AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Aleksandër Xhuvani: Reforma lidh universitetet me botën reale

Ben AndoningaBen Andoni
11 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Universiteti Politeknik i Tiranës | Foto nga : LSA

Profesor Doktor Aleksandër Xhuvani, një nga bashkautorët e reformës në arsimin e lartë, i tha BIRN që reforma duhet t’i transformojnë universitetet në institucione të zhdërvjellja, të afta ta lidhin veprimtarinë e tyre akademike me nevojat e botës reale

Universiteti Politeknik i Tiranës | Foto nga : LSA
Universiteti Politeknik i Tiranës | Foto nga : LSA

I nderuari profesor, si e shikoni mundësinë e realizimit të reformës brënda parashikimit të fazave të projektuara?

Sipas parashikimit të fazave të vënies në jetë të reformës në arsimin e lartë, mendoj se jemi ende brenda afateve të parapërcaktuara, por do të duhej që ligji i ri i arsimit të lartë të miratohej në parlament brenda janarit 2015, në mënyrë që mos krijoheshin vonesa, të cilat mund të ndikonin në ecurinë e reformës, sidomos të fazës së parë të saj, parashikuar të përfundojë në qershor të vitit 2017.

A është disi i vështirë modeli anglo-sakson për t’u përshtatur për reformën në Shqipëri?

Para së gjithash duhet sqaruar nocioni i modelit, që sot rëndom mbart emërtimin “anglo-sakson”, por që, të paktën, në arsimin e lartë nuk ka vend të përkufizohet i tillë, pasi në komunitetin e modeleve “anglo-saksone” bëjnë pjesë ai anglez, skocez, irlandez e me rradhë dhe duke mbajtur parasysh faktin se ata janë mjaft të ndryshëm nga njeri-tjetri, nuk mund të flitet për një model unik “anglo-sakson”. Në reformën e propozuar ne jemi mbështetur mbi modelin anglez.

Është e vërtetë se modeli anglez është disi i veçantë, por parimet mbi të cilat ai ndërtohet i lëjojnë atij të përshtatet më mirë se modelet e tjerë, pavarësisht nga shteti që e adopton atë. Themeli i atij modeli është autonomia e plotë institucionale (akademike, financiare dhe e menaxhimit të burimeve njerëzore) e shprehur përgjithësisht në ofertën formuese të tyre duke u venë përballë asaj autonomie të thellë standardet kombëtare të të qenurit institucion i arsimit të lartë, llogaridhënien ndal interesit publik në mënyrë të organizuar, periodike dhe institucionale në mënyrë të pavarur nga lloji i institucionit të arsimit të larte; publik apo jo-publik sipas përkufizimeve të ligjit të arsimit të lartë në fuqi. Me fjalë të tjera, nuk mund të ketë autonomi të plotë institucionale të pakufizuar, por asaj të fundit i vihet përballë llogaridhënia e brendshme dhe e jashtme, madje duke u lënë të gjitha hapësirat e mundëshme aktorëve politikëbërës, që të mund të propozojnë dhe venë në jetë politikat e tyre në përputhje me programin e tyre politik për të cilin ata votëbesohen.

Cilat gjykoni si pikat më delikate të kësaj reforme? A do ketë hapësirën e duhur kërkimi shkencor, sipas jush?

Pikat e rëndësishme të reformës së propozuar janë :

  • Automia institucionale;
  • Standardet kombëtare për të gjitha institucionet e arsimit të lartë, pavarësisht llojit të tyre (publike ose jo-publike);
  • Krijimi i institucioneve dhe mekanizmeve autonome dhe objektive të kontrollit të cilësisë së ofertës akademike;
  • Propozimi i një skeme të zhdërvjelltë financimi, e cila nxit punën e pavarur pedagogjike dhe kërkimore të institucioneve të arsimit të lartë dhe rrit të ardhurat;
  • Propozimi i një skeme të vertetë publike për institucionet, që mbartin sot këtë përkufizim;
  • Bashkërendimi i vërtetë i procesit mësimor me veprimtarinë kërkimore dhe krijuese, duke i dhënë një hapësirë dhe theks të veçantë kësaj të fundit.

 

A mendoni se paratë e pakta të buxhetit shqiptar do të ndikojnë në cilësitë e kësaj reforme? Duket sikur kësaj reforme i mungon mbi të gjitha vetë fatura e saj ekonomike, a është e vërtetë?

Padyshim se arritja e objektivave të reformës në fjalë lidhet me financimin publik, por jo vetëm. Institucionet e arsimit të lartë duhet ta transformojnë veten në institucione të zhdërvjellta, të afta të lidhin veprimtarine e tyre akademike me nevojat e botës reale dhe të bashkëpunojnë me këtë të fundit për të krijuar premisa për zhvillim të qendrueshëm me përfitime të ndërsjellta.

Në mënyrë që reforma të vihet në jetë duhet që financimi publik në lëmin e arsmit të lartë dhe kërkim-zhvillimit të njohë rritje të konsiderueshme në krahasim me të tashmen dhe komisioni është në fazën e propozimit konkret të kësaj rritjeje buxhetore sipas fazave të vënies së saj në jetë.

Si e shikoni mundësinë e burimeve njerëzore për të realizuar këtë reformë?

Nuk mund të ketë ndonjë reforme në cilindo sektor të veprimtarisë njerëzore, ku të mos ketë ndikim të rëndësishëm cilësia e burimeve njerëzore e sektorit në fjalë. Reforma e propozuar ofron mundësi të barabarta karriere personelit akademik duke vendosur megjithatë standarde kombëtare të monitorueshme dhe të vlerësueshme, pa plotësimin e të cilave nuk mund të ketë reformë të vërtetë.

Krijimi i mekanizmave nxitëse për punën e pavarur të personelit akademik dhe jo-akademik do te shërbejë për motivimin e tyre për arritjen e objektivave të reformës. Cilësia e vënies në jetë të saj varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga angazhimi i burimeve njerëzore për të kapercyer një etape, e cila, sipas opinionit tim, është jetike për arsimin e lartë në Shqipëri, cilësia e të cilit lidhet në mënyrë të padiskutueshme dhe të drejtpërdrejtë me të ardhmen e saj.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

Etiketa: akademikeBIRNgazetarKërkimi shkencorMjaftndikimpaktParaparlamentPunëReformaSHshqipShqipëriTiranëUniversitetiUniversiteti Politeknik i Tiranëszhvillim
Tjetri
Një grusht shteti sipas stilit maqedonas

Një grusht shteti sipas stilit maqedonas

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.