brishta me iranianët që prej Revolucionit Islamik në 1979. Një mbyllje e suksesshme e bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit do të jetë një fitore si e Pirros, ndonëse mund të sjellë më shumë ankth në Mbretëri.

Sigurisht, administrata e presidentit amerikan Barack Obama ka të drejtë që e bën kufizimin e ambicieve bërthamore të Iranit një prioritet të lartë. Por kjo përpjekje duhet të shoqërohet me një përqendrim të ngjashëm mbi mbajtjen pranë të sauditëve, siç tregoi vizita e fundit e Obamës (në të cilën ai me zgjuarsi përfshiu shumë republikanë) e takimit me Mbretin Salman. Gjithashtu, mundja e Shtetit Islamik – një tjetër synim i madh me vend i SHBA-së – kërkon doza të rënda të diplomacisë me sauditët.

Ajo diplomaci duhet të menaxhohet nga afër dhe kërkon vendosjen e qëllimeve dhe pritshmërive realiste. Çdo qasje tjetër do të nxisë trazira të tjera rajonale.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate.

The Keys to Maintaining the Kingdom

Etiketa: AdministrataamulliArabia SauditeBarack ObamadozafitoreIrakIraniKalifatiLindjaMEKProject SyndicateQarqetrajonRiadrrezikSHBAShteti IslamikSiritraziravizita
Tjetri
Kreu i opozitës në Maqedoni nën akuzë për spiunazh

Kreu i opozitës në Maqedoni nën akuzë për spiunazh

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.